Një mundësi e re për reformimin e Kosovës

0
110
Politikanët e Kosovës

Zgjedhjet lokale të tetorit po afrohen

Skënder MULLIQI

Shefat e politikës së vjetër, edhe pse të korruptuar nuk po i fshehin apetitet për t’u kthyer në pushtet. Ata po i ndërrojnë maskat në paraqitjët e tyre publike, për të ardhur deri të synimi i dëshiruar. Paraqitjët e tyre kan mundësi më të shitën në opinionin e gjerë publik. Aq shumë gabime kan bërë për 20 vite sa nuk ka gjë që i lanë mëkatët e tyre. I ka kaluar koha pendrekut të tipit diktatorial mbi shpinën e krrusur të popullit. Mjaftë gjatë e kan prishur disponimin e qytetarëve me punë të mbrapshta të tyre.

Mjaftë na mbajtën fjalime si të ishim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar! U sollën dhe vepruan në mënyrë patologjike karshi demokracisë. E ërrësuan edhe botën e informacionit më rrena dhe manipulime të vazhdueshme. Politika e vjetër do të duhej të përmbyset përfundimisht më zgjdhjet lokale të vjeshtës. PDK dhe LDK më zgjedhjet e tetorit plebishitare do të margjinilizohen edhe më shumë mendojë unë, sepse njerëzit e korruptuar nuk i duhen Kosovës. Ata janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara.

Janë bërë pengesë e inkuadrimit në Evropën e Bashkuar, si synim i përhershëm i shqiptarëve. Ka humbur besimi në strukturat e këtyre subjekteve të pa reformuara apo shumë pak të reformuara politike. Sigurisht së nuk do të votohen më njerëzit e politikës në të cilët është humbur besimi. Nuk do të ishte normale që të ndodhë rikthimi i poltikave të sëmuara. Ata shumë rrejtën për para dhe për pushtet. Njerëzit më komplekse nga e kaluara komuniste duhet të skajohen nga politikëbërja tash, e jo më vonë.

Zgjedhjet nuk janë ndeshje futbolli, ku luhet për t’i argëtuar shikuesit në tribuna të stadiumit, dhe për t’i argëtuar shikuesit pranë ekraneve televizive. Ka përfundur koha kur vota është qitur mbi bazat e simpative dhe të parave. Qytetarët kan për kënd të votojnë. Të votojnë për forcat përparimtare politike. Gabojmë rëndë nese mendojmë t’i përmirësojmë politikanët e vjetër. Për këtë gjë mendojë së shumica janë të vetëdijshem. Votat tuaja për ndryshime edhe në zgjedhjet lokale, janë margaritarë i çmuar për Kosovën dhe qytetarët e saj të lodhur nga jeta e keqe.

Dalja masovike në zgjedhje është e drejtë qytetare. Të votohen njerëzit e besueshem. Mos votoni për ata që mendoni së janë e keqja më e vogël, së nga ata nuk do të dalë asgjë e mirë. Nga e keqja më e vogël historia na mëson, së do të ndodhë e keqja e madhe e radhës. Mendoni në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë racionale, së bëhët fjalë për të ardhmën e shtetit të Kosovës. Pas gabimit në votime, pendesa është e vonshme !

Nuk është herët të flasim për këto gjera, së ka mbetur edhe një muaj e gjysëm deri të zgjedhjet lokale të tetorit. Mendoni për të ardhmën e Juaj, mendoni për të ardhmën e Kosovës…!