Rama është një Egocentrist i shkallës më të lartë

0
396
Edi Rama - Prime minister office

Kujtesë

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë !

Kur ishte z. Rama Ministër i Kulturës, kam botuar një shkrim prej dy faqesh në gazetën Albania të titulluar “Pse Festivali Folklorik duhet të bëhej në Vlorë e pikërisht në Kaninë“. Atë vit diskutohej që Festivali të bëhej ose në Durrës, ose në Gjirokastrën e traditës, ose në Vlorë. Pasi kish lexuar shkrimin tim, Ministri i atëhershëm, z. Edi Rama kish telefonuar Kryebashkiakun e asaj kohe, z. Neki Dredha dhe e kish porositur të më falënderonte nga ana e tij, për nivelin dhe argumentat e dhëna në shkrim. Edhe ai vet ishte dakord me mendimin tim. Kjo ndodhi atëhere, kur Kryeministri i sotëm nuk dukej ( të paktën në sipar) që do të bëhej egocentrist. Sot jam i bindur dhe këmbëngul në bindjen time që Ai është një Egocentrist i shkallës më të lartë të këtij virusi (po e quaj virus, jo diçka tjetër më të ashpër).

Normalisht Edi Rama artist duhet të jetonte akoma si i tillë edhe tani që është Kryeministër, por, si shqiptar( kjo është e përgjithëshme për ne, te dikush më shumë e te dikush më pak, është mangësi që duhet ta njohim) ai harron nga ka ardhur dhe se , mbase një ditë do t’i duhet t’i kthehet Artit( për të qenë më i nderuar dhe i respektuar se në politikë! )

Natyrisht për njerëzit me karierë politike të suksesëshme( hipje në karriken e pushtetit) vitet që mbeten pas harrohen, mjegullohen, pse të mos e pranojmë…Edhe shpërfillen e akoma më keq, përbuzen. Sa e pamëshirëshme, lajkatare dhe gënjeshtare qenka karrikja e pushtetit! Dreqi e marrtë atë që i ka veshur asaj këto dhunti ngjitëse! Neise, u zgjata shumë në këtë Kujtesë , duke shpresuar se mbase i kujtohet Kryeministrit Edi Rama, jo emri im, po vlerat e atij shkrimi që Ministrit të atëhershëm i kishin bërë shumë përshtypje. Do Zoti t’i afrohet kujtesa e largët, të davarisë mjegullën dhe t’i shohë me lente më të qarta Ministrat e tij të paditur.

Qëllimi i këtij postimi është të vë në pah VLERAT HISTORIKE, KULTURORE, ETNOGRAFIKE TË QYTETIT TË VLORËS, TË RRETHIT TË VLORËS.

Jo se nuk dihen, po etja e drejtuesve për para i ka skajuar ato në skutat e dënimit me burgim të përjetshëm( nuk po them me dënim kapital, se atë e kemi hequr nga Kanuni ynë si antinjerëzor), kështuqë ndjej për detyrë si qytetar i hershëm i Vlorës, si njeri që kam studiuar për vite të gjata e mbase të vështira për Historinë dhe Historiografinë, që të bëj me dije Vlerat e qytetit tim, të lënë jetim në këtë madhështi të tij.

1 . Vlora ka në nëntokën dhe mbitokën e saj njëmbëdhjetë qytete të lashta, aq të lashta, sa Troja, Pela, Argo, Kreta, Santorino, Bagdati etj. Këta qytete janë :
– Amantia, themeluar nga Trojanët që erdhën me Kadmin rreth tremijë vite para erës së re
– Oriku ( jo Orikum), themeluar në të njëjtën kohë nga Trojanët e ardhur me Kadmin.
– Himera, themeluar nga Kadmi pellazg gjatë rrugëtimit të tij nga veriu i Ballkanit, , në jug, juglindje, Dardanele ( Bosfor), në Azinë e Vogël, deri në Detin e Kuq. Rreth tremijë vite para erës së re.

– Kaonina ( Kanina) edhe kjo themeluar nga Amantët e ardhur me Kadmin, e lashtë mbi pesëmijëvjeçare ( tremijë vite para erës së re)
– Aulona Vlora e sotme) themeluar si qytetport i Amantisë( Koinonit të Amantisë, Koinon – njësi administrative e shekujve iv e v para erës së re) I lashtë 2600vjetë, 600 vjetë para erës së re.
– Throni, qyteti i fundosur në Zvërnecin e sotëm, pranë Nartës. Edhe ky afërsisht i vjetër sa Aulona. Në Thron ka patur edhe një kantier anijesh, ku riparoheshin aniet e flotës detare të famëshme të Mbretëreshës Teuta ( Para saj, Agronit)

– Olympe, ka qenë atje ku sot është fshati Mavrovë, themeluar nga amantët e Amanties. Është më i vonshëm, rreth 1500 vite para erës së re.
– Qyteti në të dalë të fshatir Armen, te ” Bishti i Malit” kur merr kthesën për në Selenicë. i përmendur nga autorët e lashtësisë ( historiografët), rreth 2400 vjeçar.
– Nymfeu, qytet në Selenicën e sotme, përmendet si qytet shumë i lashtë te autorët e vjetër.
– Qyteti i quajtur Sorogoz, që shtrihej në Topallti, nga kodrat e Bunavisë, deri në Beshisht, në lumin Vjosë( Aos – emri i vjetër)
– Qyteti në Palasën e sotme, emri nuk është zbuluar, i vjetër mbi 3000 vjeçar.

Në vitin 1988 çova për botim romanin tim historik ” Mallkim i përjetshëm. Recezent historik ishte z. Myzafer Korkuti, Drejtori i Muzeut Arkeologjik të Shqipërisë, i cili vlerësoi me nota superiore vërtetësinë e ngjarjeve, personave dhe datave historike dhe kërkoi të më takonte. Romani im( të cilin nuk e lash për botim se nuk rash dakord me z. Pirro Misha ( kryeredaktorin e romanit në Shtëpinë Botuese ” Naim Frashëri) për diçka që ai më propozoi ta hiqja ( nuk pranova ta ndryshoja, sepse doja t’i qëndroja besnik historisë) Drejtori dhe N/Drejtoresha, z. Iskra Thoma këmbëngulën që ta lija për botim. Edhe z. Myzafer Korkuti ra dakord me mua, që të mos e bëja ndryshimin.

Atëhere mora meritën e zgjidhjes së mëdyshjes për vendndodhjen e Thronit, sepse dyshohej që Throni ishte Kanina, meqë kish pozicionin e një froni natyror në krahinë. Argumentat e mia u përdorën në Konferencën Alnamologjike pas tre muajve dhe kësisoj qyteti i Thronit u vendos përfundimisht në Zvërnecin e sotëm.

Argumenti tjetër ishte për Kaninën. Aso kohe mendohej ( dyshohej) që emrin” Kaninë” vinte nga turqishtja, që do të thotë ” gjak” Dhash prova që ” Kanina” ishte nga qytetet më të lashtë të rajonit të Ballkanit, se emri i tij i vjetër kish qenë ” Kaonin”, që kish të bënte me krahinën e tretë të Epirit të Lashtë, ” Kaoninë”. Romani mbeti pa botuar pëe disa arsye të jetës sime. Atëhere kisha probleme të rënda me sytë dhe e botova më pas në Shtëpinë Botuese ” Onufri” në vitin e praptë 1997, si reagim i ngjarjeve që po ndodhnin. E botova duke shkuar atje përmes plumbave.Fola pak gjatë për disa fakte. Do sqaroj.

Kaonina ( Kanina) ishte qyteti prej nga Aleksandri i Madh ( që kishte një stërgjyshe nga i ati kaoniote) mori shpurën e vet ( gardën) deri në Pakistan. Ajo gardë i qëndroi besnike, duke qenë me lidhje gjaku. Në Pakistan, për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën me luftëtarëve ilirë ( maqedonë) dhe të kombësive të tjera që kish pushtuar, të cilët këmbëngulnin të pushoheshin luftrat e të ktheheshin, sepse kushtet ishin të vështira dhe kish humbje të mëdha në jetët e luftëtarëve, komandanti i garnizonit nga Kaonina, u largua nga Aleksandri dhe iku më tej, mes kufirit Pakistan- Afganistan, atje ku ndodhen edhe sot. Flasin një shqipe pak të kuptueshme, njëlloj si Albanët e Kaspikut, të Kaukazit dhe të Pindit.

Doja të theksoja se zona ( krahina ) rreth SEVASTERIT ( Ploçë, Dushkarak, Shkozë, Golimbas, Mazhar, Vajzë, Smokthinë) në të dy krahët e Malit të Tartarit si dhe Lezhan, Mallkeq, Kocul, Gorisht , Lapardha, Vodicë, Qishbardhë, Kaninë, Dukat, Tragjas, Radhimë – të gjitha këto përbëjnë Amantinë autoktone, nuk janë Labëri.

Labëria e Vlorës nis nga Ura e Gjormit, deri në Kuç… Kaq.
Nuk është aspak e vërtetë që labët janë të ardhur, siç duan të thonë disa studiues, të cilët bazohen në emrat katolikë të thjeshtë, ose në emrat e përngjitur, ku njeri përbërës është katolik, tjetri jo , p.sh. Gjikmetaj, Gjin, Nik etj. Ata harrojnë, që para ndarjes së Perandorisë Romake, gjithë Ballkani ishte katolik. Feja Ortodokse lindi më vonë, në Bizant, njësi administrative e të cilit ishim edhe ne, nga Shkumbini e poshtë.

Labët nuk janë të ardhur, janë autoktonë, po më të vonshëm se Amantët trojanë…
Kësisoj, në Vlorë ka disa njësi etnike : Topalltia, Myzeqea, Bregu ( Himara deri në Borsh), Labëria, Amantia dhe Narta me Zvërnecin, që përbëjnë një etni të përzier Myzeqe + Topallti + vlleh + thesprotë nga Arta e Preveza.

Po t’i vësh re me vëmsndje, këto zona, edhe pse kanë si karakteristike Polifoninë, gjë që vërteton KATËRCIPËRISHT ORIGJINËN E NJËJTË, AUTENTICITETIN DHE LASHTËSINË NË KËTO TROJE, KANË NDRYSHIME TË VOGLA, QË BËJNË DALLIMIN E KRAHINAVE QË PËRMENDA MË SIPËR.

Po kështu edhe në veshjet. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vallet.
Një krahinë me banorë autentik, me larmi të polifonisë, të veshjeve, valleve, zakoneve, a nuk është një shembull tipik i një pasurie të vyer kulturore, që duhet të shfrytëzohet edhe për TURIZMIN KULTUROR E HISTORIK, ARKEOLOGJIK, DUKE I SHTUAR TURIZMIN NATYROR, TË PAKRAHASUESHËM ME ASNJË QYTET TJETËR?

Vlora ka dy bregdete, si asnjë qytet tjetër në botë : bregdetin Adriatik dhe bregdetin Jon. Ka dy lumenj : Vjosën dhe Shushicën. Ka të vetmin ishull të Shqipërisë, Sazanin. Ka ishullin përrallor të Manastirit në Zvërnec. Ka Gadishullin e Karaburunit me dis plazhe perla. Vlora ka Kalanë e Kaninës, të cilën , kushdo i huaj që e ka parë, ka lënë aty mendjen dhe shpirtin. Vlora ka Lagunën e Nartës me biodiversitetin e saj mahnitës. Vlora ka Grykapishën, tej Poros me pyjet e saj të magjishëm. Vlora ka Llogoranë e Virgjër. Vlora ka Kuzumbabanë, Vlora ka gjerdanin e perlave të bregut të Jonit, shtatë fshatrat magjepsëse.

Vlora ka gjithçka që nuk e ka Shqipëria tjetër, ka qytet më të lashta, ka gjithë llojet e klimës e të mikroklimës, detare, malore, etj.
Vlora ka ato , që pak vende të botës i kanë, veç Vlora nuk ka patur kujdesin dhe mbështetjen nga pushtetet që kanë kaluar.

E këshilloj Kryeministrin aktual( i cili ka bërë për Vlorën këto vite) që, ashtu si vuri në jetë planin italian pë ” ANËDETIN” ( NUK DUHET TA QUAJMË LUNGOMARE), të krtë parasysh që në mbarim të Luftës së Parë Botërore, Vlora në planet e Italisë ishte që të bëhej “Hongkongu i Europës”.

Nuk jemi vonë as tani. Le të hyjë në marrëveshje me Gjermaninë, apo ndonjë shtet tjetër të fuqishëm për ta bërë këtë. Fitmet do jenë KOLOSALE.

Le të mendojë si shqiptar i vërtetë, që nesër të nderohet nga shqiptarët që do vinë. Nuk po flas me NACIONALIZËM TË SËMURË, JO. Po flas si mëmatdhetar që dua që brezat e rinj ta gjejnë veten këtu, jo në cepat e shpërfillur të qytetërimit që të parët tanë krijuan.

Hidhi sytë vetëm nga Vlora z. Edi Rama!
Vlora është thesari i Monte Kristos për Shqipërinë
Të kujtova pas 16 vitesh edhe njëherë.

Përshëndetje,

Pajtim Xhelo, 16 janar 2020, Vlorë