EDHE “ÇELIKU” I LIMAJT U SHKRI!

0
206
Fatmir Limaj

Më shkas:

Nga Binak MAXHARRAJ

E kamë thë disa hërë në prononcimet e mia së Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin janë tmerri dhe ferri për partitë tjera politike të cilat i ka kapë paniku nga zgjedhjet e 14 shkurtit 21021. Albin Kurti dhe Vjosa Osman me bashkëpunëtorët e vetë këto ditë fushate e mbuloi të tërë Kosovën me aktivitetin parazgjedhor. Kurse partit tjera të mëdha e të vogëla të cilat kanë bërë pasuri milionshe nga vjedhjet dhe plaçkitjën e popullit aktivitetët e tyre parazgjedhore sikur po i mbajnë nëpër lagje dhe skuta gadi mshefurazi për t’i mos parë ndokush se sa pak vizitorë kanë.

Partitë e korruptuara aktivitetin e tyre parazgjedhor e kanë drejtuar jo ne shpalosjën e programeve parazgjedhore por akivitetin e tyre e kanë orijetuar ne kritikat kundër Abin Kurtit dhe Vjosa Osmanit tregon së i ka kapur panika dhe ethet parazgjedhore së do t’i humbasin zgjedhjet kundër uraganit dhe stuhisë parazgjedhore te dyshës Kurti-Vjosa. Bile liderët e partive tjera (Isa, Ramushi dhe Hoxhaj) po gjuajn shkelma duke e trimeruar vehten se do te dalin partit e para në zgjedhje duke e hijeshuar këtë edhe me dofarë sondazhesh të porosituar sa për reklamë.

Por, kësaj fushate i është bashkuar, s’e di se për çfarë arye, edhe lideri i partisë Nisma-Socila Demokrate, të cilën në zgjedhjet e 6 tetortit 2019 me dallaveret e Hashim Thaçit me KQZ e përbiruan për birë te gjylpanës me te vetmin qellim për të prishë hesape në koalicionet parazgjedhore çka edhe ndodhi. Por, Fatmir Limaj doli me një sihariç te pa parë e të papritur kur nga frustrimi i dyshës Kurti Vjosa që presin fitore te madhe e te sigurtë Limaj u shfy ne Albin Kurtin duke e krahasuar me qetnikun Vuçiq thuese për te gjitha deshtimet e Limaj është vetë Kurti bash ne stilin e PDK dhe LDK qe për deshtimet e tyre e akuzojnë Albin Kurtin.

Por sa është me vend dhe korrkte për një njeri te luftës të bëjënjë krahasim te tillë të pavend me një qetnik dhe me xhelatin e shqiptarëve Vuçiq i cili ka pre fëmijë shqiptar në djep, ka djegë njërëz te gjallë, ka dhunuar nanat, gratë, motrat tona, ka bërë gjenocin shekullor mbi shqiptarët dhe bile e ka bërë pesë herë gjatë historis Kosovën tokë te djegur.

Çka është tëpër është tepër edhe nese kjo vjenë nga Fatmir Limaj, i cili si duket e ka kap paniku dhe çmendia për humbjën e zgjedhjeve sepse kjo parti as shansin më të vogël nuk e ka për ta kaluar paragun zgjerdhor.

Por,megjithate me fushatën e tyre të shkelqyer dhe dinjitoze parazgjedhore Albini dhe Vjosa me siguri se do te ia këthejnë ”hakun” Limajt duke ia fituar edhe vetë zemren e Nismës Malishevën e Limaj pastaj le ti bije surlës e kavallit së bashku me lideret tjerë te cilët tmersishtë dhe turpërishtë do ti humbasin zgjrdhjet.

Në fund sa për ilustrim po e jepi edhe parashikimin tim për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, te cilat do te jënë zgjedhjet më interesante te pas luftës, sepse nga këto zgjedhje pritenë ndryshime te mëdha ne skenën politike. Në këto zgjedhje nuk do te dalin fituesepartit e korruptuar qe vodhën dhe plaçkitën këtë vend dhe popull për më së 20 vjet, kurse bindshëm do te fitojë, triumfoi partia e koalicionit parazgjedhor e dyshës Kurti-Vjosa si parti e pakorruptuar, si parti e cila ofron ndryshime ne luftën kundër korrupcionit dhe te çkapjes së shtetit nga mafia politike.

Kështu, kolaicioni LVV-Lista “Beso” do t’i fitojë gadi gjysmën e votave te elektoratit ose 49,99%, kurse partit tjera te korruptuara do te pesojnë rënje, sepse opozita është i vetmi shpetim për ta. Kështu, bie fjala PDK do ti marrë diku 19,99% te votava, LDK 17,8%, AAK afër 10,2%, kurse Nisma dhe AKR nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor. Të gjitha këto partido te ndihën rehat ne “pushimin vjetor” shumëvjeçar dersa ta heqin dergjën e smuarjës së tyre të ndejurit shumë gjatë ne pozitë dhe kulltuqe te nxehta.