Ushqimet që forcojnë dhe përmirësojnë kujtesën

0
336
Ushqime për kujtesën

Opinion.al, 25 tetor 2019

Për të patur një kujtesë të fortë, disa lloje ushqimesh padyshim që ndikojnë më shumë se të tjerët. Më poshtë ju listojnë disa nga ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e funksionimin e kujtesës.

Brokoli është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Ai përmban gjithashtu acid folik, që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.

Boronicat përmbajnë substanca ushqyese, të njohura ndryshe si proantocianidinat – PCO, të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.

Tek vezët gjendet kolina, i cili është një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.

Ekstrakti i domates, licopeni (pigmenti bimor, që u jep domateve ngjyrën e kuqe) arrin të jetë 10-herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale, si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjatë.

Spinaqi është një nga perimet më të pasura me vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efektet e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K. Kjo vitaminë ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.
/Opinion.al/