SMOG

0
1655
Gëzim Sukaj

G]ezim Sukaj

SMOG

Me duket se edhe koha ka nalue prej vitesh
Apo ecen avash qe veshtir ta dallosh
Si mekanizmi i ores prej kohesh ndryshkur
Varur ne mur dikun ne nje qosh.
Ndoshta prej “smogut ” pllakos n’qytet
Ndoshta prej skamjes e varfenis
Ndoshta prej krimit ndar n’pushtet
Ndoshta prej zhgenimit tè madh tè drejtesis .
Ndoshta prej shpreses humbur muzgjeve
Ndoshta se kuptimi i ka humb dashuris
Ndoshta prej endrrave mbyllur nder burgje
Ndoshta prej lotit t’pafajshem tè femis.
Ndoshta pse vlerat i kan humbur njerzis
Ndoshta pse kjo esht e verteta qe vret
Ndoshta ka ndyshue dhe ligji i gjithsis
Ndoshta se djalli proklamue esht mret.