ALFRED MIRASHI-MILOTI, DJALOSHI QE PO I JEP EMER SHQIPERISE NE SHUME VENDE TE BOTES

0
2282

Në foto: Alfred Mirashi dhe Gjin Musa

MJESHTRI DUAR ARTE DI TE BEJE MREKULLIN E KOHES, DI TE NA LARTESOJE EMERIN SHQIPTAR. BREZAT E SOTEM DHE ATA QE DO VINE DOE KUJTOJN ALFREDIN… ÇELËSI I TIJ VENDOSET NE NJI SHESHE TE POPULLUAR. SKULPTURA PARAQET ÇELËSIN GJIGAND PREJ 20 METRASH, TE PUNUAR NGA KY ALFRED MIRASH-MILOTI. SA KRENAR NDIHET QEVERIA SHQIPTARE?

SA E INTERESUAR ISHTE AMBASADA SHQIPTARE NE ROMË? KU NUK MORI MUNDIMIN TE DERGONTE NJI PERFAQESUES TE SAJIN NE KETE AKTIVITET KAQE DOMETHANES. KETU TREGOHET PUNA E AMBASADES, SA INDIFERENTE QENDRON ME JETEN E EMIGRACIONIT.

PER TE RESPEKTUAR SHTETIN DHE KULTUREN SHQIPTARE TE PAKTEN AMBASADORJA DOI DERGONTE NJI LETER KORTEZIE KOMUNES DHE ATIJE PUBLIKU QE E PERSHENDETI DHE E PERGEZOI SHQIPTARIN “JETIM” NGA SHTETI I VETE.

KEMI GOJE TE FLASIM PER DIPLOMACIN TONE KETU NE ROMA TE ITALIS…TURP DHE VETEM TURP PER KETE VEPRIM TERSISHTE TE PA JUSTIFIKUESHEM.

ALFRED MIRASHI DUHEJ TE ISHTE PUNONJES I AMBASADES TONE (SEKTORI I KULTURES) JO NJERZ TE EMERUAR POLITIKISHT, APO MIQESISHT, NJI E VERTET E HIDHUR POE PA ASNJI KOMENT.

ALFRED MIRASHI-MILOTI KRENARIA SHQIPTARE NE ITALI DHE DERI NE KINEN E LARGET. URIME ALFRED KURRE NUK DO JESHE I VETEM, SEPSE ME TY ESHTE EMERI DHE VLERA ARTISTIKE, ME TY JANE ÇMIMET DHE MEDALJET, MOS KOKCARJA E AMBASADES NUK TA ZBEHE EMERIN, PERKUNDRAZI TI LARTESOHESHE SI VETE CELSI NA ATE SHESHE QE MBANE FIRMEN E SKULPTORIT ALBANES-ALFRED MIRASHI-MILOTI. SUKSESE…

/GJIN MUSA, GAZETAR.

Miloti me kryetarin e Komunes se Cervinares Z. Filuccio Tancredi.

Artisti Italo – Shqiptar, Alfred Mirashi Milot me skulpturen e tij monumentale “çelësi i Cervinares” hap dyert në skenën ndërkombëtare në një qytet të vogël dhe miqësor në Valle Caudina. Jemi në Cervinara, në provincën e Avelinos, rajonin e Kampanias, në mes të një fushe të gjelbër mes maleve te Partenios dhe madhështorit Taburno.

Këtu i riu Alfred Mirashi, me emrin e artit Milot, prej vendit ku ka lindur në rrethin e Kurbinit, vetëm njëzet vjeç, ai u mirëprit nga një komunitet me prirje per mikpritje dhe solidaritet per ata që kërkojnë ndryshim dhe perparim si pasoje e një ekzistencë të vështirë dhe nga këtu filloi ngjitja e tij e jashtëzakonshme artistike: duke dale i pari në Brera, ekspozon ne Maschio Angioino te Napolit, Ku familja nga Cervinara e filozofit Bianco e i suoi figli Avv, Raffaello e Gjenerali Francesco Bianco e ndihmuan shume, pastaj ne Firence, Romë, Torino, Milano, Venecia e deri në Kinë, duke ngjallur interesin e galeristeve dhe muzeumeve me të famshme në botë.

“Nostos” (në greqisht: kthim) është shfaqja artistike e Kryetarit te Bashkisë Filuccio Tangredi dhe nga financimi i Rajonit te Kampanias me fondet evropiane; nëse “nostos” i shtohet një tjetër fjalë greke ( “algos”), lind fjala, ose më mirë ndjenja “nostalgji,” dhe kjo është pikërisht nostalgjia që e çoi artistin Milot që të kthehet në komunitetin e Valle Caudina për të lënë një shenjë të lidhjes së tij, e cila bëhet e pazgjidhshme me punën e dhuruar.

Behet fjalre per nje skulpturë monumentale “Celes gjigant” (20 metra) prej çeliku corten, i pozicionuar në vendrrotullimin e Lagnos i cili tregon hyrjen e qytetit. Puna magjike dhe gjigante kujton e skulpturat e medhaja te Anish Kapoor te cilat karakterizohen nga simbolet qe percjellin mesazhe dhe shpresa.

Skulptura e Milotit eshte e destinuar per të hyrë në Librin Guinness të Rekordeve, dhe me të drejtë kete e vuri në dukje Kryetari i komunës Tangredi, i cili gjithashtu beri njoftimin për fillimin e procedurës për ti dhene titullin “Qytetar i nderit” skulptorit Milot. Ngjarja ngjalli interes të madh në qarkun kulturor jo vetëm ne nivel kombëtar.

Ne ceremonine e dorëzimit alegorik ishte i pranishëm edhe galeristi prestigjoz nga Milano, Matteo Lorenzelli dhe fotografi i famshem kinez Zeng Yi, te cilet theksuan jo vetëm vlerat artistike te punës, por edhe vlerat simbolike: një çelës për të hapur zemrat e njerëzve, një çelës që pas hapjes shtremberohet, per te mos mbyllur me kurre.

Avv. Raffaello Bianco, Cervinara 2017

Përktheu Stela Karafili