POPULLI I DARDANISË, JO I KOSOVO-S, DO DREJTËSI DHE TRAJTIM TË BARABARTË ME SHTETET TJERA

0
445
Engjëll Koliqi

Letër e hapur udhëheqjes së Bashkimit Europian:

POPULLI I DARDANISË, JO I KOSOVO-S, DO DREJTËSI DHE TRAJTIM TË BARABARTË ME SHTETET TJERA, NUK DO TË BARAZOHET ME VRASËSIT E KRIMINELËT DHE NUK LEJON KURRË SHKËPUTJEN TË ASNJË CENTIMETRI TË TERRITORIT DARDAN

Shkruan Engjëll KOLIQI, 19 korrik 2019

Ju lutem ju udhëhqës të institucioneve të Bashkimit europian, ne populli i Dardanisë së Re, e dalë nga Dardania e Vjetër e shenjtërve dhe e perandorëve, duam paqe dhe drejtësi me të gjithë popujt dhe fqinjtë dhe trajtim të barabartë. Ju që nuk na e bëtë as liberalizimin e vizave, duke na kushtëzuar me kompromise të reja me kriminelët vrasës të Serbisë, duke e vënë në pikëpyetje edhe territorin më të pasur dhe jetik të shtetit tonë, ju që përmes Mogherinit u rreshtuat haptas në anën e kriminelëve, ju që kurrë nuk tentuat të vëni para drejtësisë porositësit dhe vrasësit e qytetarit të Kosovës Oliver Ivanoviq, ju që na kërkonit me këmbëngulje heqjen e taksës ndaj Serbisë, për të na detyruar të blejmë mallëra nga vrasësi, me dokumentet “Kosovo i Metohija”, ju që na e sollët për tollovi e destruktivitet subjektin politik Partija Srbija, që me komproimis u quajt “Lista Srpska” të drejtuar nga kriminelët bashkëveprues të Milosheviqit e Sheshelit – Ivica Daçiq e Aleksandar Vuçiq, ju që na e detyruat Kryeministrin Haradinaj të dorëhiqet, duke e dërguar për herë të tretë në Specialen e Hagës, vetëm pse e mbronte sovranitetin e Republikës së Kosovës, ju të përçaqarë e të dyshuar, çka doni tani nga ne, çka doni nga populli i Dardanisë???!!!

Ç’është e vërteta, ne po e dijmë mirë se çka doni ju nga ne dhe mu ashtu si e meritoni po ju përgjigjemi.
– Nuk lejojmë kurrë të na shkëputet as edhe një centimetër nga territori dardan.
– Nuk lejojmë më që kriminelët Daçiq e Vuçiq të na e bëjnë politikën tonë në Kuvendin e Kosovës, me subjektin e tyre politik “Partija Srbija”.
– Nuk do i keqtrajtojmë kurrë serbët, siç na ka keqtrajtuar ne Serbia.
– Nuk do iu japim kurrë të drejta të tepruara as privilegje, siç na keni detyruar edhe ju, deri në kushtëzime nga ana e tyre të zhvillimit të vendit tonë. Ata tani e tutje do të kenë të drejta, aq sa kanë shqiptarët në Serbi.
– Taksa për mallërat serbe nuk do të hiqet kurrë, derisa në dokumentet përcjellëse të mallërave nuk do të shkruhet destinacioni – Republika e Kosovës.
– Gjithçka me Serbinë do të jetë reciproke, që nga njohja e dokumenteve, të targave, të tregtisë, të vizitave të liderëve institucionalë…
– Asnjë nga ata që nuk e njohin shtetin tonë dhe që nuk betohen para flamurit tonë shtetëror, nuk do të mund të jenë as kryetar komunash, as në pozita të tjera, as të marrin rroga nga buxheti i shtetit tonë.
– Nga ju nuk do të kërkojmë as liberalizim vizash, as bisedime për integrim në Europë, sepse do e bëjmë një referendum për rikthimin e emrit të vjetër e origjinal të vendit tonë, duke e quajtur Dardania e Re.
– Fillpas do e bëjmë referendumin tjetër për t’u bërë shtet ekstra territorial i SHBA-ve dhe pastaj do të udhëtojmë pa viza me pasaportat USA dhe do të tregtojmë me dollarin amerikan.
– Nga drejtësia ndërkombëtare do të kërkojmë dënimin e të gjithë vrasësve e kriminelëve, të të gjitha kombeve, të të gjitha komuniteteve e të të gjitha partive.
– Mbase do e zgjedhim me vota të popullit president të Dardanisë Z. Ramush Haradinaj dhe ai do i prij dialogut me Serbinë.