INATET POLITKE

0
508
Bajram Bashota

Bajram Bashota

Inatet politike
Ujë në mulli të armikut
Inatet politike atak ndaj atdheut
Janë veprim të munafikut
Që con ujē n’ mulli t’ armikut
Si shoqëroheni me inate ?
Në dëm të popullit e atdheut
Ju s’jeni gjak i Skënderbeut
S’ka inate me popull e atdhe
Për vend tëndin ku ke le
Për inate atdheu s’harrohet
Për inate populli s’damtohet
Për inat të resë më vdektë djali
Vallë pse kaq keq sharron shqiptari
Ai që n’ ballë të popullit u vu i pari
Pse kështu po ndodhë me këtë pari
Njollë e zezë për shqiptari
Mbledhni mend moj pari
Leni inatet në cdo parti
Se ky popull ju vuri n’ballē
Me udhëheq me besë e nderë
Nën bejlerë e nën krajli
O sa shumë hoq kjo shqipari !
Pse s’ pokthjellet kjo pari
Por con ujë n’mulli t’anmikut zi.
Tash që na erdhi kjo demokraci
Me i celë rrugë këtij populli t’ mjerë
Se mjaf vujti ndër agallarë e bejlerë
Nën bejlerë e nën krajli
Po pse s’ kthjellni ju e zeza pari
Me i lanë inatet në terr të zi
Me cue përpara këtë liri*
Me qitë n’ dritë këtë shqiptari.