Politikanët në pushtet shumë po ngjajnë në fantazma?!

0
1116
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët duket se ende kanë mbetur popull bestyt. Kur është hëna e plotë gjoja bjen shi, kur duket ylberi më lara pas shiut, më e thy një gisht të dorës, gjoja në të ardhmen njeriu ka nafakë, mos të shkojmë në varreza natën së na dalin lugeteritë… e shumë e shumë besime të kota, të cilat do t’na realizohën gjoja si më shkop magjik. Kemi ndëgjuar në fëmijëri nga të vjetrit edhe tregime që na kanë trishtuar më përmbajtjen e tyre por edhe na kanë frikësuar.

Këto shpjegime për mbinatyrorët duket së kanë pasur për qëllim që kur kemi shkuar për të fjetur më lehtë të bijmë në gjumë. Shumë nga bestytnit mbinatyrore tashmë i takojnë së të kaluarës, por kur bëhët fjalë për figurat të cilat po na trishtojnë dhe po na frikësojnë si në përralla, po i kemi më bollëk. Edhe bindjet se vetvetiu do të behët mirë, duke besuar në marrezira të ndryshme, ende nuk janë flakur krejt nga logjika e njeriut tonë.

Të kthehemi te politikanët tanë që është edhe temë e këtij shkrimi. Këta janë bërë figura frikësuese si të përrallat e lashta. Pse themi kështu? Këta politikanë të kësaj kaste politike ne pushtet, aq shumë janë tjetërsuar nga realiteti dhe janë tjetërsuar nga populli sikur të ishin fantazma. Kjo kastë politike është fajtore për të gjitha të keqijat që e goditën Kosovën e pas luftës. Nuk mund të ankohemi më në aparatin represiv të Serbisë. Tash po na “rrahin” e po na “grahin’ si kuajtë e qeragjive ky pushtet autokratik i yni.

Këta njerëz të njejtë që u ngjitën në polititikën e pas luftës janë përgjëgjës për gjendjen e keqe politike, për gjendjen e keqe ekonomike. Janë përgjegjës për shfaqjën e krimit të organizuar, janë përgjegjës për nivelin e lartë të korrupcionit. Edhe pse janë figura njerëzore, këta pas të gjithë këtyre të zezave që na kan goditur, më shumë po duken si figura të cilët edhe në ënderr nuk është mirë të na shfaqën. Të thëmi të drejtën shumë po ngjajnë në njerëz-vampirë si në filmat horor. E kan qitë popullin jashtë rrjedhave të jetës reale. Deri më tash fatkeqësisht arritën të manipulojnë këtë popull herë më maska e më shumë pa maska. Kanë arritur tia shpërlajnë trurin njeriut tonë gjoja si shpëtimtar të tij.

E kan instaluar logjikën e keqe të shumë të rinjë së ‘nese nuk je mafioz nuk vlenë as pesë para’. Lexues të ndëruar, po i shohim së si po vishen më tesha kat shumë të kushtueshme. Këto tesha i kan gratis nga mundi dhe djersa e popullit të vet. Moti e kanë kthyer turpin në njerëzillëk. Njeriu i thjeshtë i këtij nën qielli është duke jetuar ende në iluzione së vetë-vetiu do të bëhët mirë. Njeriu ynë i thjeshtë, thjeshtë i heshtur, ende është duke i adhuruar këto tregime horor. Këta të cilët janë instaluar në krye të shtetit më vota të vjedhura dhe të manipuluara, janë duke qëndruar në fotelët e tyre të buta, sikur tua kishte lënë baba.

Po shetisin vetëm, po shetisin më shokë, dhe po shetisin më familjet e tyre me limuzina më të shtrejta si të Barak Obamës. Po shetisin dhe po i zgjedhin vendet më luksoze për të kaluar kohën. Populllin nuk e kanë as ndërmend që ekziston në këtë botë. Për popullin mendojnë vetëm kur të vijnë zgjedhjet duke iu lëpirë dhe duke u zgerdhirë. Dhashtë Zoti që në zgjedhjet që duket së nuk janë largë populli do të mbushet mend siq thuhet, duke mos i votuar më njerëzit e kësaj garniture politike në pushtet, së do ti pres prap e zezë dita !!!…