Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet Atdheu?!

0
315
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Ndoshta është më e vjetra. Në secilin rast po dalim humbës në histori. Kësaj pune i thonë punë gjuturie, i thonë psikologji primitive, apo mbyllje vetit me prapanicë derën, apo duke lënë mbrapa rrënimin e urave. Kështu më ja mbyllë veti të gjitha dyert dimë duket vetëm ne shqiptarët ?! Po shkojmë nga ekstremi në ekstremin tjetër. Kur i shikojmë në retrospektivë rezulatet, ato janë shumë të vogëla.

Ta marrim për shëmbull Serbinë armike të përhershme, e ne pikërisht në këtë pikë po dështojmë. Po, dështojmë së nuk po mbushemi mend kurrë, së shumë shpejtë i harrojmë të keqijat e mëdha që na i ka shkaktuar historikisht ky shtet gjenocidial. A ka gjë më tragjike së Serbia po arrinë shumë të na përqanë? Kjo është ana më tragjike e shqiptarëve.

Ata na vranë, na masakruan, na fyen si komb çdo minutë, orë e ditë, e ne bëjmë sehirë! Ne vend që të kemi një koncensus nacional lidhur jo vetëm më zhvillimin e bisedimeve, por për gjithëçka që bëhët fjalë për këtë shtet, ne po përqahemi. Këtu ishte dashur të vuhet pikë. Kur të gjithë mendojmë së diqka është e jona, ajo edhe duhet të mbrohët. Por jo, së ne gjithmonë në momente më delicate po përqahemi, po na i fusin armiqët pykat në mes, dhe ne vetit. Unitetin nuk ka fuqi që e shkatërron.

Kur hajni t’i merr parat tua nga gjepi, ai është dhe mbetet gjeparosh. Mos të lejojmë që Serbia jo gjeparoshe, por Serbia grabitqare e madhe historike, të na plaqkitë sa herë t’i tekët! Duhet të ekziston vullneti i fuqishem dhe i përgjithshem politik, në mbrojtje te kauzës tonë të drejtë, që mos të lejojmë ricoptimin e Kosovës nga qetnikët e Sheshelit në pushtet. A ka gjë më tragjike së Serbia të na imponon vullnetin e vetë politikë, më tokat tona? Kur dihet së ky shtet shumë u ka borgj shqiptarëve.

Ku na intereson neve, së çka ban Vuqiqi në zgjedhjet në Serbi? Ata e kan shtetin e vet, e ne e kemi shtetin tonë. Po ja që kështu na vijnë punët kur në pushtet krejte pas luften, i kemi njerëzit që nuk u treguan të zotët për politikëbërje?! Nuk patën njohuri në artikulimin e kërkesave në maratonën e zhvillimit të bisedimeve. Lejuam nga bisedimet e nivelit teknik të kalojmë në bisedime krejtë të karakterit politike. Dobësitë e deritashme politike janë të mëdha. Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet vatani?!

Kjo i bie qe njerëzit e politkës po dëshirojnë kështu, e nuk ka ndryshe?! Këto pushtete sikur po dirigjohen nga propagandat e ndryshme karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Shumica do të pajtohen së këto institucione janë të uzurupara dhe së nuk kemi ndarje faktike të pushtetit. Institucionet e shtetit po mbahen në këmbë të qelqta. Gafat politike janë bërë tepër të mëdha, të padurueshme, janë bërë të dëmshme, dhe shumë të rrezikshme për ekzistimin e shtetit të Kosovës…