SHSHA në Çikago i dërgoi porosi Vjosa Osmanit

2
596
Vjosa Osmani - Beso

Skënder KaraçicaSkënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com


SHSHA në Çikago i dërgoi porosi Vjosa Osmanit, e keni harruar diasporën shqiptare në Amerikë

Diaspora shqiptare në Amerikë sot ka festuar 12-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe në shpalimet e kronikave të historisë,thuhet se për një shekull burra dhe gra shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare u bënë gardiani i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u shpalos rruga shekullore e kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe për kthesën e madhe kur përmes pushkës të djelmenisë (UÇK-së) në flakën e luftës me regjimin serb u bënë përmendorja e sotme dhe e ardhshme e shtetit të Kosovës.

Vlerat e lirisë, të demokracisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, është histare edhe diaspora shqiptare në Amerikë, në Evropë dhe në botë, thuhet në këtë parqitje të SHSHA-së në Çikago. Prandaj në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja Vjosa Osmani, i bën një shpalim historisë së rëndë në kërkim të lirisë së Kosovës, ku, në luftën shekullore breza-breza u bënë kulla e panteonit kombëtar në tokën etnike shqiptare në shekullin e përbashkimit me popujt e lirë të Evropës dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën, thuhet në porosinë e SHSHA-së për kryetarën e parlamentit Vjosa Osmani në Prishtinë.

Mirëpo, në atmosferën festive të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, thonë nga Çikago, e harroi rolin dhe angazhimin ndër vite të disporës shqiptare në Amerikë dhe në Evropë, në krah të lirisë dhe pavarësisë që, tërë udha deri në orën e historisë e quajtur Liria dhe Pavarësia e Kosovës, ata u bënë gardianë, ushtar dhe veprimtarë të devotshëm se diaspora shqiptare nuk ka tjetër atdhe pos tokës jallane shqiptare të Shqipërisë Etnike, thuhet në porosinë e SHSHA-së në Çikago.

Në manifestimet e këtij niveli shtetërorë të Kosovës dhe saherë që vjen Dita e Lirisë dhe Pavarësisë, mos të harroni diasporën shqiptare në Amerikë dhe përpjekjet e saj në të gjitha rrafshet në bashkëpunim Senatin, Kongresin dhe tërë administratat e deritashme në Washngon, që kërkuan shpetimin e kombit shqiptar dhe të Kosovës para orës vrastare deri në shfarosje (1844-1999) dhe ky vend i demokracisë në krah të popujve për liri u bë për Kosovën ora e shpetimit në këthesën e madhe historike,
që tash e një e shkeull ishte ëndërr e brezave shqiptarë.

SHSHA në Çikago i dërgon pororsinë kryetarës së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, mos e harroni diasporën shqiptare në Amerikë!


Tipare të qeverisjes

Kryetarja e bashkësisë së qytetit në Çikago, si të gjithë qytetarët amerikanë…

Kryetarja e bashkisë së qytetit në Çikago, Lori Lightfoot, e ka marrë në mandatin e parë që të qeverisë me qytetin milionsh me banorë dhe një nga qendrat më të zhvilluara në Amerikë.

Kryetarja e këtij qyteti, përditë e shohin, e dëgjojmë në veprimtarinë e saj qeverisëse të këtij qyteti me një traditë qindra vjeqare, që me projekte e programe të zhvillimit të gjthnmbrshëm është bërë qytet modern, me një infrastrukturë dhe projektet e ndërtimit të rrokaqiejve të lartë me rritën kah qielli i lirë i Amerikës.

Në këtë qytet me rrethinë (shteti i Ilinoisit) jetojnë e punojnë më se 50 mijë shqiptarë nga të gjtha trevat etnike shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Se si e zhvillon veprimtarinë e saj të qverisjes në Çikago, kryetarja e bashkisë detyrën zyrtare e kryen e lirë, pa përcjellje të sigurimit dhe, ajo është përditë në mesin e qytetarëve amerikanë madje edhe në rreshtat e fundit të sallës moderne sportive për të përcjellë lojën e basketbollit, që është një nga sportët me traditë shekullore në këtë qytet.

Kjo do të ishte shembull i mirë për zyrtarët e shtetit të Kosovës, që në kryerjen e detyrave zyrtare të qeverisjes në të gjitha nivelet, shembulli i kryetarës së Bashkësisë së qytetit në Çikago të bëhet pjesë e jetës politike, institucionale në shtetin tonë të lirë të Kosovës bashkë me qytetarët e vet.

Çikago, 17 shkurt 2020

2 KOMENTE

  1. Per SHSHSHA

    Informate lidhur me organizatat më patriotike që kanë ekzistuar dhe vepruar në Kosovë, dhe të cilat e çliruan Kosovën përmes AMERIKËS si vijon:

    1. Organizata legale SHFK (SHKOLLAT FILLORE TË KOSOVËS).
    2. Organizata legale patriotike SHMK (SHKOLLAT E MESME TË KOSOVES).
    3. Organizata legale patriotike UPK (Universiteti i Prishtinës në Kosovë).
    4. Organizata legale IAK (Instituti i Albanologjisë në Kosovë).
    5. Organizata legale SEKQMMSNK (Sportistët e Kosovës Që Mirren Me Sport Në Kosovë).
    6. Organizata super patriotike SHQKNELK (Shqiptart Qe Kurr Nuk e Lëshuan Kosovën).
    7. Organiata superpatriotike SHQDTGJTPNISFTCNETHPKK (SHQIPTARËT QË DURUAN TË GJITHA TORTURAT POR NUK IKËN SIKUR FRIKACAKËT TË CILËT NË EUROPË THEMELONIN PARTI KOTI KOMUNISTE).

    Këto organizata janë më të rëndësishmet që i ka pasë kombi SHQIPTAR NË KOSOVË gjatë e okupimit që zgjati nga 10 Korriku i vitit 1945 deri më 12 Qershor 1999….kur AMERIKA E QLIROI KOSOVËN.

    KOSOVËN E RUAJTËN DHE E SHPËTUAN APO ÇLIRUAN ATA QE KURR NUK IKËN NGA KOSOVA… DHE ISHIIN ATA PËR TË CILËT INTERVENOI AMERIKA DHE BRITANIA… e jo per ata  qe ikën… në Zvicër, Gjermani, Suedi, London…

    Masakra. e Reqakut ndodhi ne Reqak jo në Zurich. Familjet Jashari, Deliu, Ahmeti, u vrane ne Drenicë e jo në Stokholm. Mijëra femra u dhunuan në Kosovë e jo  në Diasporë.  Shkollat në shtëpi u mbaitën në Kosovë jo në Shtutgart.  14 mijë Shqiptar  u vranë në ATËDHE jo në Europën perendimore.  2000 femije u vranë ne MËMËDHE  jo në DIASPORË

    Me 1998-1999 jetonin në male 50 mijë deri në 300 mijë Shqiptar, e jo nëpër hotelet, motelet, diskot e Europës.
    Kosovarët transportoheshin si kafshë me tren deri ne Bllacë, e jo nëpër Banhoffa.  Masakrat u kryen në Krushë, Mejë, Gjakovë jo në Mërgim.

    Organizatata politike jasht Kosovës, vazhdoni të degjoni kengën më të poshtër të tallavizmit me titull hipokrit: “niset trimi per gurbet”!! Kjo këngë duhet quajtur: “niset frikacaku për gurbet, e trimi mbetet në Kosovë”.

    Në çdo protestë 1968-1998 që u mbajt në Kosovë vriteshin Shqiptart, ndërsa në Europe kur protestonin asnjë kime floku nuk iu kamunguar si rezultat i protestës.

    Organizatave politike jasht Kosovës ia vleresoj një aktivitet gjatë luftës: ju lodhën duart në dhomën e ngrohtë duke pi çaj të rëndë, e duke e ndërruar kanalin televiziv …BBC, CNN, SKYNEWS, EURONEWS… duke shikuar se qka po ndodhë atje poshtë.

    Shënim: Dardan, duhet me e kuptua se në procesin e luftës për liri të Kosovës, janë shumë faktorë që luajnë rol – Diaspora ka padyshim vendin e vet – ti thua mos të kishin ikur, por njerëzit e paorganizuar veprojnë ashtu si u duket më e drejtë në një moment – dhe ata që ikën, dhanë sa mundën kontributin e tyrte – që kuptohet, nuk është kurrë i barabartë me ata që rrinë, që qëndrojnë në vend. Shqiptarët po ikinj edhe sot në liri, edhe pse nuk e kanë serbin aty, si me ia ba? Duan të jetojnë njerëzit, rëndësi ka me e dashtë Kosovën e Shqipërinë dhe me dhanë kontribut për të. /AÇ

  2. Arben,

    Absolutisht eshte e drejte e secilit me jetue aty ku deshiron.
    Pajtohem me ty 100%.

    Por kur dikush shet pallavra mbi meritat e lirise se Kosoves aty nuk ua toleroj asnje rrene lidhur me kontributin per liri.

    Jeto ku te duash por mos u shit diçka çka nuk je.
    99% meritor per liri jane ata qe jetuan ne KS.

    1% ata qe ikēn si frikacakë edhe thojne palkavra “ne ju mbajtem me bukë”!!!
    Buka as partite koti komuniste nuk jane as nuk kane qene çeshtje…

Komentet janë mbyllur.