PASIONI PËR KËNGËN DHE VENDLINDJEN

0
561

Haxhi Zeneli, ME KËNGË NGA VENDLINDJA NË AMERIKË, Botoi: Art Club, Ulqin, 2017

Angazhimi i diasporës shqiptare paraqet faqe të ndritur në historinë e popullit shqiptarë. Ata krahas obligimeve të tyre nuk kanë kursyer për çështjen kombëtare shqiptare, ku rasti i Kosovës paraqet momentin me transparent në ketë dimension. Jo vetëm qe ndihmuan me mjete financiare, por u angazhuan drejtpërdrejt edhe në luftë përmes batalionit “Atlantiku”.

Ishte kjo një dëshmi e patriotizmit kombëtar e trashëguar brez pas brezi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por, përfaqësues shqiptarë në diasporë kanë arritur edhe rezultate të tjera profesionale duke u bërë shëmbull për të tjerët, ku me punë e pasion arriten rezultate për lakmi.

Në gamën e aktivitetit kulturor ekziston një numër i konsideruar personash dhe shoqatash të ndryshme të cilat më plot dashuri dhe pasion ruajnë dhe kultivojnë muzikën populllore shqiptare. Dëshmi konkrete janë takimet familjare por edhe festivalet e ndryshme. Duhet cekur me këtë rast Ansamblin “Bashkimi Kombëtar” i cili mbledh rreth vetës një numër të konsideruar muzikantësh, këngëtarësh dhe valltaresh. Në gamën e tyre personave qe kanë bërë emër në diasporë është edhe bashkëvendasi ynë Haxhi Zeneli nga Ana e Malit-Ulqin i cili tash 30 vite jeton dhe vepron në Nju Jork të SHBA-ve.

I larguar nga vendlindja e tij jo me dëshirë por në sajë të rrethanave jo të favorshme shoqërore te kohës u vendos në Nju Jork- SHBA(1985), ku me vete përveç rrobave personale kishte marrë një kasetë me këngë popullore shkodrane. Ishte pasioni për këngën dhe ndjenja se ato këngë do ia heqnin mallin për nënën e tij, vëllëzërit, vendlindjen dhe këngën shqiptare.

Pas një pune disa vjeçare ai opinionit të gjerë i prezantohet me librin ME KËNGË NGA VENDLINDJA NË AMERIKË, duke sjellur informacione me vlerë për trashegiminë kulturore në vendlindje dhe mjedisit ku jeton.

Autori dëshmon në vetën e parë si dëshmitarë okularë për disa çështje të trajtuara, por po ashtu ka konsultuar individ të ndryshëm si dhe një literaturë selektive. Të dhënat në këtë botim janë me interes sidomos për brezin e ri të cilët nuk kanë përjetuar masat represive nga pushteti jugosllav i kohës, e sidomos pas ngjarjeve të marsitt të vitit 1981 në Kosovë, kur u legalizu fushata antishqiptare. Ishte kjo kohë e mbijetesës dhe e sfidave të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi në përgjithësi e në Anë të Malit në veçanti. Ishte koha kur në emër të gjoja separatizmit shqiptar sulmohej çdo gjë ku as kultura muzikore nuk bënte përjashtim.

Të dhënat e ofruara në këtë botim janë homazh për disa persona të cilët ishin ikonat e muzikës popullore në Anë të Malit e më gjerë të cilët nuk janë ma në mesin tonë si Faik Nuzi, Sylo Xhafa, Paulina Mirdita, Nuo Frani etj., të cilët kanë qenë bartësit e muzikës dhe folklorit tonë popullor që ishte në shërbim të identitetit tonë kombëtar. Autori po ashtu na ofron të dhëna me interes për personat e angazhuar në artin muzikor, pastaj përmbajtjen e programit të koncertëve si dhe fotografitë e shumta që nxisin kureshtje të lexuesi. Duhet cekur gjithashtu edhe angazhimin e autorit në diasporë kryesisht ne Nju Jork me grupe të ndryshme muzikore, që dëshmon pasionin e tij për muziken popullore në mënyrë të vazhdueshme.

Në pjesën e dytë të këtij botimi autori na ofron prezantimin tekstual të disa këngeve popullore, që më të drejt themi se paraqet një arkiv të veçantë.

Pasi të lexohet ky libër jam i bindur së lexuesit në vendlindje e sidomos ata në diasporë do të nxiten për të dhënë kontributin e tyre për ndodhi e ngjarje të ndryshme duke pasuruar çështjet e trajtuara të cilat sa janë personale janë edhe kolektive nga aspekti i identitetit tonë kombëtar, si në vendlindje dhe në diasporë.

Një veprim i tillë do të ishte me vlerë për çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë, identitetin dhe mbijetesën tonë kombëtare!

Çështjet e tilla duhet të theksohen dhe të shënohen sidomos për brezin e ri që nuk i kanë përjetuar, sepse e kaluara nuk ishte e lehtë, se ka qenë vështirë të mbijetohet në rrethana të tilla shoqërore. Sepse ishte pikërisht pushteti monist i kohës që i pengonin këngët tona dhe organizimi kulturor si në vend dhe në diasporë.

Dhe nga një presion i tillë direkt e indirekt shumë të rinjë dhe familjet e tyre u detyruan të emigrojnë në botën e jashtme, duke u larguar nga vendlindja e tyre. Madje ky libër mbanë edhe mesazhin e vendlindjes, sepse ajo është pjesë e pa ndarë e diasporës sonë, që dëshmohet edhe përmes këtij botimi.

Libri në fjalë ka vlera jo vetëm kulturore por edhe kombëtare, andaj si i tillë do të jetë i mirë se ardhur për opinionin e gjerë. Urojmë qe bashkëvendasit tanë në diasporë të na dhurojnë në të ardhmën botime të ndryshme duke mbetur përjetësisht pjesë e vendlindjes edhe në vendet ku kanë emigruar.

Nuk ka dilemë se autori i librit ka kryer një mision të rëndësishëm sa personal poaq edhe moral, duke i dhuruar vendlindjes dhe bashkëvandasve të tij në diasporë një botim i cili pasqyron të kaluarën dhe të tashmën nga dimensioni kulturor, andaj duke qenë libri i parë me një tematikë të tillë patjetër do të përdorët si referencë e domosdoshme nga studiuesit e ndryshëm kur do të trajtojnë çështje të tilla për krahinën etnografike të Anës së Malit në veçanti apo Ulqinin në përgjithësi.

Dr. Nail Draga

(Lexuar më rastin e përurimit të librit më 28.8.2018)