Një Flamur Kombëtar

0
1036

Rame Thaçi

Një Flamur Kombëtar

(Qëndisur në vitin 1938)

Duararta Bute Shpend Lajçi, Nikçi
nga kreshtat e Malajve të Rugovës,
në vitet e hershme të vajzërisë
qëndisi flamurin kombëtar,
zemrat e shqiptarëve duke i mbajtur gjallë.
E ruajti nëpër mote me rrebeshe e stuhi
në pajë të nusërisë, në gji e shumë kohë
në tra,nën çati,
në zemër e shpirtë ndiente kënaqësi
që kishte qëndisur flamurin kuqezi.
Në luftën e fundit në Kosovë
flamuri i prerë nga barbarët me bajonetë,
prap u shpëtoi egërsirave
pa e dëmtuar në tërësi.
Flamuri Kombëtar, më i vjetri në Kosovë,
në Shtupeç të Madh të Rugovës,
në odën e familjes Nikçi
për jetë e mot do të qëndrojë!