Kur të vërsulen tërë ata që s`kanë bërë asgjë të mirë të dobishme

0
596

Tregim nga libra “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Me debat dhe bashkëbisedim me ata djem dhe burra iradin ilmin që Edi Ramën dhe Hashim Thaçin i besojnë me betim dhe guxim, i shikojnë me admirim.

Tirana dhe Prishtina, janë mbushur me gazeta artistike dhe televizione mediatike, të vetshpallura të pamvarura, por në fakt janë pamvarucke, të varura në cengelin e gënjeshtrave dhe gelbockave skurrike, të spekullimeve dhe mashtrimeve rezilucke të montazheve video vizive kaotike, dhe me fallsifikime monstruoziste.

Me shumë admirim për Baton Haxhiun, intelektual i kulturuar, mendimtar vizionar dhe guximtar krenar i Atdheut. Vetëm guximi për të mirën e kombit të bën krenar të betuar. Baton Haxhiu Dardan i vërtetë. Kosova kishte dhe ka Dardan vigan.

Shqipëria dhe Kosova kishin dhe kanë djem dhe burra mendimtarë vizionarë të admiruar, guximtarë krenarë të betuar.
Kishin dhe kanë vajza dhe gra fisnike jetike viganesha eposike si Fratesha teuratike.

Në 25 Gusht 2018, gjashtë lexues, dy të njohur dhe katër të panjohur më telefonuan dhe më ftuan me u takuar. Edhe unë u përgjigja takohemi neser. Jemi duke festuar 14 mujorin e ditës shënuar të guximtarëve të betuar dhe mendimtarëve vizionarë të admiruar.
25 Qershor 2017 dita e shënuar kombëtare shqiptare.

SALI LEKA

Djemt dhe burrat, vajzat dhe gratë Atdhetare Shqiptare guximtare dhe krenare, mendimtare vizionare me etikë dhe kulturë shembullore besuan Edi Ramen, votuan partinë socialiste moderniste.

Bashkë me shokët e mi pimë raki me këngë poezi me tregime të vërteta, të dobishme, ngritëm dolli me gëzim dhe betim për drejtësi dhe demokraci, që i ka garantuar dita e shënuar e guximtarëve të betuar, të pafrikësuar nga tmerri i çadrës uzurpatore që bllokoi tre muaj bulevardin qendror të Tiranës, 18 Shkurt 2017 – 18 Maj 2017.

Me kujtime të paharrueshme dhe tregime faktike të mrekullueshme jetike biseduam për gelbockat, broçkullat, zgërdheckat, mysibeckat skurrike anarshiste zuzariste kaotike të çadrës shtrembaluce, zvarranike, urithkuce, për të penguar zgjedhjet e lira pluraliste demokratike dhe për të destabilizuar Shqipërinë e forcuar e zhvilluar e modernizuar, Euroatllantike e civilizuar e qytetëruar e mancipuar, e përkushtuar për integrimin dhe bashkimin e shumë ëndërruar në Europën e kosnoliduar.

Me Europën humaniste moderniste që kurdoherë Shqipërinë dhe Kosovën e kanë mbrojtur dhe ndihmuar.

Unë me shokët e mi me guxim dhe iradin u betuam solemnisht dhe shpirtnisht për të festuar me admirim në 25 Shtator 2018 pesëmbëdhjetë mujorin e ditës së shënuar të paharruar, dita e pëlqyer e njerëzve të shkelqyer.

Elektorati socialist humansit, modernist i kulturuar, i dituruar, shkëlqen, zbardhon dhe do të shkëlqejë, do të zbardhojë, do të triumfojë dhe jehojë edhe në vitin 2019 dhe 2021.
Kurse unë me 26 Gusht sipas premtimit, u takova dhe drekova me gjashtë lexuesit e apasionuar për tregime dhe poezi faktike eposike. Me mua ishin edhe katër shkrimtarë të nderuar, të talentuar, por emrat e tyre do ti shkruaj në një tregim tjetër pikant, brilant i çmuar.

Lexuesit, katër burra dhe dy gra zonja me etiketë dhe kulturë shembullore më thanë: “Shkrimtari dhe poeti Sali Leka! Kemi lexuar në gazetë dy tregimet e tua, njëri me titull: “Triumfi i Vetingut dhe fundi i teatrit varavingut”, dhe tjetri, i titulluar “Korigjimi dhe rregullimi i kufijve të Kosovës, frikësimi dhe shtrembërimi i zengjijve të Skromorës“.
Shumë tregim i gjatë voluminoz, por dinjitoz virtuoz me kritika të forta, kundër shqiptarëve, Sali Leka, por nuk keni kritikuar serbët, që janë shovinistë dhe pushtues të egër.
Keni nderuar shumë Fenë Kristiane, dhe jo fenë Muslimane, por 70 % e shqiptarëve dhe kosovarëve janë muslimanë. Pse vepron kështu Sali Leka?
Edhe unë u fola u tregova: gjashtë milion serbian janë betuar dhe betohen për Llazarin e bekuar dhe Car Stefan Dushanin e nderuar.
Unë nuk i kritikoj ata popuj që betohen për Atdheun kombin dhe dishepujt e tyre autokton, për strategët e tyre me vizion.
Unë kam demaskuar, demaskoj dhe do të demaskoj ata pseudoshqiptarë, kristianë apo muslimanë, që as janë betuar, as betohen për Atdheun, kombin, as për Skenderbeun e përjetësuar dhe shënkonstandinin i lartësuar i Shenjtëruar.
Akoma më keq në kohën e sotme disa shqiptarë reziluck sulltanuck dhe enveruck të vegjël, që s`kanë bërë asgjë të mirë, as të dobishme, as të madhërishme për kombin e Shënkostandinit, as për Atdheun e Skenderbeut, u janë vërsulur Hashim Thaçit dhe Edi Ramës. Akoma më keq u vërsulën me gënjeshtra dhe gelbocka, me shtrembërime dhe broçkulla që pjellin vetë nga barku i tyre i qelbëzuar.
Hashim Thaçi foli e tha: “Do të dialogoj me presidentin e Sërbisë Aleksander Vuçiç për korigjimin e kufijve të Kosovës dhe nuk tha me i falur Serbisë Mitrovicën Veriore, ashtu si shpifën, sajuan dhe trilluan, zgërdheckit e skremuar, që as e kanë dashur, as e duan Shqipërinë dhe Kosovën.
Këta gënjeshtarë shtrembaluc kanë dashur dhe duan, mysibecka të pista, që i zbrazin nëpër gazeta dhe televizione duke i mbuluar me ngashërime dhe përmallime, skorrore për Mitrovicëne pasur me toka pjellore, që Hashim Thaçi do ta këmbejë me Preshevën varfanjake”
Këto sajime dhe trillime monstruoze skurrike mediatike analitike kaotike mua dhe shokëve të mi na kanë indinjuar, përarsyese: pasanike e pjellore me resurse ekonomike, të bollëshme shinike, janë të tëra krahinat dhe trevat Dardane Kosovare, edhe Presheva, Bujanovci, Medvegja, Peja, Kurshumlia.
As Kosova, as Serbia nuk humbasin edhe nëse korigjimi i kufijve do të vendoset në këmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë.
Unë me shokët e mi e kemi dashur Kosovën edhe në kohën e skëterrrit Enverit dhe beterrit Ramizit kur u quante titiste armike revizioniste.
Unë me shokët e mi besimtarë Atdhetarë, jemi burgosur, dhe përsekutuar, për Kosovën e martirizuar, për Gjakovën, Pejën Haxhi Zekës, Prizrenin, Gjilanin dhe Kaçanikun ngadhnjimtarë.
E kemi obligim të flasim dhe të shrkuajmë për Kosovën tonë për jetë o jetë dhe të themi fjalën e vërtetë.
E kemi obligim të jemi me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin jo për interesa vetjake, as gusto personale, ashtu si gumzhisin dhe llomotisin, marksistët, narcizistët, kaotistët dhe anarshistët mediatikë, pa etikë dhe pa kulturë, port ë zhytur ne retorikë, mënxyrë dhe katrahurë.
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç duhet të flasin si gjiton, komshi, miq dhe jo si armiq. Te dy duhet të dijnë që kur jetonte Car Stefan Dushani Shqipëria ishte nga Sanxhaku në Janinë. Dushani nuk ishte pushtues, por ndërtues i kishave, manastireve, rrugëve, shkollave, kështjellave.
Ata që thonë: “Ballkani fuqi baroti” janë soj e sorollop skoti. Nuk besojnë tek Zoti por tek sorrogoti. Ballkanin e kanë sulmuar tri perandori mizore barbare: romake, persiane, otomane. Popujt e Ballkanit janë detyruar për të luftuar. Në 10 qershor 1878 u formua qeveria kombëtare shqiptare në Prizrenin Dardan, por e shkatërruan e coptuan në 1881, por nuk e coptojë Serbia as Gjermaninë ashtu si shpifin shkruajnë e thonë njëqind vjet rresht zuzarët, langarët dhe mercenarët e zgërdhecur, shpifin dhe trillojnë për Bismarkun e vdekur, Bismarku dashamirësi i kombit shqiptarë.
Bismarku tha: “Duhet me i ndihmuar shqiptarët për të luftuar për Atdheun e tyre në Ballkan, se kanë katërqind vjet që luftojnë për sulltan e otoman“.
Viti 1881 ishte fatalist për kombin shqiptarë.
Sot shqiptarët e kanë lirinë të thonë Shqipëria është e jona.
Edhe Kosovarët e kanë lirinë të thonë: Kosova është e jona.
Sot Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar dhe duhet caktuar kufiri me Serbinë, por pa nxitim, por me durim dhe obligim.
Ata që as kuptojnë, as e shikojnë mrekullinë Shqiptare të bashkimit, do të vdesin naiv budallej.
Ata që duan ta errësojnë mrekullinë e blerimit dhe shkëlqimit Atdhetarë Kombëtarë, ishin dhe janë regresiv maskarej dhe negativ firifej destruktiv.
Shqiptarët dhe kosovarët sot kanë liri të zgjeruar dhe pasuri të bollshme të shumëfishuar, dhe akoma më shumë do të pasurohen, por duhet të pasurojnë mendjen, llogjikën, diturinë me vizion iradin ilmin.
Në Tiranë dhe Prishtinë shkruajnë e thonë: Kufijtë e Kosovës i ka caktuar lufta dhe nëse korigjohen ashtu si kërkon Hashim Thaçi, shpërthen përsëri lufta dhe rrezikohet i tërë Ballkani.
Në fakt Kosova dejure nuk ka kufij. Lufta nuk cakton kufij por i shkatërron, nuk bashkon komb por e ndan.
Ashtu si lufta e dytë botërore ndau kombin Gjerman. E ndau e coptoi 45 vjet. Kurse lufta e parë botërore ndau kombin shqiptarë dhe kombe të tjerë në Ballkan dhe Europë.
Ndau Maqedoninë nga Bullgaria, Hungarinë nga Austria, Vojvodinën nga Hungaria.
Lufta e parë në Ballkan dhe Europë bëri aneksime të krahinave, pa u garantuar autonominë etnike as gjuhën amtare autoktone, ashtu si u veprua në Preshevë, Bujanovc, Medugjë, në krahinat Shqiptaro Dardane në jug të Malit Zi dhe në lindje të Maqedonisë sllave.
Këto krahina janë ngjitur me Kosovën dhe nuk janë minoritare brenda në Serbi, ashtu si krahina minoritare Bullgare e Goranit brenda në Shqipëri, pesëqind kilometra larg nga Bullgaria.
Krahina Gorani me popullsi minoritare Bullgare, nuk janë asimiluar dhe zhdukur, ashtu si janë asimiluar dhe zhdukur krahina me popullsi shqiptare etnike në vendet Ballkanike.
Unë dhe shqiptarët si unë nuk kërkojmë të sundojmë Bullgarinë dhe Serbinë por do të jetojmë në Atdheun e Skenderbeut, por nuk ka statistika deri ku ishte Atdheu i Skenderbeut.
Tirana dhe Prishtina mos të nxitohen, por të mendohen, të konklodojnë, të bashkëbisedojnë dhe t`ja tregojnë Europës dhe Amerikës.
Në epokën e Skenderbeut Shqipëria ishte e madhe, por vendet e Ballkanit, asnjë tragjedi nuk panë me sy, nga Shqipëria e fortë eposike etnike e Strategut Kreshnik Viganik Gjergj Kastrioti Skenderbegu sublim jetik.
Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi të tërë: Pse nuk e kërkojë Serbia Preshevën dhe Kurshumlinë kur jetonte Skenderbeu, por në vitin 1913. Pse Mali Zi nuk e deshi Shkodrën në epokën fitimtare kushtrimtare të Gjergj Kastriotit, por e sulmoi në vitin 1912 i ndihmuar nga Esat Toptani me dymijë mercenarë kusarë zuzarë.
Kurse popullin e Shkodrës e ndihmojë Europa, Amerika, Franca, Anglia e mbrojti Gjermania Austro Hungaria dhe Mali Zi nuk e pushtoi dot Shkodrën Arbnore historike.
Në luftën e Shkodrës u vra Hashim Leka. Unë jam stërnipi i Hashim kreshnikut dhe do të shkoj të vritem në Preshevë dhe Kurshumli. Por jo, jo. Nuk kam për tu vra. Me mua me Preshevën dhe Kurshumlinë, me Shkodrën, Kosovën dhe Shqipërinë me Atdheun e Skenderbeut, janë Europa, Amerika, Anglia, Gjermania, Franca, Austria, Hungaria, Italia.
Jemi në vitin e pesëqind e pesëdhjetë të Skenderbeut, që udhëtojë shtatëqind e pesëdhjetë km nëpër male, livadhe lumenj, për të ardhur në tokën amtare autoktone.
Sa erdhi me 28 Nëntor 1443, mobilizoi ushtrinë kombëtare shqiptare. Me ushtrinë Atdhetare fitimtare të Skenderbeut u bashkuan djem dhe burra helen Maqedon, Bullgar, Serb, Kroat, Malazez.
Kurse nga Rumania u shkul krahina Vllahia me djem dhe burra, vajza dhe gra erdhën në Shqipëri dhe u bashkuan me ushtrinë e Skenderbeut.
Midis fshatrave Voskop e Vithkuq Vllaho-Vllehet ngritën qytetin Voskopoja me kisha manastire, me zejtari artizanale, me punishte dhe kovaçane, për armë luftarake, shpata, shigjeta, naganta dhe patkoj për kuajt e kalorësve kreshnikë të Skenderbeut, besnikët e Atdheut.
Edhe vllehet ishin dhe janë besnikë të Atdheut Skanderbegut strategu i kombit Shënkonstandinik.
Vllahet e kanë folur Vllahishten dhe Shqipo Dardanishten edhe kur ishin në Rumani.
Në epokën dhe shekullin e Gjergj Skenderbegut, gjuhën shqipe e kanë folur kombet e gadishullit Ballkanik, Bizant, Bosforik. E kanë dashur e kanë folur si gjuhë Engjullore, Kristiano Hyjnore të bekuar, por në shekullin XV e ndaloi rreptësisht dhe tmerrësiht otomani obskurani si gjuhë Arnauti Kaurri të mallkuar.
Dyqind e pesëdhjetë vjet tragjedi mizore, u shkretuan, kisha, manastire, biblioteka me libra Kristiane teologjike filozofike dhe shkolla xhersiko Arbnore.
Popullsia Kristiane në jug të Malit Zi dhe në perëndim të Maqedonisë u asimiluan e u sllavizuan.
Gjysma e popullsisë kristiane në 3 krahina Toskëri, Gegëri dhe Dardani Kosova e sotme u muslimanizua u otomanizua, u egërsua, u përçudnua, u mediokrizua.
Me kaq për sot do të shkruaj në vijim. Do të tregoj ngjarje të vërteta faktike eposike që kanë ndodhur në betejat luftarake njëzet e pesë vjeçare fitore ngadhnjimtare në shekullin e shkëlqimit Arbnoro Kristian të Skanderbegut strateg vigan në Ballkan.
Do të tregoj për kapedanin shtrembalak, huliganalabak i cili për dy qese me flori me sapllak, që i dha sulltan Murati plak, u largua nga istikani luftarak i Skenderbeut.
Kapedani Ballaban Baderi maskarai sulltani e gradojë gjeneral pashai, me njëzet mijë asqerë zuzarë barbarë u versulen me tërbim, dogjën dhe përvëluan Shijakun, Ndroqin, Petrelën. Në fshatrat në të dy anët e lumit Erzen vranë pa mëshirë fëmijë, vajza dhe gra kristiane.
Kurse djemt dhe burrat nga mosha 17 deri 70 vjeç ishin mobilizuar dhe inkuadruar në ushtrinë Atdhetare, kombëtare të Skenderbegut të betuar me pesëdhjetëmijë ushtarë kreshnikë luftarakë, shpatarë, kalorës, shigjetarë.
Ballaban pashai, qehajai u nis me nxitim yrysh yxhym për të djegur dhe shkretuar Prezen, Vorën, Sukthin, Ishmin, Thumanën por u bitis e vranë dy kreshnikë të Skenderbeut të maskuar në kapica kashte gruri dhe bari.
U hap lajmi në Tiranë, Durrës, Kavajë, Ishëm, Thumanë nëpër kapica kashte janë maskuar kreshnikët e Skenderbeut besnikët e kombit Atdheut”.
Asqerët e Ballabanit i zuri paniku nga rreziku, u trembën i kapi frika dhe u tërhoqën. U prapësuan nga lufta, vrapuan kaluan Qaf Krraben dhe Qaf Thanen, por aty u rrethuan nga viganikët Dardan dhe falanganikët Maqedon. Njëzet mijë asqerët e Ballabanit mercenarë zuzarë u dorëzuan duke vajtuar për sulltan dovlet medet aman aman!
Kur jetonte strategu Arian Bismarku vital human tha: “Shqiptarët duhet të bashkohen nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, të betohen me guxim dhe të luftojnë të derdhin gjakun për Atdheun e Skenderbeut, se kanë katër shekuj që për sultan otoman, derdhin gjak dhe shkretojnë konak dhe oxhak”.
Në 10 qershor 1878 u mblodhën në Prizren burra mendimtarë guximtarë Abdyl Frashëri, Ramadan Zaskoci, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Idriz Seferi dhe të tjerë dhe formuan qeverinë kombëtare, por general Abdulla Pash Dreni me dhjetë mijë jeniçerë Dardan u bashkua me njëzet mijë asqerë otoman dhe në prill 1881, shkatërroi qeverinë kombëtare shqiptare të Prizrenit.
Edhe sot ka dren dhe gazhen. Një fjalë e urtë shqipe thotë: “Esi ta duron zemra o derdimen, je njeri, por hungurin si qen“.
Drenët, gazhenët dhe derdimenët e sotëm hungarasin si qen dhe duan të rrëzojnë qeverinë kombëtare socialiste të Edi Rama që, vitin 2018 e ka shpallur vitin epokal të Skenderbeut.
Lum si ata djem dhe burra në Tiranë dhe Prishtinë që betohen e thonë: “Jemi kreshnikët e Skenderbeut, besnikët vital të Atdheut“.
Lumsi ato vajza dhe gra që betohen e thonë: “Jemi motrat viganesha të kreshnikëve të Skenderbut, dhe të besnikëve të Atdheut.
Sali Leka cel: 068 38 55 304
Shkrimtari dhe poeti me kontribut të çmuar Atdhetar Kombëtar, ish i burgosur, i përsekutuar nga ingranazhet e klikës mizoriste enveriste ramiziste.
Në Tiranë Ata që kanë kontribuar për Kombin Atdheun drejtësinë dhe demokracinë, për letërsinë dhe kulturën deri në vitin 2013, janë diskriminuar dhe përsekutuar akoma.
Bashkë me shokët e mi falenderojmë me admirim Edi Ramën me qeverinë socialiste që vitin 2018 e ka shpallur vitin e Skenderbeut.
Në 28 Nëntor mbushen 575 vjet kur erdhi Skenderbeu në Krujen historike dhe nisi Epoka Kushtrimtare triumfatore me përmasa Ballkanike dhe botërore. 25 Vjet 1443-1468 njëzet e pesë beteja fitimtare për Komb, Atdhe, pavarësi me drejtësi dhe demokraci shembullore shkëlqimtare.
Urime shumë urime me iradin veratisin ilmin për ata shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, që do të shkruajnë tregime të vërteta faktike, Atdhetare, Kombëtare historike për epokën e lartësuar të përjetësuar të Gjergj Kastriotit Skanderbegu i shekullit bekuar.
Se me gënjeshtra, broçkulla, gelbocka zuzare langare, me sajime trillime, shtrembërime dhe fallsifikime skurrike kaotike janë mbushur çdo ditë faqet e gazetave dhe studiot televizive, negative, regresive rrakitike rezilike në Tiranë dhe Prishtinë.

Asnjë redaksi gazete, asnjë televizion në 10 qershor 2018 nuk shkojë në Prizren, për të kujtuar 140 vjetorin e qeverisë Atdhetare Kombëtare me Abdyl Frashërin, Selejman Vokshin, Ramadan Zaskocin, Ymer Prizrenin, Idriz Seferin me djem dhe burra të tjerë besnikë të Atdheut.

Kreshnikë të betuar të Skenderbeut si Mic Sokoli i vitit 1881 viganiku Dardan, Strategu që coptojë topin otoman me gjoks dhe jatagan.

Tiranë, Shtator 2018