Pas pesë shekujsh robërie nga perandoria osmane u shënua dita e parë e mësuesit nga patrioti Pandeli Sotiri!

0
1339

Shkruan Jola Doçi-Dibrani

Edhe se populli shqiptar ishte me territor dhe me popullatë më i madh se shumë popuj tjerë ballkanik, atij iu mohua ta fliste shkruante dhe kultivonte gjuhën e vet nga pushtuesit osman. Ata na e varrosen shqipen dhe kulturën e ketij populli për pese shekuj! Regjimi osman ndoqi dhe përdori dhunë ,terror dhe mjete ma primitive kundër shqiptarëve si argument është statistika e vitit 1887, në Shqipëri apo me mire me thënë në trojet shqiptare kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Është ironike dhe skandaloze nga një regjim i egër qe gjithmonë ,nga ajo kohë që bëri Skënderbeu emër kundër osmanëve “gjithmonë trungu i dijes dhe si strategët ushtarak i kishte shqiptarët dhe janë deri në ditët e sotme”. Në saje të kësaj rezulton , se shqiptarëve me të pa drejt iu ndaluar shkollimi apo përdorimi i gjuhës së vet!!! “Asnjë gjuhë e popujve tjerë në Evropë nuk kanë pësuar më shumë se e shqiptarët?

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë shqipe kombëtare dhe laike me drejtor Pandeli Sotirin!
Duke e pa një nevojë te arsimimit në gjuhën e vet patrioti Pandeli Sotiri hapi mësonjëtoren e parë!. Është shkolla e parë shqipe kombëtare dhe laike, qe e hapi më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga atdhetari Diamant Terpo.
Ajo shkollë nuk ishte jetëgjatë!?. Pushtuesi ishte i trembur edhe nga ajo shkollë kështu qe e futi ne shënjestër Pandeli Sotirin dhe e vrau pas se katër vite zhvillim mësimi. Shkolla shqipe u mbyll fare!

Edukimi dhe arsimimi i brezave është mision i shenjtë dhe kërkoj sakrificate deri tanishme qe mësimi të shqiptaret akoma është i ndaluar në Maqedoni, Serbi, Mall te Zi dhe Greqi. Këtë e dëshmuan mësuesit tanë nëpër vite e dekada qe u vranë dhe ishin te përndjekur gjithmonë. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një datë e shënuar dhe na obligon që të lartësojmë kujtimin për gjithë mësuesit e kombit tonë që nga shkolla e parë shqipe e deri më sot prandaj, edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë për shqiptarë kudo qe janë. Të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje së vazhdueshme të cilësisë e jo te dëmtohen dhe te krijojmë anarki me diploma falce si në (Shqipëri ashtu në Kosovë se katër vite e gjetiu )!.Bile këto ditë Kosova morri një goditje të rënd, edhe largim nga misioni i arsimit në shkalle evropiane.

Duke kujtuar 7 marsin –“Ditën e Mësuesit” nuk mund të lëmë në heshtje e të mos nderojmë edhe rolin e kontributin e mësuesve të palodhur dhe prindërve të urtë shqiptarë që me vet kontribut nëpër flakët e barotit hapën shkolla neper shtëpitë dhe objektet private siç ishte rasti i para luftës së Kosovës nga regjimi serb!. Sot me vet kontribut janë hapur shkollat shqipe të mësimit plotësues në shumë vende te botes nga emigracioni shqiptar qe me shume prinë Kosova edhe në mënyra institucionale se sa Shqipëria.

Për fund përmes ketij shkrimi t’ju drejtohem të gjithë mësuesve, ju engjëj të dijes e të zhvillimit njerëzor dua tu uroj me gjithë zemër gëzuar festen e 7 marsit. Perëndia i fale jetën njeriut, kurse ju i falni dijen, komunikimin, mirësinë, e shpirtin njerëzore. Edukata është arma më e fuqishme të cilën ne mund ta përdorim për të ndryshuar botën rreth nesh dhe tjerët ndaj nesh. Investimi në dituri paguan interesin më të mirë,drejt tempullit të mençurisë dhe njohja së injorancës sonë?. Pavetëdija po avancon edhe në politikë, shkencë,teknologji dhe në kulturën shqiptare!!! Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë prandaj populli ynë mos duro injorancën që të vjen dhe ndihmohet edhe nga ish pushtuesit!. Si sugjerim i imi është qe (Shërbeni arsimimit që nga djepi e deri në ditën e varrit) edhe për se vdekuri do ngushëllohesh si “I ditur”…