Heronjtë pa popull = popull pa heronj !

0
936

Inxh. Abdullah Begolli

Aprovimi nga “politika” kukull shqiptare i te gjitha kerkesave te serbise te formuluara me pelqime nderkombetare, qe burim kan marreveshjen e kumanoves = paketa e ahtisaarit = shkatrrimi i UÇK-se = gjykaten speciale”,…, serbine e kan ngritur ne ZOT SHTEPIE te vertet mbi shqiptaret ne teresi, dhe kerkesat e saj ndaj shqiptareve perligjen pothuajse nga te gjitha shtetet !

Organizimi i marrjes pjese te Ramush Haradinjat ne marrjen e deytres se presidentit amerikan Trump dhe arrestimi i tij ne France me urdherarresti serb, eshte “LOJE” e serbise dhe e miqve te saj, per interesa te shumefishta te tyre, po aq sa per deme te shumefishta te shqiptarise mbare.

Lind pyetja me kete rast:
Nga mundi ta njoh Ramush Haradinajn presidenti amerikan Trump, perveç se permes sherbimeve serbe, te cilat vazhdimisht edhe Ameriken e larget e kan furnizuar me informata, emra etj, te cilet ajo i ka shpallur si persona te pa deshiruar, te rrezikshem etj.
Prof. Ukshin Hoti, qysh kohe gjate specializimeve te tij ne Amerike, nder te tjera thot diçka keshtu:

“Kurre nuk kam mar pergjigjjen e duhur dhe nuk kam kuptuar pse politika amerikane, qeshtjen shqiptare e sheh permes syzeve te jugosllavise”

Ka qene kjo keshtu para shkatrrimit te jugosllavise, ka mbetur keshtu edhe ne vazhdim me serbine !
Jugosllavia = jugoserbia = serbia, ka qene dhe mbetur vazhdimisht e perkdhelura nderkombetare, ndersa shqiptaret( qe per shumeçka fajin e kemi vete), kemi qene dhe mbetur fajtore kujdestar.

Kjo “loje serbe”, qe eshte thike me shume teha dhe qe luhet mbi kurrizin e atdhetareve me te mire, sille kah ta sillesh, ka keto qellime kryesore:

• Thellimin e perçarjes nder shqiptaret ( edhe ashtu te perçar rende)
• Thyerjen nen shtypje = poshtrim te atdhetareve permes ” pazareve” ( shkopin dhe karroten)
• Perforcimin e perkrahjes nderkombetare per serbine vete, si faktore stabiliteti ne rajon, se vetem serbia din dhe mundet ti disciplinoi shqiptaret e ” pa disciplinuar”, me te cilet bashkesia nderkombetare deshtoi etj,

Nuk mundet kurrsesi te detyrohet serbia me nje perkrahje te gjere, te heqe dore nga qellimet e saje mbi teritoret shqiptare ne pergjithesi dhe Kosoven ne veqanti, qe me kushtetute e trajton si pjese te sajen, pa ja permend kush as nga shqiptaret as nga nderkombetaret, me apele dhe lajka .

Ate mund ta detyrojne te terhiqet vetem shqiptaret vete, te bashkuar ne nje shtete dhe te mbrojtur nga ushtria e vete sikurse e kan te gjitha shtetet e botes.

Te tjerat jane PRRALLA per femije.
Eshte me teper se idioteske kur nga “politikaj” shqiptare apo kosovar, citohet “regjimi i Miloshevicit”, “serbia e miloshevicit” etj, thua se miloshevici e ka pjellur serbine e jo ajo ate?

Shqiptaret mbi nje shekull, me sakrifica marramendese kan qene dhe mbeten ne lufte te vazhdueshme per tu çliruar nga serbia, pavaresishte nga kush eshte udhehequr ajo, karagjorgjeviqi, pashiqi, cubrilloviqi, cosiqi, millosheviqi, dacici, vucici ,…. , e plot ica e vica tjere, vazhdimisht e njejta serbi gjenocidale, vazhdimisht me qellime te shtuara ndaj teritoreve shqiptare.

Keta idioter qe e permendin vetem “regjimi i miloshevicit”, jo se nuk e dijne dallimin se ç’do te thot kjo dhe serbia ( e dijne fort mire), por e bejne qe te lene te kuptohet se ne nuk jemi kunder serbise qe te na sundoi, por vetem kunder regjimit te miloshevicit sepse keshtu e done nderkombetaret dhe keshtu ata e kan perkrahjen e serbise qe te qendrojne ne pozita pushteti pa shtet, ne te kunderten fluturojne.

Perkrahja personale qe iu be Ramushit nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me nje shkrim shume permbajtesor dhe te arsyeshem sikurse ai din, eshte jo e plote nese nuk behet qendrim zyrtar i shtetit shqiptar.

Ne nje gjendje gati te pa shprese ku ka rene i tere kombi shqiptare, nuk ka rrugedalje tjeter veç kendelljes sone gjithekombetare, qe ujrat tona ti kthejme ne mullinjet tane, sepse presionet e serbise & CO, HERONJET NUK MUNDEN TI PERBALLOJNE PA POPULLIN.