Pandeli Majko, ministri i Diasporës së Shqipërisë u takua shqiptarët e Dyseldorfit-Gjermani

0
833

Pamje e takimit e zotiti Pandeli Majko me disa të pranishëm në Dyseldorf

Nga Luan – Asllan Dibrani

Në qytetin e Dyseldorfit në Landin e Nordheim Westwalenit në Gjermani, me datën 25.02.2018, u prit Ministri i Diasporës nga Shqiperia zoti Pandeli Majko.

– Ministri i Diasporës nga Shqiperia pati një agjendë të ngjeshur, me shumë bashkatdhetar, përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve tjera nga “Diasporora Shqiptare”. Aty u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, dhe organizimit të “Diasporës Shqiptare” për koordinimin e të gjitha kapaciteteve dhe forcave të veta të mundshme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit.

Aty u theksuar qe është e domosdoshme që ministritë e Diasporës nga Kosova dhe Shqipëria të jenë në bashkëpunim dhe të veprojnë në interesa të përbashkëta për Diasporën Shqiptare dhe vlerat e saj për dy shtetet Shqipërinë dhe Kosovën…

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i “Lidhjes shkrimtarëve, artistëve, dhe krijuesve Shqiptarë në Gjermani” zoti Pal Sokoli, kryetari i bashkësive të shoqatave Shqiptare në Gjermani, Zoti Lulzim Veliu, Zonja Megi Mass anëtare e kryesisë në partinë e CDU-së etj për atë rajon.

Në këtë takim aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare zoti Fatmir Muçolli përshëndeti të pranishmit edhe në emrin e “Lobit Euroatlantik Shqiptar” dhe “Lidhjes Shqiptare në Botë”. Ai shpalosi idenë e tij për organizimin e Projektit “Besëlidhja Shqiptare e Shekullit 21“. Ideja e këtij projekti ka hasur në mirëkuptim të organizimit gjithëkombëtar. Pritet me 21 mars të organizohet në Prishtinë shprehet zoti Muçolli.