KËNDOJ ME ZËRIN TIM

0
176
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

KËNDOJ ME ZËRIN TIM

Kur vendlindja afshesh më mungon,
Malli më rri – planetë – e pazbuluar
S’del zjarrin asnjë lumë për ta shuar;
As kënga ime – tejpërtej s’e kalon. –

Vargjet më buisin nëpër galaktika,
Gjithësia ka gjëra fare që s’t’i thotë,
– Dua të rroj po ende në këtë botë!
Natyra më mbushullon me lirika…

Vetveten dendur e pyes çdo ditë,
Nxora mësim nga Odiseja, Iliada?
Homerin e kënduam dhe n’balada,
Eposi ynë ka të thellë një traditë.

Poetët kanë ‘i mal dhembje brenda,
Poezia jonë është nazike n’metrikë.
I përmallur shpesh ndalem në epikë;
Këndoj me zë t’fyellit, se u çmenda!

Zëri nga vendlindja – mua ç’më fton,
Për vendlindjen sa pak kam kënduar!
Këngët s’kanë mbarim në krahëruar,
Vendlindja ime n’vargjesh vardaron…

E mërkurë, 2 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

ME VETMI KUNDËR VETMISË

Syri drejtimit kohës s’është trillim,
Nisem me shpirtin e një marinari.
Për hir t’murit këngët i nis së pari;
Lavdi zjarrit lëmshash në shtjellim.

Me vetmi rrufeje – kundër vetmisë,
Kacafytem me dhembje e pikëllim!
Kështu vargjesh godas gotën pelim
E përqesh natën mugë t’gjithësisë!

Nata më gdhinë zgjuar në mëngjes,
S’ka lavër nëpër fytyrën e zverdhur!
Shkrepat e ballit nuk më janë djegur;
Dy-tre miqtë me dorë i përshëndes!

Pse unë? Klounët vetë të turpërohen!
Me vetmi kundër vetmisë në luftime,
I përsosur jam më i qartë në qëllime;
Kokëtrashët nga asgjëja zvogëlohen!

Para vetmisë time – fatit të varfërisë,
Jam i dashuruar zjarrit të dashurisë…
Pemën e idhët ujis vargje të poezisë;
Ik besnik shqim para pabesnikërisë!

E enjte, 3/4 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

GURI I KEQ

Kushedi pse shquhesh aq n’largësi,
Nuk dallohesh se je as barkëthatë…
Mbi njëmijë vjetë rron zemërthatë,s’
Ta shohim lulegurin-Akropol ndiesi!

Rétë hajnesha të sjellin sall vetëtima,
S’ta trandin – thonë – fare qëndresën,
Në vendnumrim gjak e ke shpresën,e
Zëri s’të ndihet kur plasin bubullima.

Rritën tënde s’ta pamë – asnjëherë?
Me çka u gatove – çfarë lloj brumi, pse
Mishtrat s’të dridhen kur të godet lumi;
Stoik n’acar kurrë i paepur n’paraverë!

Je shkëmb i vjetër, ç’ne, ti guri i keq?
I ngulitur thellë shtatë pashë nën dhé.
Mbi brez pjesën gri ta shohim dhe ne,
Si dhe strehë ndonjë druvari fatakeq!

A rritesh ose lartësohesh padukshëm
Të gjithë t’kemi sogjetar orientues, pa
T’gdhendur – ti shkëmbkullëndriçues;
Ballit të bjeshkës peizazh i trukshëm.

E hënë, 7 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

IMAZHEVE MADHËSHTORE

Atje majave, majoleve më të larta,
Ku lifqerohen bukurit madh’shtore,
Desha t’i kapja me një butësi dore;
Për zëmbak s’kisha duar të gjata…

Brohori! Them majat një det i gjerë,
Pëllumbeshë ç’më bëhet shikimi, e
Buzagaz më trëndafilet gjelbërimi;
Florën zemrës e rimbushi të tërë,si

Flaka e rrezusheve me fytyrë agu,
Rruazat e vesës – barkushe me shi,
Lulet e majave futen n’enciklopedi;
Ylberet harqesh – bëhen si pragu…

Pragjet zgjaten luginash më lugina,
Përrenjve t’bjeshkës gurët – dardhë!
Papandehur vërej diç të bardhë,osh
Paravera vallëzon, zefiresh virgjina.

Shpërthyen buzëqeshjet në pllaja,e
Parë s’kam imazhe veshur endirë –
Zog’i trishtilit s’ndalet duke thirrë:
‘Eni, këto i gjeni në të lartat maja!’

E hënë, 7 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

JETË TEKANJOZE

Që herët nisa për të vjershëruar,
Ku njihte shpirti im ndoj’ torturë!
Nga fyelli pa u ndarë thuaj kurrë,
Ende kroi më buron n’kraharuar.

Anamorava më dha damar poeti,
Çdo udhë m’doli paksa e vështirë!
Hapsirat m’njohin dhe i njoh mirë;
Trishtilat kanë peng ‘i lloj amaneti.

Valët e Margës seç më vezullojnë,
Jam poet fshati n’kulm skaj m’skaj!
Lotët më rrjedhin, or mik, prandaj –
Dashurinë zjarr shelgjet e tregojnë.

Mos m’pyesni pse dal në shëtitje?
Shtigjesh vetveten mezi përmbaj.
– Mallit tim mos m’i hudhni faj, me
Një vocërrak mos bëni dhe çuditje.

Patjetër me vargje po u përgjigjem,
Ju qeshni – marrëzira – bëjë vetë!
Këto dhurata m’i dha skilakja jetë;
Si peshk mbi zall ndaj le të digjem!

E martë, 8 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire