O SA MIRE ME QEN’ SHQIPTAR, O HEJ!!!

0
918

Elvin Meka, ekonomist

Ne fillim hodhem monumentin, pak me vone dogjem “FLORA”-n dhe librarine e librave te rallë, pastaj vodhem ndihmat dhe filluam stervitjen popullore te HAJDUTIT, me pas shpikem 24/1-shin dhe e vijuam me “PLEPAT” dhe Plepishten, me tej vodhem tullat e fabrikave dhe tornot i shitem per skrap, duke pastruar shtetin dhe ekonomine nga “KOMUNIZMI” dhe duke mbush gomonet dhe qytetet me te papune, iu rikthyem edhe nje here KURBETIT dhe lincimit te FAMILJES, si meqe ishim pa pune filluam te besojme te ALKIMIA.

Kështu qe mblodhem gjithe parate e katandine dhe e futem ne skema piramidale, pasi shprehnim veneracionin tone per “FIRMAT”, pertej te kremteve qe i perkushtoheshim Zotit, shitem çdo prone me letra, per te shtuar kapitalin, nderkohe lejuam dhe veshtruam skifteret dhe hutat te leshoheshin mbi pronat e tjetrit dhe shtetit, e kur ALKIMISTEVE u doli kallaji,na ngjiti dora te kallashi, baruti e dinamiti…

E pastaj dogjem HIPOTEKAT, SHKOLLAT e GJYKATAT, qe me pas te shkonim ne Amerike me shkolle te mbaruar dhe CV te paster, ne bashki me dokumente te “ligjshme” per leje ndertimi.

E kur rame ne kontakt me teknologjine, u kujdesem te mbanim mend vetem dy kode PIN: te celularit dhe te CHANNEL X, si vetmi burim edukimi dhe i shprehjes se lirise se munguar ne kohe te KOMANDANTIT.

Nderkohe filluam revolucionin e edukimit duke futur ALTERTEKSTIN, sepse besojme verberisht te çdo fjale qe fillon “AL”, dhe kur pame qe inflacioni i librit ishte me i madh se hiperinflacioni i Gjermanise, e gjetem fajtorin te shkencat ekzakte, e ne vijim nxorrem jashte perdorimit MATEMATIKEN dhe FIZIKEN.

Si meqe ne shekuj kemi bere vetem TREGTARIN dhe USHTARIN, vendosem te studionim te gjithe EKONOMIK e JURIDIK, se ky i fundit i “pret paret me gershere”, e kur e kishim KRISTALIZUAR tashme jeten dhe te ardhmen, na i thyen xhamat e VITRINAVE dhe na lane zbuluar, por ne e kapem vetem prape pas fjales qe fillon me AL: “ALEMAGNE” (se elitat flasin FRENGJISHT!), dhe filluam EKSODIN e N-te drejt TOKES SE PREMTUAR e me pas…………………

E nderkohe qe rriteshim e plakeshim, qanim e qeshnim, shanim e levdonim, kuptuam se per 3 dekada:

SHTETIN e zhbeme,
LIGJIN e nxorrem ne ilegalitet,
EKONOMINE e alkimizuam,
SHKOLLEN e kryqezuam,
RININE e ç’edukuam,
KULTUREN e tallavizuam,
GJUHEN e shkallmuam,
FAMILJEN e pushkatuam,
DREJTESINE e shtremberuam,
MORALIN e perdhunuam,
USHQIMET i sufllaqizuam
MIRESINE e kainizuam
DASHURINE e kanibalizuam
ETIKEN e ç’nderuam,
FISNIKERINE e tallem,
RESPEKTIN e preme ne bese,
BESEN e hodhem ne plehra,
KORREKTESINE e perqeshem,

…por nuk harruam ne asnje moment te ç’irreshim: O SA MIRE ME QEN’ SHQIPTAR, O HEJ!!!!