POETI ME DETIN PËR DORE

0
735
Idajet Jahaj

Lexim i veprave të poetit, Idajet Jahaj

Në gjirin e poetëve të Vlorës, Idajet Jahaj është një zë i shquar në poezinë bashkëkohore shqipe. Vlora nuk jep vetëm peshk, ullinj, turizëm dhe stinë të bukura, shprehet poeti Idajet Jahaj; Vlora jep revolta e zemërime me shumë vizione. Të jesh poet në Vlorë duhet ta njohësh mirë shpirtin e detit, tokës, ajrit dhe, gjuhën poetike të së bukurës. Miku im, që nga shfaqja e popullit tonë në histori, shqiptarët, – trashëgimtarët e pellazgo-ilirëve, jemi në gjendje lufte dhe me armë nëpër duar shkruan, shkrimtari italian, G. Petrota.

Shqiptarët nga të huajtë ende cilësohet, më shumë njerëz të armës dhe të luftës, se sa njerëz të punës. Vonesat tona të pajtimit e të bashkimit kobëtar, lëvizin këtë ide të pandalshme të popullit tonë. Tek shqiptarët shprehet poeti Idajet Jahaj, autor i 43 veprave të botuar dhe po aq në dorëshkrim, idet poetike e politike janë përtej kosmosit të Vlorës dhe brenda gjithësisë së atdheut tonë. Misioni i pakryer i Rilindjes sonë Kombëtare vazhdon dhe do të vazhdojë. Idajet Jahaj, shkrimtar i shquar i letërsisë sonë ka të shkruar 12 mijë faqe tekst në libra të ndryshëm. Librat e shkrimtarit Idajet Jahaj prej 43 veprave të botuara ne po i shënojmë disa prej tyre; “Stërkalat e lumit”, “Infinit”, “Petale drite”, “Rreze e zefirit”, “Lot i diellit dhe hënëzat e limonit”, “Kur çelin lulet e para”, “Kur çelin shkronjat”, dhe dhjetëra vepra të tjera.

Miku im, ne të gjithë lemi lindur dhe rritur në djepin e kësaj toke; dikush me detin për dore, dikush me hënën dhe yjet, e dikush,… dikush me lumenjtë e harlisur. Z. Atdhe, jam lindur në Mesaplikë të Vlorës në vitin 1949. Në Vlorë kam mbaruar gjimnazin, ndërsa studimet për gjuhë – letërsi në Shkodër dhe Gjirokastër. Mesapliku ku unë jam lindur, është fshat i Vlorës. Aty kam marr mësimet e para. Shumë vargje i kam shkruar në rërë shprehet poeti Idajet Jahaj, por era m´i ka fshirë pa kërkim falje. E tillë ishte jeta e brezit tim. Mirëpo, fal lëngut të muzës poetike të vendlindjes, të Vlorës së detit, tokës dhe ullinjëve, qyteti ku unë punoj e krijoj, është vend i perëndishëm për poezi. Në Vlorë muza edhe të puthë edhe të kafshon.

Netët pa gjumë unë i kaloj me të dashurën time, poezinë. Betejat me frymëzimin më ndjekin në të gjithë qytetin, kudo që jam. Në djepin e tokës ku unë jam lindur dhe rritur, mjaltë është lëngu i bimëve dhe pemëve, burimet e ujit të gurit, vera e rrushit të fushave, vaji i ullirit, vlonjatet e bukura të poezisë, janë ambienti ose studio ku unë krijoj. Miku im, në secilën shkronjë të vargut tim kam dhimbjen dhe dashurinë e kësaj jete jo aq të bukur. Por ca çaste të bukura të jetës shkojnë më përtej dhimbjeve dhe dramave jetësore. S´ka më mjaltë se rigoni i shpatijeve të Vlorës dhe dhjetë llojesh të çajërave me aromë.

Atdhe, përderisa unë e mbaj detin për dore, vashat më të bukura të Vlorës shegët e tyre ia falin djemve të valëve detit dhe e ngrejnë lart dritën e fund-valëve të tyre. Në një çast tek bisedonim me detin e dallëzuar, Idajeti më thotë; ta hajë dreqi, kjo e qeshur e detit në këtë kohë m´i ngjan poemës së pashkruar dhe ermimit të poezisë. Mirëpo, sytë shohin më thellë, shohin dhe dëgjojnë dritën e gjoksit të detit. Kjo bota ime poetike më thotë Idajeti, ka shumë ngjyra, por, dy janë të veçanta, Këmisha Kuq e Zi e atdheut tim. Tek kjo këmishë / kam zemrën krua / dhe qiellin zog / Të dyja së bashku bëjnë këngën!.. Për gruan më thotë Idajeti s´dua të flas shumë.

Gratë në të gjithë jetën tonë janë frymëzim dhe festë e përhershme. Miku im, koha edhe në Vlorë rrotullohet me rrotën e vet. Biseda për poezinë dhe artin në përgjithësi me Idajetin s´ka fund. Eseja ime, “Poeti me detin për dore” shpalos shpirtin e florireve të përgjakura të poetit, kohën pa varre nëpër vargje, frymën e zemëruar të ajrit dhe erërave. Miku im, vetëm poeti e ka guximin të përgjaket për secilën shkronjë të krijuar në poezinë e tij. Muzën unë mund ta dehi vetëm me vepër të mirëfilltë. Ndryshe Diellin që e kam për dore do të derdhet në zbrazëtinë e vet. Eseja vazhdon!…

Atdhe GeciDortmund, korrik, 2019