DJE, NË PRISHTINË U SHUGURUA KISHA E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

0
3366

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Shugurimi i shenjtërores kushtuar Shën Nënë Terezës së Kalkutës, në Prishtinë, nisi dje, në orën 11:00. Shënjtore e cila me 26 gusht të vitit 2005, në shenjë të 95 vjetorit të lindjes së Lumës tashmë Shënjtreshës Nënë Tereza, e në perkujtim të 600 vjetorit të lindjës së Atletit të Krishtit ( Athleta Christi”, i quajtur nga Papa Kalistit III në kohën e tij ) Legjendës Evropiane e Kombëtare të shekujve Gjergj Kastriotit. Pikërisht mu atë ditë ishte vëndosur gurthemeli i Kishës së Shën Terezës së Kalkutës, nga ana e personaliteteve më karizmatike me ndikim: Presidentit të Republikës dr. Ibrahim Rugova, ( njeri i madh karizmatik dhe hero që gjithëherë i personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për liri dhe pavarsi ), Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës mons. Mark Sopi ( që për dekada të tëra në misionin e tij profetik meshtarak e ipeshkvnor, kontriboi shumë në çështjen kombëtare e pavarsinë e Kosovës, njëkohësisht e forcoi Kishën Katolike në të gjitha segmentet, i cili si ipeshkëv i devotëshem edhe i dha një zë të fuqishëm Kishës duke i përdorur shembylltyrat e zemrën e Bariut të Mirë, me gjuhën e arsyeshme, të dialogut, dashurisë, mirëkuptimit, humanizmit e mençurisë, andaj falë Shkelqësisë së Tij që ishte deshira e testamenti tij, i ndërlidhur plotësisht me Shën Nënën Tereze, në ndërtimin e shugurimin e Kishes me emrin, jetën dhe porosinë e saj për ne dhe për njerëzimin mbi tokë ), Kardinalit të Washington-it Shkëlqësia e Tij Theodore Edgar McCarrick, e ministri të shtetit Italian Roko Butilione.

Në këtë eveniment të djeshëm madhor ishin mijëra qytetarë nga të gjitha zonat e famullitë e Kosovës, të cilët kishin shtegëtuar për të marrë pjesë në shugurimin e Kishës së Shën Terezës së Kalkutës, njëkohësisht një organizim i tillë shtegëtimi për besimtarët e kësaj famullie për në Prishtinë, është bërë edhe nga d. Lenc Sopi, dekan e famullitar i Kishës së “Zojës së Këshillit të Mirë” Klinë. Morën pjesë edhe personalitete të larta të shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaqi, kryeministri Isa Mustafa, ministra të qeverisë së Kosovës, Shqipërisë, kryetari i kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish presdientje Atifete Jahjaga, deputet e liderë të partive politike shqiptare, i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj, Visar Aliu, Mimoza Kusari-Lila, Tomë Doshi, e ambasador të tjerë të huaj të akredituar në Prishtinë si dhe pjestarët e familjës së ish- presidentit legjendar dr. Rugovës e Rifat Jashari vëllai i komandantit legjendar, përfshirë edhe klerikë të komunitetit islam dhe atyre ortodokës.

Evenimenti i sotëm shugures në fjalë nisi me rite kishtare nga rezidenca e administraturës apostolike, marshuar skajit të rrugës së kryeqytetit drejt dyerve të kishës. Pikërisht ishin sherbestarët në krye me ministrantët e priftërinjët bashkremtues të cilët kishin shtegëtuar nga zonat e ndryshme shqiptare e dioçezat të tjera katolike si Amerika, Mali Zi, Kroacia, Serbia, Bosnja, Sllovenia, Maqedonia etj, njëkohësisht pas tyre ecnin edhe i Deleguari i posaçëm i Vatikanit, kardinali shqiptar Ernest Simoni–Troshani e delegati apostolik për Kosovën, Julis Janosh, e percjellur nga ipeshkvi i administraturës së Prizrenit imzot Dodë Gjergji bashkë me kryeipeshkvijtë e ipeshkvijtë e tjerë të ftuar pēr këtë eveniment.

Kardinali shqiptar Ernest Troshani – Simoni, ishte ai i cili iu drejtua audiencës në gjuhën shqipe i cili tha se Nënë Tereza është pasqyrë dhe shembull për gjithë njerëzimin. “Në këtë ditë duhet të lutemi, duhet ta lusim të madhin Zot për gjitha që na ka dhënë. Ata që kanë dhënë lëmoshë mos të mendojnë se është një gjë rasti, lëmosha është ndër virtytet më të fuqishme që ka feja”.

Ashtu sipas ritit fetar në hyrje të kishës u bekua me uji për ripërtëritjen e dëshmisë së pagëzimit të besimtarëve njëkohësisht hapësira e saj u spërkatë me ujë të bekuar nga ipeshkvinjët. Pas Ungjillit dhe predikimit të lexuar e interpretuar ashtu sipas ritit kishtar vijoi kushtimi apo shugurimi, i cili nisi me litanitë, gjatë të cilave thirrën në mbeshtetje shenjtorët e Kishës katolike. Pas ritit litanik, u bë vendosja e relikeve – pikat e gjakut të Shën Nënë Terezës sonë shqiptare e njerëzimit, në vendin e rregulluar enkas aty afër shtatores së saj, anash altarit kryesor tē Kishës ku edhe altari u la-pastrua me ujë të bekuar dhe u lye me vajin e shenjtë, ku me bagmin nga ipeshkvinjët u lyen të dymbëdhjetë shtyllat e kryqet e apostujve në çrast mbi altar u dogj kemi, shoqëruar me këngë liturgjike e lutje nga ana e ipeshvit percjellë nga besimtarët.

Pak para perfundimit të meshes ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se katedralja e të Shenjtës Nëna Terezë, është shtëpi e Zotit dhe se në traditën e popullit të Kosovës, kurrë nuk janë bërë ndarjet e kishave, xhamive, manastireve dhe teqeve, pikërisht presidenti nënvizoi duke thënë: “Më lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha – Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë të bardhë ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit”, andaj në fund të fjalës së tij presidenti Thaqi: “Uroj që kjo Katedrale, sot e përjetë, të qëndroj si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, t’iu përkujtojë fëmijëve tanë dhe gjithë gjeneratave që vinë se kush ishte Shën Tereza. Rrëfimi i Shën Terezës së Prizrenit, Shkupit, Letnicës dhe Kalkutës, është rrëfimi më i rëndësishëm i historisë tonë dhe udhërrëfyes për të ardhmen”.

Ia vlenë të thuhët se muret e kishes së Shën Terezës së Kalkutës në Prishtinë jane portretizuar figura të ndryshme të kishes katolike por edhe të atyre që ndihmuan në ngritjen e saj. Pikërisht ne mesin e tyre është edhe presidenti i ndjerë i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, imzot. Mark Sopi etj.
Ishte edhe kori i kishës i cili për mrekulli e pershpirtërisht bëri përcjelljën e ceremonisë eukaristike gjatë gjithë kohës sa zgjati mesha shuguruese e Kishës.
Për shkak të ceremonisë së shugurimit kishte siguri të madhe nga forcat speciale e policore rreth kishës, ku edhe rrugët përreth saj pothuajse ishin të bllokuara.

Më vonë pas perfundimit të meshës, për mysafirët special pjesmarrës të këtij evenimenti shugurues e kontributdhënësit nga vëndi e mergata ( Amerika, Evropa… ) të cilët sponzorizuan në ndertim të Kishës së Shën Terezës , në shënjë nderi e respekti u shtrua një drekë solemne në Hotel “ Emerald” që do të thotë se ( po i veçoj disa me të cilët kontaktova) në ftyrat e z. Marjan Cubit, Pashk Maksutit, Lekë Perlleshaj, Vera Mrijaj-Perlleshaj, Mëhill Gjuraj etj., vërehej një gëzim i paparë dhe se ishin tejët të lumtur për veprimet e tyre në pjesmarrje të meshës shuguruese dhe në ndihmë në ndertim të Kishës së Shën Terezës në Prishtinë.