Narcisët buzë rrugës

0
295
Nexhat Halimi - pikturë

Nexhat Halimi

Ëndrra apo amshimi

Ora bie 00:39 minuta natë ditë degëzës së pafat
Lidhnim krye në ceremoni të ëndrrës së gjatë
Me prof riza bicajn në vetminë me rugovën e hamitin
Me ushtarin e entuazmuar me mua në radhë
ja ecja gjatë e gjatë jetës së ngrirë e prapë gjallë
përgatitëm pa vetëdije solemnitet me kavall
binte shi i rëndë me profën në krye e mua aty
në Mallin e tendosur në tokën e Ujmanit në Shi
një shi me mëri curril i akullt në vetmi
ai s’është më s’është as rugova vetëm hamiti
e hija ime e lodhur në gjunjë e rrëzuar kaq vjet
për t’u takuar me vetveten diku ndërmjet
ora ikte heshtur një binte në rimin e vet
çdo gjë e sojit të tij më mungon tha beqa i rugovës
e derdhej muzikë klasike në rrugën e thatë
natyrisht i kishte hije zot im çdo gjë e kosovës
ja sesi lidhet kujtimi për të në ora 01 e shtatë
të shkelim përsëri dhembjes të ndjekur të pafat

Narcisët buzë rrugës

Vetëm sa e ka përgjakur brezin kufitar mëngjes i ri
Ecja me hijen ndër gurë te kroi i ujit të fjetur

Arrita para derës së vjetër në Dumnicë trokita aty
Gjashtëdhjetë vjet më vonë zëri shpërtheu jehonë
Përgjatë fëmijërisë së shtrirë kaq egër dhe bukur

hapësirës së mjegullt vinte veç ‘i zog e ‘i flutur
e hija humbur për Tullar veç me varre në Toplicë

i mbylla sytë e i çela prapë asgjë e njëjtë tjetër
mungonin pullat metalike shtrënguar me litarë mitik
e fryma e vjetër më rëndoi e më mori ngryk

çdo gjë ka ndërruar ka ikur apo ndoshta është fik`
ky që psherëtin është Uka apo nuk është ai dot

trokita prapë e dera me gjëmë lë dritën të pik kot
brenda misterit të vet të shpërthyer qindvjeçar
– Eja brenda, – tingëlloi vetja tjetër gjysmë tretur
– Mirë se të ka pru’ zoti or siluetë ndërmjet e vrarë

Hapësirës së trazuar të mjegullt ikte kohë e vjetër

largësia ra mes fjalësh e copëtuar dhe e vetmuar
Askush s’çel derë kot trokas i fjetur apo i zgjuar

Ja veç pamja e vjetër njëjtë dhe ëndrrat e fëmijërisë

Me barin e pakositur e narcisët buzë rrugës fare
Me zogjtë vetmuar qiellit me cicërimat mbi dritare
Me A B* nga e flet Alfabetin në hije të robërisë

*Azem Beqiraj, mësuesi i autorit