MOS-BËRJA E KOALICIONIT LDK-LVV – FAVORIZOI PARTITË-BANDA, PDK-AAK

0
505

IDRIZ ZEQIRAJ

Klisheja se “ne bëjmë koalicion me elektoratin”, e mbllaçitur, përtypur, nga të gjitha partitë politike, është një sllogan, që nuk thotë asgjë. Pazaret e koalicioneve, derisa llogaritën të ligjshme, ato sjellin përfitime reciproke, qoftë në mbështetje me partitë në konkurrencë, qoftë me ndarje të pushtetit, qendror apo lokal, komunal.

Në zgjedhjet e fundit, elektorati i Kosovës, ka bërë një hap para. Ai ka ndëshkuar njërën nga partitë-banda, kryesuesen e “klanit Pronto”, PDK-në. Por, goditja e këtij klani mafioz e supër-kriminal, i cili e ka sjellur shtetin e Kosovës në buzë të greminës, mund të goditej edhe më shumë, nëse LDK-ja me LVV-je, do të koaliciononin,madje, në të gjitha rastet, ku ndeshën këto parti me PDK-në-bandë.

Dhe, kjo do të ndodhte për faktin se votat e tyre të bashkuara, do ta mundnin, madje, në të gjitha përballjet, e njërës apo tjetrës, me PDK-në e “Prontos”. Edhe në Mitrovicë, PDK-ja do të dilte “me bisht ndër shalë”, nëse LDK-ja dhe LVV-je, do ta përkrahnin AKR-në e Agim Bahtirit.

Dobësimi, mundja, largimi nga pushteti lokal i bandës të PDK-së, do ta përafronte mundësinë, për goditjen e saj në pushtetin qendror edhe të partisë tjetër bandë-AAK-së. Sepse, partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja, janë kanceri i Kosovës, ngaqë ato sabotuan luftën; shumëzuan numrin e jetimëve në Kosovë, duke i vazhduar krimet e Millosheviçit; veshën në zinë e përjetshme qindra familje të viktimave dhe mijëra të tjera, të lidhura më këto familje. Bandat e këtyre dy partive, vranë ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut dhe veprimtarët e partisë-lëvizje gjithë-poullore, LDK-së, e cila bëri luftën dhe paqen.

Kur anëtari i Kryesisë të LDK-së, Avdullah Hoti, i kërkoi kërkim-faljen publike, për “dhunën” e bërë LVV-je dhe pas dy ditësh e pasoi, me përsëritje, edhe Isa Mustafa, u pa qartë se SHIK-u vepron, sa herë që banda-PDK-e është në hall. Ishte një kërkesë absurde, deri në idiotësi, sepse nuk ishte as rasti dhe as momenti, për të hapur një temë të tillë, krejt të panevojshme. Aq më pak, kur dihet se LVV-je dhe populli i Kosovës është provokuar, marrëzisht e kriminalsht, nga: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, me kompani. Pazarët konspirative të Hashim dallaverës për Mitrovicën; statusi i Bashkësisë të Komunave Serbe, “Zajednica”, brenda Kosovës; Shënimi i vijës kufitare aktuale, Demarkacinit, me Malin e Zi, ishin dhe mbetën tejet dëmtuese, për sovranitetin shtetëror të Republikës të Kosovës.

Dhe, në këtë krizë, deri në bërjen e Serbisë hisedare, në sundimin e Kosovës dhe tjetërsim të territorit, në favor të Malit të Zi, ishte LVV-je që u përball me kundërshtinë madhore, deri në përgjakjen dhe burgimin e aktivistëve të saj të devotshëm. Dhe, e gjithë kauza e tyre ishte e vërtetë, e shenjtë dhe kombëtare. Ndërsa kauzat e pushtetarëve të përmendur, ishin dhe mbetën të rrejshme, djallëzore dhe tradhtare.

Tashmë, jemi në prag të datës zgjedhore, të balotazhit. Partitë-banda, duke qenë në kampin e bashkuar kriminal, PAN, kanë bërë të gjitha koalicionet e mundshme. Ndërsa, LDK-ja dhe LVV-je vazhdojnë me retorikat bajate, në kërkim se cila nga ato ngarkohen me faj, për akuzat e ndërsjellta. Por, një gjë është e qartë: Mosbërja e koalicionit, LDK-e-LVV-je, është favorizim i drejtëpërdrejtë i partive-banda, PDK-së dhe AAK-së. Kjo meritë është ekskluzive e SHIK-ut kriminal, i cili, me dosjet e bollshme, që posedon, për strukturat vendimmarrëse të partive në opozitë, në veçanti, të atyre të LDK-së, dikton qendrimin refuzues për koalicione, që do ta nxirrnin PDK-në “me buzë të kuqe”, humbësen fatale të zgjedhjeve lokale.

Presidenti militant partiak, Hashim Thaçi, shtoi edhe një marrëzi dhe bëri edhe shkelje kushtetuese, me pjesëmarrjen aktive në fushatën zgjedhore, së fundi, me shpalljen, dekorimin e disa luftëtarëve, me titullin suprem “Hero i Kosovës”, pa e pritur ditën e shënuar për raste të tilla, siç është 28 Nëntori, pavarësia e Shqipërisë dhe Festa e Flamurit Kombëtar. Këtë e bëri, për ta favorizuar në balotazh, kandidatin e PDK-së, me ç`rast u dekokua edhe një anëtar i familjes së tij.

Edhe AAK-ja sforcohet në premtime, siç deklaron kryeministri Haradinaj, se Flamurin e Dardanisë, të ideuar nga Presidenti Rugova, do ta bëj Flamur të shtetit të Kosovës. Por, kjo, jo vetëm që nuk është në vartësinë e mundësinë e zotit Haradinaj, por, është edhe hipokrizi, sepse zyrtarët e tij, nuk lejuan vendosjen e këtij Flamuri dhe të fotografisë të Presidentit Rugova, përgjatë një takimi të LDK-së, të mbajtur, verën e vjeme, në sallën e kuvendit komunal të Deçanit!

Tanimë, ka mbetur mundësia e fundit: Drejtuesit lokal të komunave, të bëjnë koalicione, për mbështetje reciproke, kudo që ato përballën në balotazh, me partitë-banda. Ata nuk duhet të përfillin urdhërat nga qendra, sepse shefat vendimmarrës, janë pengje të SHIK-ut dhe nuk guxojnë të veprojnë në dëm të PDK-së. Vendimi lokal, do t`i shpëtonte, të paktën, me gjysmë-fytyre, shefat e tyre të tmerruar nga dosjet e SHIK-ut.

Elektorati i LDK-së dhe i LVV-je, duhet ta mposhtë ngurrimin, deri në refuzim, të krerëve qendrorë partiakë, për të bërë koalicione jetike, për fitoret reciproke dhe të votojnë masivisht, kundër partive-banda PDK-së dhe AAK-së.

Ne kemi parashikuar edhe mundësinë e një qendrimi të tillë, të çuditshëm dhe skandaloz, të strukturave vendimmarrëse të LDK-së, më sakt, të klanit, të rretht vicioz të kryetarit Isa Mustafa, i vetëzgjedhur në Kuvendin e 8-të “zgjedhor”, duke shkelur të gjitha normat dhe parimet demokratike. Dhe, pikërisht, për këtë, anëtarësia e LDK-së, e shprehë dyshimin e bazuar se vendimet monstrume të këtij klani, diktohen nga SHIK-u. Andaj, në vijimësi, kjo anëtarësi, kërkon zgjedhje të parakohshme partiake, për ta çliruar LDK-në nga ingranazhi, kthetrat tmerruese të SHIK-ut kriminal e terrorist.