ISMET TAHIRAJ – UUUEE KRISTALI !!! – vëllim me poezi

0
1706
Ismet Tahiraj

ISMET TAHIRAJ

UUUEE KRISTALI !!!

(Poezi për fëmijë-grup moshat 8 deri 10 vjeç)

PJEPRI

Në arë
Mos qenkan
Vesh’ lepuri?

Jo qenka
Çarë pjepri.

Eja ta hamë nën ftua
Një rrisk’ ty
E një rrrisk’ mua.

KUNGULLI

Arave mori kungujsh,
Kungujt qenkan
Lara – lara…

A ta përqafi
Tha teta Mara.

Po tha Agroni
I përqafi dhe unë,
Dimrit na jep
Fara sa të duam.

THANA

Bërtet Tana
Ejani Thana
Ejani Thana.

Kush i gjet’

Në Përrua të Zogut
Paska alamet.

LAJTHIA

Fluguni ketrit,
Bërtet Hasani,

Nën lajthi
Tani tinëz ka hi.

Nuk është ketri
Xha Hasan,
Është Tani
Ai lazdran.

KUMBULLAT E THARA

Kush do kumbulla
Të ëmbla si fiq,
Mësyjani për Koliq.

Atje kumbullat thahen
Në furra me thupra,
Sa te shijshme vijnë
Kur hahet me to buka.

Kudo në Koliq
Reçel kumbullash
Shtrohet për miq.

PJERGULLA

Këtu te ne
Ka rregulla.

Këputet kalaveshi
Kur thotë pjergulla.

Atëherë si inxhi
Kokrrat plotë ëmbëlsi.

KULLAT

Çka është kulla
More gjysh,
Eja me tha ore këlysh.

Po i ndaj kullat
Ne dy tipa,

Me frengjia
Me kapexhika.

Një te tillë e kemi sot
Kullë e Azem Bejtës
Veç barot.

QILARI

Ky qilar
Sa i ndritshëm
Sa i bardhë.

Sa i flladshëm
Pa mahi
Me freski.

Këtu bulmeti
Ka rëndësi.

Natyror e biologjik
Gjithsesi.

SHATËRVANI

Ikni sherra
Bërtet Dani
Ujë pi
Shatervani.

Ujë i bardhë
Bjeshkë te shkambi.

HAMBARI

Hyri hëna në hambar
Ndejti aty pak,
I tha Beni rri e qetë
Shalqin kemi për merak.

Qeshi hëna
Me hijeshi,
Duke lënë po atë sasi.

STELI I QENIT

Si të shkoi ta marr topin
Te steli…

Me ha bubi
Bub leshverdhi.

Jo moj Mrikë
I tha gjyshja,
Nuk duhet të kesh frigë!

CFURKU

Gjysh o gjysh
Me zemër te bardhë,

Ky dru me degë
çfarë të duhet n’arë.

Eh more nipçe
Ti radhis duajtë
Me cfurk me bëhet
Si ndihmë e tjetër kujtë.

VEKU

Rramë e dam
Në këta drunjë
Gjyshe pse kështu
Qilimin thurë.

Eh moj bij’
Veku ka histori,

Veshje e kombit
Hijshëm na rri.

TËHOLLUESI

Tetja ka
Një tëhollues
Po ia prekem
Na hedh n`prush.

Thot me të
Holloj petë
Është art i vërtet.

ÇEREPI

Çka është çerepi
Plotë prush përfundi
Bukë misri
Që përdorte katundi.

Nana Ajkunë
Djepin përkundë
Dhe gatuan.

VORBA

– Gjyshe te lutem
Çka është vorba?

– Është ena
Ku i freskët
Ruhet qumështi
Ruhet kumshti.

Edhe hirra ka rëndësi
Ndaj vorba nuk le mangësi.

ÇELIBARI

Argjendin kush
E shkrin
Çelibarin Si ndrinë

I tha mësuesit

Vog’lushi.

I tha mësuesi: na vijnë
nga Janjeva
E Prezreni

Nga aty
Është madeni.

KARKALECI

Po flet gjyshi
Te krevati
(sikur flet vetmevete)

Sa me ka marr malli
Për zë karkaleci.

Shko o gjysh në kala
Ta përjetosh këtë sevda.

KAVALLI

Eh Skenderi
Me kavall,
Ecë ngadalë
Nëpër livadh.

Nuk të jep
Ka neveri,
Arti i tij
Në melodi.

DHËMBI ME RRUZA

Një dhëmb të madh
Kaq të madh
Nëna e ka veshur
Me rruza ngjyrë portokall.

E në derë
Kur këndon pupza
Shkëlqejnë rrezet
Shkëlqejnë rruzat.

KMESA

E merr gjyshi
Pa përtesë
I prêt therrat
Kullosin edhat

Aty ku nuk
Kishte hap’sire
Kmesa pastronte fush`n
Ishte xhevahir

TURJELA

Seç hapen vrimat
Vrima e vrima
Në hekur
N’ dru.

Me turjela
I nxjerrin
Kristalet e verdha.

PATKOI

Secili kali
Qoftë në fushë
Qoftë në gurinë,

Kur ka patkua
Nuk merr ne thua.

Gurve nxjerr xixa
Si vetimë.

ZDRUKTHI

Lëmon dërrasa
Zbukuron dru.

Gdhend tavolinë
Ku librat rrinë.

Po dhe komodinës
Sa i jep hijeshi.

KASHAGIJA

Kjo furçë me tela
Kreh kuaj
Në ahur e ferma.

Ndrit qimet e tyre
Të bardha zambak,

Valltari me te
Si rrufe bën hark.

XHEZVJA

Merre hallë xhezvën
Na i pjek dy kafe
Kënaqemi llafe.

Në filxhan
Sa një spirr`
Kafja del
Fort e mirë.

BLUDA

Është prej druri
Me kapak
Mban sheqer
E mban ashaf.

Moti dikur
Gjyshi Dan,
Hallve mbante
Kish nam.

FENERI

Çdo shtëpi
Ne çdo derë
Kish zakon
Te këtë fener.

Natën i ndiznin
Sapo terri të bjer`
Më sokakut
Kuturu s`bredh

PLISI

Plisin xhaxhi e vë në kokë
Pak është i rrept,

Po ne luftëra plisi
E ka ruajtur
Nga plumbi i sertë.

Ah xhaxhai e do plisin
Ma shumë se shpirtin e vet.

KRISTALI

Përplotë me ngjyra
Si lule behari,
Vjen nga Trepça
I bukur kristali.

Edhe në vitrinë
E ka madhështinë.

SOFRA

Aty ku ulet miku
Shtrohet fiku.

Sa është lezet
Buzëqeshja vjen vet.

Sofra, thonë tek ne
Ka bereqet.

TENXHERE

Çka bie
Nëna prej dere,

Dhallë te ftohet
Midis vere.

Akullore po si
Do ta lëpijmë
Ne të dy.

PARMENDA

Atëhërë kur lavrohej
E hidhej fara
Gjyshi thoshte:

Kemi me pasë
Të korra të mbara.

Hynte gruri në hambar
Ne theqafje urisë
I thonim, udhë e përdalë .

SAMARI

Po i hipe kalit
Nuk ndihesh rehat
Po te mos
Ishte samari.

Kur niset
Kali në vrap,
Samari të mbron
Prapë se prapë.

BAHE

Është një bli
Në malsi
Bahja bëhej
Nga lëvorja e tij.

Prej bahje guri shkonte
Aq sa zogu fluturonte.

GAJDE

Dy pipëza
Lëkurë edhit
I ngjiteshin skaj me skaj.

Gajdexhiu
Faqet i frynte
Bullafiq si rrëshiq.

2.
Gajdeja në luadh
Vallja veç u kall!

QARKU

Çdo egërsirë
Që bën dëm,

Pa pritur binte
Në qarkun e posa vënë.

Ky qark mbulohej
Me krande e dushk,

As dhelpra se nuhasate
Po aty dihaste.

SIXHIMI

Lopa e hëngri
Sixhimin në luadh
Si një portokall.

Kush e dijti i pari
Xha veterinari.

Më mos t’përseritet
Se bari i tugitet.

KËRPI

Të mbjellnin dikur
Afër përrenjëve
Afër lumenjëve.

Te korrnin
Me drapër si grurin.

Nga kashtë e tij
Thureshin litarë,
Pelhurë për thasë
E çergat se fundi.

Jetën populli
E bënte me të
S’kishte sintetikë
Veshje kjo
Ishte hë për hë.

HINKA

Hinka është
Një gyp me grykë
Ku mes saj
Kanë ecur vajrat.

Po n’atë grykë
Ka rrjedhur
Vajguri

Ujë në mulli
Për bluarje gruri
Një hink` të tillë
Në shirita qymyrin
E përcjell fill

GURI I MULLIRIT

Në Boletin të Shalës
Gur mulliri
Është skalitë
Nga ka marr` dritë.

Mulliri me zhurmë
Rrak e tak,
Miell gurabije
Për ty bën vocrrak.

MATARE

E rrumbullakët
Ena metalike
Ujin në të e ruanin
Fushmaleve ushtarët

Secili ushtar
Paisej
Me matare
Se në luftë etja
I bënë më zi se batare

SHOSHA

Shosha drithin
Mirë e mirë e sitë
I lë kok`rrat e arta
Të bëjnë dritë
Poshtë hedh të tjerat
Që s`kanë merit`.

GJYRMYSHEKU

Vashat i merrnin
Nga levorja e tyre
Vënin hark në dorë.

Gëzoheshim kur
Rrahte defi,

Kur vallëzohej
Në ditë Shëngjergji.

TIRQIT

Gjyshi i vishte
Tirqit e rinj
Me gjashtë gajtana,
Kaleronte
Me atin Dori.

Në arena dasmash
Si revy mode
Luan lojën e tij.

Dori- (kalë qimekuq)

KOFINI

Është i thurur
Me thupra
Për mrekulli,
Dy dorëza anash
i rrijnë për hijeshi.

Kofinit me dardha
Me ftonj e me rrush,
I gëzohet secili voglush!…

TAKMAKU

Duar të forta
Duhej të kishte
Ai burrë,
Me çekan të madh
Të rrënonte mure
E të thente gurë.

SAJA ME QE

Bjeshk`
Sa e vështirë jeta
Kudo mal,
Kudo përrua

Dimra të
Mëdhenj

Sajat me qe
Sillnin dru

Flakë ndriste oxhaku
Kur pranë tij
Këmbëkryq rrinte plaku.

LAHUTA

Lufta të rrepta
Ku derdhej gjaku
Plaku me lahutë
I jepte hakun.

Po ndonjë vashë
Kishte aq hijeshi
Ai ia thynte zemrën
Qe ti rri për bri.

BUÇUKU

Është matë me te drithi
Pa e futurë në thasë
Mielli është matur
Me të njejtën masë.

Dikush ka thënë:
Punët kur të bëhën buçuk
S’ti ndreq askush.

BULECIT

trungu TAHIRAJ

Buleci i paanë
Fushë gjithë lule,
Burime, oh burime
Kryezoti tha po
E vari buzët
Që ç’ ke.

2.
Me tutje tha
Dua lajthi,
Një bunar
Ku lozin çobanëria.

Tutje tha kryezoti
Ku s’arrin shtrëngata,
As në përrallë shtrigat
Veç lule Jerine
E gjyrmyshek vashash.

3.
Tutje tha kryezoti
E picërroi sytë,
Me mollë një kopsht
Përzier me kajsitë.
Ku qengjat kanë
Arenën e vet
Fyelltari i ri
Frashër të zi.

4.
Lule shtrydhe – dredhëza
Të shtrohen në sofër,
Ku vjedullat ikën
Me misrin s’takohen.

Si thotë kryezoti
Dhe vari duart
Për netët e gjata
T’i kemi drurët.

Tërshëra, thekra
Dhe fasulja,
E gjithë djersa
Kokrra të arta gruri.

5.
Burimet të jenë
Siç qenkan bilur,
Në lindje një i shenjt
Në perëndim një gur.
Të mos rrinë
Njerëzia kot,
Kryezoti u tha
Me lahutë të
Festohet sot.

6.
Përmbi te gjitha
Dhe motra Gjane,
Shteg te dardha e vet
Deri te lule thana.

Tutje Bahtija
Të rri të shalqiri,
Dy motra yje
Si nur perëndie.

E hirtë do fushë
Atje te hirti,
Ku ngjitet balta
Siç ngjitet gjipsi.

7.
Shtatë anët e Bulecit
Shtatë shtylla perëndie,
Rrugë që s’mbyllet
Njerëz që s’vdesin
Nën hije.

Bukuri e latuar
Më zmalt trimërie,
Ku bulbëron sythi
E nderi s’tkurret.

Zjarr i jep qytës
Zjarr e ngre flamurin…

AUTOBIOGRAFIA

Ismet Tahiraj Ismet TAHIRAJ u lind më 1956 në Klinë te Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa Shkollën e Lartë për gazetari e mbaroi në Beograd. Është krijues aktiv, emrin e të cilit do ta gjesh në shtypin e kohes me poezi për fëmijë dhe te rritur e satira humoristike, që nga shkolla e mesme e këtej. Shumë krijime letrare i ka botuar ne revista periodike si “NacionalAlbania”-Tiranë, ”Kosova e Kek-ut”, “Verbi”, ”Kosova sot”, “Zog mëngjesi”, ”Mollëkuqja”, ‘Bota Sot”, “Valë e fjalë –Mitrovicë“, Revista letrare “Fatosi” –Tiranë. Është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik ne Radio Kosovë “Mahi pa Kufij”, Radio Ilirida në Itali, Radio “Zëri arbrit”-Belgjikë, ”Pena shqiptare-Tiranë”, “Drita”, “Muzgu”-Tiranë, Pelegrini”-Greqi. Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vendi i II në revistën për fëmijë “Gëzimi”1986), në Mitrovicë në konkursin letrat komunal iu nda vendi “Gota e Argjend”. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu, është përfshi në antologjinë poetike” Flakadani i Lirisë” që i kushtohet Zahir Pajazitit, “Pena e Lirisë”, heroi madhor Arif Shala, “Promenadë mërgimtaresh-Harilaq”, si dhe shumë antologji tjera poetike anekënd trojeve shqiptare. Gjithsejt ke të botuara 6 vepra, e në mesin e tyre librin me poezi për fëmijë “Erë Vendlindje” më 1995. librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi” 2011 dhe “Në dritë qiriri”- viti 2014.”Trendafili Yt “2015, libri për fëmijë” Kur Bie Shi”2016.

Është anëtar i L.SH të Kosovës dhe së bashku me Shqipe Hasanin ,Xheladin Çitakun, kordinator i Klubit letrar “Arif Shala- Kanada. Jeton në vendlindje.

Arlinda TAHIRAJ