FOTOGRAFËT E ALBINIT, QË PËRPIQEN TË NXJERRIN KEQ RAMËN

0
216
Rama (i keqi) vetëm e Albini (i miri) me shokë shumë

Rama (i keqi) vetëm, e Albini (i miri) me shokë shumë

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Sa herë merr pjesë në takime ndërkombëtare Albin Kurti, në takime me Ramën etj., ai i porositë fotografët e tij (siç duket), që të bëjnë foto kompromentuese për Ramën, jo me loqe jashtë, si dikur në plazhin e nudistëve, por sikur Rama është i fjetur apo drogaxhi – nga takimi i fundit me të në Bruksel, e Albini telektuali i madh, njeri i lexuar e me kokën plot me libra. Apo si në rastin e fundit nga takimi në Bled të Sllovenisë, ku Rama paraqitej i vetëm, e Albini me shokë shumë në diskutime të gjalla, foto e ilustruar më lart në këtë shkrim, që u mor dhe u komentua nga Syri.net dhe media, e opozitarë të tjerë në Shqipëri.

Ka kohë që Albin Kurti me shpatulla të ngushta, ka filluar një rivalitet me Ramën, duke u përpjekur ta paraqesë Ramën keq në mënyra të ndryshme deri edhe me fotografi. Por a do ia mbajnë shpatullat Albinit këtë rivalitet me Ramën se? Kush do të dëmtohet më shumë?

Në rastin e parë, kur Albini u ul me Ramën në Bruksel, dhe e paraqiti atë si fjetaç e drogaxhi përmes fotografëve të tij, (se fotografia kapën një moment, varet si je, i ke sytë mbyllur, etj. dhe nuk besohet që Rama me fotografët e tij e nxjerrë veten keq në foto, që të sulmohet e përqeshet nga kundërshtarët politikë), duket se Albini po i kërkonte ndihmë Ramës për sigurimin e vaksinave Pfizer. 2-3 ditë pas këtij takimi, Aleksandër Soros shkoi në Prishtinë dhe u takua me Albinin.

Dihet se Rama e ka mirë me Sorosët. Më pas dëgjuam për lajmin se Kosova siguroi një kontratë me Pfizer për 1,2 milion vaksina. Nëse ky është rasti, ku Soros ka ndërmjetësuar për kontratën e Kosovës me Pfizer, kjo tregon edhe meskinitetin e Albinit dhe nivelin e ulët prej laperi e kulimi, që ai ka. Se i kërkon ndihmë tjetrit, ai të ndihmon, dhe ti e tradhëton dhe synon ta poshtërosh, apo ta paraqesësh keq? Kjo nuk shkon! Logjika këtu të çon.

E pastaj thonë “Rama tradhëtar e drogaxhi”, se shikon me gjetë rrugë pajtimi në Ballkan, e “Albini patriot e dijetar i madh”, që jo vetëm me serbët gjeneron mospajtueshmëri, por po synon të prishet edhe me shqiptarët në Shqipëri. Ku është intelektualiteti këtu? Ku janë librat e lexuar? “Tjetrit shihi punën, e jo gunën” – thotë populli!

Rama - Kurti

Këto ditë Rama deklaroi se “Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm, Kurti s’mund të vendosë edhe për Shqipërinë…“, diçka që unë e gazetarë të tjerë shqiptarë, e kemi vënë re sidomos me ndërhyrjen dhe imponimin banal të Kurtit dhe mbështetësve të tij talebanë, në lidhje me ftesën, që Bashkia e Korçës kishte bërë për këngëtarin kroato-boshnjak, Bregoviç. Një diskutim që ngjante me ato rastet kur “për një plesht digjet jorgani“, mbështetësit e Kurtit nuk donin që Bregoviç të këndonte në festën e birrës dhe nuk lanë gjë pa sharë për Shqipërinë, Ramën e shqiptarët – derisa lanë të kuptohedt se ishin ata, që qëndronin edhe pas gazit lotsjellës të hedhur në festë atë natë.

Ky ishte një rast tipik, për të ilustruar imponimin e papërmbajtur të disa kosovarëve mbi Shqipërinë e shtetin shqiptar dhe kjo parashikohej se do të çonte në krisjen, përçarjen, krijimin e marrëdhënieve të ftohta mes shqiptarëve në të dyja anët e traut të Morinës. Unë reagova disa herë ato ditë, duke përmendur importet serbe në Kosovë, për t’ju treguar albinistëve, se ata duhet të shohin punët e veta, e jo të merren me gjëra pa ndonjë rëndësi, që ndodhin në Shqipëri. Është më keq t’u japësh serbëve 30 milion Euro në muaj, se sa të dëgjosh 3-4 këngë serbe të Bregoviçit – mendoj unë.

Albini është shprehur këto ditë se “Kosova nuk ka lekë për blerjen e vaksinave të tjera”. Pra, Kosova ka problemet e veta, që i dalin boll, a po e shihni? Vdekshmëria e njerëzve nga infektimi është disa herë më e lartë në Kosovë, se në Shqipëri e lekë nuk ka. Është më mirë që energjitë pozitive të Albinit dhe qeverisë së tij të shkojnë aty, te hallet e njerëzve, se sa të merren me foto kompromentuese për Ramën, sikur janë paparazzi.

Kosovarët e Albinit duhet të dinë se miqësia e raportet e mirëbesimit mes njeerëzve marrin vite e vite të krijohen, kurse për t’u prishur me ta mjafton vetëm një fjalë e keqe. Prandaj mos e lëshoni fjalën si lopa bajgën, mos bëni veprime që ju kushtojnë, se nuk u duron e toleron kush gjithmonë… Se Albini po synomn me gjërta të tilla me u hedhë nga një kafshatë mbështetësve të tij, që urrejnë Ramën, duke u munduar ta diskretitojë atë, por unë e shoh këtë si një përpjekje e padobishme, që do të dëmtojë Kosovën më shumë se Shqipërinë, Albinin më shumë se Ramën në funsd të fundit. Prandaj nuk ia vlen, që këto laperllërqe të bëhen mes nesh!