Si guxon Panajot Barka???

0
743
Panajot Barka

Përsa kohë Shqipëria nuk do të ketë një Akademi të Shencave me shqiptarë të mirëfilltë. Panajot Barkat, Vangjel Dulet, këta vllehë shqiptarë të bastarduar e të vetquajtur grekë, do guxojnë jo vetëm të hedhin baltë mbi autoktoninë dhe virgjërinë e racës shqiptare, po edhe të na mohojnë tërësisht gjuhën, gjakun, flamurin, zakonet, kulturën, këngët, vallet… Gjithçka.

Pajtim Xhelo
Pajtim Xhelo

Kjo Akademi (pseudoakademi) është burimi i të gjitha këtyre antikapeve keqdashëse të filogrekëve.

Së pari : e sigurt është origjina jogreke e të ashtuquajturave ” minoritete” në jug. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga Arkadia Pellazge, siç e kanë quajtur Arkadinë vet historianët si Herodoti, Thuqidiqi e të tjerë. Në Arkadi edhe sot banojnë komunitete që flasin dy gjuhë, njerën të pakuptueshme, po të ngjashme me shqipen e vjetër( toskërishten që ka folur Epiri) dhe tjetrën të ngjashme me greqishten. Kjo ëahtë zbuluar vetëm kohët e fundit.Banorët e Arkadisë ishin Pellazgët( sipas Herodotit, Thuqidiqit, Hesiodit, Diodorit etj). Po sipas tyre, duke shtuar këtu edhe Homerin dhe Aristotelin, fiset helene, që deri para Luftës së Peloponezit nuk quheshin kështu, nuk përbënin një Bashkësi Politike e teriitoriale.

Që kur erdhën në Ballkan ata u vendosën në disa qytete të themeluara e të banuara nga pellazgët ( Athinë, Argo, etj) ku gjetën të ngritur e të lulëzuar një kulturë dhe ekonomi të zhvilluar. Nuk ua ndryshuan emrat dhe kjo është arsyeja që toponimet e sotme të tokave brenda shtetit të sotëm grek shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Fiset ardhacake, që për fat të keq u emërtuan më pas nga historianët e Europës “fise greke” ishin pak, shumë më pak se pellazgët (Epirotët). Fillimisht populluan Peloponezin që e thirrën deri vonë ” Pellazgis”. Në kohësi të shkëputur, me po këtë emër ata quajtën edhe tre qytete të tjera, që më pas i ndryshuan emërtimet.. Njihen fare mirë dhe janë të pakundërshtueshme faktet historike se kur ato fise ardhacake në Ballkan u ngjitën edhe më në veri…Vetë pas vdekjes së Pirros. Deri atëhere ekzistonin vetëm Lidhje të fiseve si. ajo e Etolëve, e Ahejve, etj.

Një dallim i madh ky mes të ardhurve në Ballkan dhe banorëve autoktonë, mbi 6000 vjeçarë të gadishullit, që qenë Pellazgët, të cilët ishin të organizuar në Mbretëri, nga të cilat më të përmendurat qenë : Mbretëria e Epirit, Mbretëritë e Ilirisë : Ardiane, Taulante e Partine, Dardane, Dalmate, Paione, Mretëria e Maqedonisë etj. Këto Mbretëri përmenden tek autorët e lashtë që në mes të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Edhe pas vdekjes së Pirros, ajo popullsi që u ngjit në qytetet e Epirit, madje në zonat fshatare të tij ishte pjesa e pellazgëve që nuk pranuan të tjetërsoheshin e të njehësoheshin me ardhacakët, edhe pse tashmë, për hir të së vërtetës, do pranuar që e kishin çuar në nivel më të lartë kulturën që gjetën te pellazgët.

E tillë ishte edhe ajo popullsi që erdhi në Arkadi…Fliste një gjuhë të përzier me gjuhën e aradhacakëve dhe atë pellazge.
Një pjesë e tyre ishin vllehë ilirë të shpërngulur nga Dakia.

Aty gjetën popullsinë autoktone pellazge, që fliste gjuhën e pastër pellazge( shqipen e vjetër të dialektit tosk).
Pse erdhën paraardhësit e Vangjel Duleve dhe Panajot Barkëve në tokat ku ndodhen sot?

Bejlerët e asaj zone që kishin toka pa kufi dhe nuk kishin bujq për t’i punuar dhe blegtorë për kopetë e panumërta, i grishën dhe i morën që andej. Për këtë shpërngulje u bë shkak edhe një epidemi që u përhap në atë pjesë të Arkadisë rreth viteve 1650. Një pjesë e tyre u vendosën në Sulin e Poshtëm, pjesa tjetër këndej kufirit të tanishëm.

Ndonjë tjetër banor i këtyre zonave të vetquajtura minoritare mbase kanë edhe një farë të drejte morale, sepse kanë mbiemra të përzier, siç kanë edhe origjinën, po që të pretendojë Panajot Barka që është grek??? Andej nga veriu ynë kanë një shprehje : ” Prite Zot rrezikun! ”
Në gjuhën greke “b” lexohet ” V ” dhe kësisoj ai do ta kish mbiemrin Varka dhe jo Barka.

Po ashtu Vangjeli me mbiemrin turk ” Dule” Ka ndonjë kuptim ky mbiemër në gjjuhën greke? Nuk po marr mbiemra të tjerë të këtij ” minoriteti”, po për të patur ka plot që kundërshtojnë origjinën greke të tyre..

Le të shohim tani pretendimin e Barkës që shqiptarët qenkan të ardhur në Ballkan. Së pari kjo bie ndesh me të gjithë studiuesit, albanologët gjermanë, francezë, austriakë, spanjollë, anglez, rusë, amerikanë etj, etj., të cilët e kanë vërtetuar tashmë si ” aksiomë, qenien e shqiptarëve si pasardhës direkt të pellazgëve dhe ilirëve, qënien pasardhës të epirotëve dhe maqedonëve.

Po kështo është “aksiomë” edhe prejardhja e gjuhës shqipe nga pellazgishtja, ilirishtja.
Le të bëjmë një pyetje : Nga kanë ardhur grekët dhe gjuha greke?
Përgjigjen nuk ta jep dot askush. Janë popull pa origjinë, fise të ardhura nga deti me anie në Peloponez, po se nga kanë ardhur nuk i dihet, se me kë është e ngjashme gjuha e tyre, nuk i dihet

Do t’u them atyre dy bastardëve ( dhe bastardëve të tjerë që i pasojnë) : Jeni krenarë që t’i përkisni një populli pa origjinë, apo një populli hyjnor e fisnik që ka krijuar qytetërimin e Mesdheut e më gjerë, të Europës???

Si thoni se do të përgjigjeshin? Po, as njeri dhe as tjetri , jo vetëm nuk i njohin këto fakte që sot i di gjithë bota, , po janë të detyruar të vjellin kundër paraardhësve të tyre, sepse ia kanë shitur shpirtin tradhëtisë. Populli thotë : ” Qeni leh atje ku ha”.
Në këtë pikë nuk do zgjatem, se vetëm një bastard mund të thotë të kundërtën e ” Karta kanta”.

Po vijoj argumentimin:
Të gjithë autorët e lashtë i përshkruajnë këtë popullsi të ardhur në Ballkan si të zeshkët, me flokë të zeza e t ipare të trasha, vetulla të trasha, buzët po ashtu, trupvegjël, llafazanë dhe dinakë.
Po pellazgët( ilirët, epirotët, maqedonët, Dakët, Thrakët etj)?

Në përshkrimet e atyre autorëve ata janë lëkurëbardhë, në shumicën flokëverdhë e gështenjë, trupgjatë dhe mesatar, josanguin, fjalëpakë, burrërorë, mikpritës e bujarë.
Edhe gjithë pjesa tjetër e Ballkanit ka këto tipare.

Tjetër argument:
Kur u quajtën këta ardhacakë “helenë” apo “grekë”?

Thuqidiqi thotë se DERI PARA LUFTËS SË TROJËS DHE LUFTËS SË PELOPONEZIT NUK QUHESHIN ” HELENË”, KURSE EMRIN ” GREK” AS AI, AS hERODOTI NUK E KANË PËRMENDUR. Sipas tyre ishte një fis molos që jetonte në jug të molosisë, i cili quhej ” Fisi i Hellëve”, i cili për një arsye apo për tjetrën, iu bashkua të ardhurve dhe Molosët në kohën e Pirros, nga që Hellët ishin me ardhacakët nisën t’i quajnë edhe të ardhurit Hellë e më pas hellenë.. Kjo është thënë në librat e Herodotit e të Tfuqidiqit, njeri prej të cilëve është “Babai i historisë” dhe tetri “themeluesi i historisë”

Po fjana “Hell” ose “Hel” në greqisht përkëthehet? Natyrisht jo.
Po në shqip?

Sigurisht që po Te fisi i Hellëve, fis malor, mishi piqej në hell druri, i përshkruar ky edhe në letërsinë e vjetër, jo vetëm në historiografi. E pra, emri i fisit u mor nga që piqnin mishin në hell, emri i helenëve u mor nga fisi i Hellëve.

Në një farë mënyre( edhe pse unë jam kategorikisht kundër saj në kët pikë) Heleni Kocaqi ka të drejtë që thotë grekët nuk janë popull. Pa e ditur këtë argument, ajo thotë diçka që mund të justifikohet, pavarësisht se nuk duhet të mohojmë qenien e tyre si popull i veçantë nga ne, nga pellazgët.
Pra grekët janë quajtur helenë nga një fis epirot që ka bashkjetuar me ta.

Po emri “grek dhe Greqi” kur datohet.?

Fillimisht historianët europianë e kanë quajtur kështu, po kjo enigmë ngjan me atë tonën, se kur është quajtur vendi ynë Shqipëri dhe ne shqiptarë.
E mundëshme është të kenë të dy emrat një autorësi ….turqit.

Veç në ndryshim nga emri ” grek dhe greqi” që nuk ka kuptim, emri ” shqiptar dhe Shqipëri ” e ka një kuptim, ka edhe disa hamendësime dhe mbase edhe origjinë të lashtë.

Në këtë pjesë, bashkohem me Heleni Kocaqin. Shteti grek nuk ka ekzistuar ( populli grek , po) deri në 1821. U krijua pas revolucionit, të cilin e bënë arbanitët, vllehët, çamët dhe ” grekët” që ishin më pakë. Tani Heleni ngatërron termin ” popull” me termin ” komb”
Kombin grek e kanë krijuar shqiptarët, kurse populli grek ka qenë dhe tani është pjesë e këtij kombi.

Me shprehjen e Helenit që ” Nuk ka patur dhe nuk ka popull grek” nuk kam si të jem dakord, sepse të mohosh ekzistencën e një populli, do të thotë që ai popull është shuar i tërë nga ndonjë pandemi e lashtësisë. Jo Heleni Kocaqi, këtu gabon dhe gabon rëndë. Sipas të gjitha burimeve të të gjithë autorëve të lashtësisë, fist ( që ne i kemi quajtur greke) kanë ardhur në fillim të mijëvjeçarit të parë para Krishtit në Ballkan, pra paska patur popull “grek”

Duhet t’i japim Qezarit atë që i përket atij! Mos bëj edhe ti mohimin tërësor të tyre, atë që kanë bërë ata për ne. Nëse duhet të jemi objektivë, duhet të pranojmë të qenat për hir të së vërtetës. Do të pyes : Nëse popull grek nuk ka patur, po gjuhën greke kush e solli, alienët? Ato që thuhen rreth gjuhës greke janë të paargumentuara, janë ” qiqra në hell” Na qenka krijuar gjuha greke si gjuhë elitare e të gjithë popujve të Ballkanit! ” Thana në shëndre” Nëse ka qenë kështu, pse autorët e huaj pophojnë se maqedonasit, ilirët, epirotët flisnin të njejtën gjuhë, që ishte ndryshe nga gjuha e grekëve?

Po ashtu për Pirron dhe Aleksandrin thonë që flisnin të njejtën gjuhë dhe kur në oborret e tyre prindërit u morën filozofë grekë për t’u mësuar shkencat, ata kuptoheshin me përkëthyes?

Historikisht, vonë, pas vdekjes së Pirros, vajza e tij që hipi në fronin e Epirit, Diadamea, futi gjuhën greke, ftoi mësues grekë, sepse prishi mardhëniet me kushërirën e saj Teutën e Ardianëve dhe me Maqedoninë.
Ishte ajo kohë që gjuha greke depërtoi edhe zyrtarisht në Epir, po jo në Iliri dhe Maqedoni.

E quajta të arsyeshme ta kundërshtoj Eleni Kocaqin, për hir të së vërtetës, nëse nuk duhet të biem edhe ne në megaloidenë greke.
I theksova një pjesë të argumentave që provojnë se ne jemi populli i vetëm autokton i Ballkanit dhe se Barkat e Dulet meritojnë të nxirren jashtë ligjit për trubullirë historike e politike në favor të klikave fashiste greke. Është një shprehje popullore që thotë : ” Ai ha bukën e turkut e bënë davanë e kaurit”

Dy njerëz që hedhin baltë mbi të vërtetën historike të të dy popujve që kanë jetuar në paqe me njeritjetrin si gjitonë dhe shpesh kanë ndarë hallet mes tyre, kanë ndihmuar njeritjetrin( pavarësisht nga politikat e pushteteve) do të thotë që të dy janë armiq të të dy popujve dhe meritojnë të jenë të ndëshkuar…Për më tepër që Panajot Barka na qenka edhe pedagog në Universitetin e Gjitokastrës!

Që të lësh një armik në një post të tillë, do të thotë që je bashkëpuntor me të. Qeveria duhet ta shikojë me përparësi këtë qëndrim. Universitetet kanë autonomi, po kjo nuk do të thotë që në to të mësohet ideologjia fashiste e armikut.

Pajtim Xhelo, 4 maj 2020