MARATONA E FUNDIT E MURAT KOLTRAKËS BUKURIVE QË MBYTEN

0
151
Ashiku - Skavicë - HEC

Shikim fotografik

Ai u nis nga vendlindja…
U nis vet i tretë…
Në një maratonë që as është parë,
e as dëgjuar…
Shtatëdhjetë e dy shkrepje,
shtatëdhjetë e dy fotografi…
Foto që flasin…
Foto që të ngrenë peshë tek i shikon,
tek i jeton
Foto të një bukurie që thërret,
bërtet:
MË LINI KËSHTU SIÇ MË KA KRIJUAR ZOTI !
Jam një bukuri e rrallë…
Jam një begati që mbush hambarë…
Jam jeta e mijëra brezave…
Shikojini dhe merrni frymë…
Fort…
fort…
fort…
Me të gjithë mushkëritë…
Oh sa oksigjen mora,
Sa ujë piva,
krojeve që ballin ta ngrijnë,
jetën ta përtërijnë…
Sa dallgë Drini çava,
mposhta…
viteve të fëmijërisë,
rinisë,
pleqërisë…
Eh mor Murat Koltraka,
marathonomak ishe,
marathonomak mbete…
Ike duke bërtitur,
kokën lart,
ballëndritur…
Mos ma mbysni Drinin,
Mos ma zhdukni Dibrën
Mos…
Mos…
Mos…
Është e Dibranëve,
brezave që ikën…
brezave që vijnë…
NDAL sharlatanëve…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 19 prill 2021