SHENJËTERERSHA KËMISHËBARDHË

0
749

Ismet TAHIRAJ

  • poezi

KËMISHË BARDHA

Ëndrra ime del për dere
Me thua:ta ha zemrën,
E vënë perden
Dhe Ana Karanina buzëqesh
Ëndrren time mashtrimi e mveshë
Ti ende e ha zemrën time
Për peme lidhur në zinxhirë
Zemra ashtu mbeti se mbeti
As kund kafshim ferkeme
S’guxoja te thërras princeshë
A ma vet je ashtu e thjeshtë
Më këmishëbardhë qe ke veshur
Trilona pyje puthjesh ngjeshën
Zemrën ku ta lë poete
Veç në lirikën e vargut
Mbeshteturë…

KËMISHËBARDHA II

Dy koka në një jastekë
Jasteku skajë mali
S’është më rëndesi
Është kositur
Apo s’është kositur luadhi.
Flakë të verdha
E përthekojnë hallin
Po I ngathët ishte ushtari
Pike shënjëstre
S’kishte radari
Eh u shtjerrë jastëku
E humbi mali…

KËMISHËBARDHA III

Nëse vazhdon të heshtësh
Majat e kreshtave
I përmbyesin betejat
Ti dhe unë përplitemi
Plehërave te tjerëve
Në dëndesinë e halorëve
Si ketrat unshëm vështrojmi
Mos dil jo në diell
As jo në rreze
Orakulli te mbronë si hyjneshë
Oh luleshëngjergji të vëzellinë balli
Eja në etjën e mallit
Se Arbëria kalamajet I do si zalli
Mos u bregos ëndrra e ndytë
Veç po kallet
Foshnja e re duhet
Ta ngjallë konkakun
Mos heshtë
Po bëhu dritë stralli…

KËMISHËBARDHA IV

– Dita e Verës ilire –
Eja poete në Përrua të Fushës*
Se anash na ruajn enkeljet
Dielli veç doli ne horizont
Nga dëllinjat flaka shkon bubulak
Ata na donin tejet të gëzuar
Qafpërqafe te përmalluar
I Shenjti I Përroit
Do të na kishin pagëzuar
Dita e Verës, mësalla veç
verë është shtruar.
Ne jemi lule qe duhet shëlbuar
Daulle e zurna kanë bubulluar
Përroi I Fushës luadhin
Me lule tashë më e ka shtruar
Eja të jemi të përqafuar…

Përroi i Fushës ka mbetur si traditë te luhen lojëra te ndryshme nga te rinjët dhe
Kulaqi i ditës se bagëtisë ky vend gjendet ne anen veri lindore mbi Klinë te Epëme, Skënderaj

KËMISHËBARDHA V

Ti ke dash
Me jetua me mua,
Pranverave të lulëzuara,
Nëpër dimrat e acartë
Shoqi-shojin
E kemi parë secili
Në bregun e vet
Kundërshtar.
Për hiç gjë
Për shumë çka.
Për mos t’ia shtri
Dorën as kujt
Dhe mikun më lënë
Më zemër çelur
Armikun më lënë
Më çudi në sy.
Se gjitha rrafsh lartat
E kanë të këmbët
Nga një humnerë.
Për ta pruar
Një dimër të acartë
Tejet të gëzueshme
Një pranverë…

KËMISHËBARDHA VI

Ty te gjeta
Përtej teje te gjeta,
Këtej lumëza insektesh
Vlojnë.
Ne vdeksha thash
Mos te vdes.
Seriozisht vreshti kitet
Veset kitën n’vjeshtë.
Mbas ardhjës time
Në të tëndën ardhje
Te vëmi poete te
Shëndosh vreshtë…

KËMISHËBARDHA VII

te kuq, all
Te shpardhi e gjet
Mes etheve
Mes ndrotjeve
me tha spektri
Puth’
Puthè.
Se digjesh i etur
Tërè jetën
dita e përcillte
Avullin e derteve
Drejt qijeve Sovran.

KËMISHËBARDHA VIII

Digju pikëllim
Poetja ka vënë kezën
Strehëz mbi kaçurrela
Ylber që përthekon qiellin
Neve na gëzohen gëzimet
Për bebën e përbashkët
Ajo do të mbesi gjeni e njerëzimit
Apo palaçe e gjitha kohërave ….

KËMISHËBARDHA IX

Udhës poetja e kishte fenjërin
Sa ishte zbukuru
Buleci s’donte me u çorrua
Ngjarjet rrjedhnin
Siç rrjedhnin përditë.

Mëngjezi më zë
Me qumëtin Agut
Qafë për qafe
Te rilindur me filizin e ri
Si lulekuqe e Havajeve.

Një degë borsilogu
E kemi dëshmi.

II
Lule te ferskëta
Ne vazo, po u bien petalet.
Sillma një çaj
Nga lulet e Bulecit
Druaj vashën e merr
Sëmundja e keqe
Poshtë muranave
Ma prishin lezetin.

2.
Synojnë te tjerët
Për fyej nga ulëza,
Vashës poete
Ja vjedhin spektrin.
Në lojë kërmash
na ikun mëngjezin
Bulec ,verë 2017.

KËMISHËBARDHA X

Thash mos te kanë mëshel
Minatorët në miniera,
Për robinja siç e kanë zakon
E mos me dal më deri te hahet
Përsheshi I Shëngjegjit
Ose si unë si hamsin m’ u hallakatë
I tani veç Sh’marku vend flijave
Neve ka më na lënë ne
Mejadan te lodhur
Tepër te lodhur
A diçka si azgon

Koha shelnjet
Po I trazon…

(KËMISHËBARDHA XI ZEMRA)
Poetës – …
ZEMRA MERR MALET
TEKANOZET HËNA,
DHE NË VDEKSHA
SHPJERRËM NDËR BEDENA…

MIKE

Më i puthë buzët
druaj me zë vdekja,
po s’më zuri
shtohen DJEPAT..

KËMISHËBARDHA XII

Lozën tuaj që më, më mbështjellë
Këtë natë të vë ëndrrën
Plis do ta shkapërderdh
Kënga do të mbetet gisht.
Më mos m’i dërgo lemzën lazdrane
Me thekët e thekrës së Shëngjergjit
Se lauresha frikësohet prej langonjëve
E tepërt i del mjegulla.
Loza ngjitet e ngjitet plepit të ëndrrës
As që i frikësohet diellit, as fërkemës së qiellit
Deri të hip hëna midis blirit.
Parfumeria e luleve që ti i derdhë
S’është mëkat, as erë huqe
Por një makth shpirtin ta nxen
Kërhanë lënurësh, hë për hë.
Loza e juaj veç pipon si lakadredhë kërpnaje
Mbi bishtalecat tuaj të zi,
Vrugu vonon por s’harron
Kacavirret mbi hënën tuaj në fron.
Dikush të përrallisë ty,
Dikush egërsisht më qorton
N’qiell s’ka re, as ërrsirë,
Mugë pa diell
Veç cjapi një lajthi e rrjep e shëmton, guxon
Po ti ç’ke që ikë tek unë, strehëz kudo
Dhe vë lozën tuaj n’burimin tim, heshtur vëje,
Vije hingëllimë
Unë e di që në gjumë jam i mpirë.
Gjysmë i vdekur, me gur si gur
Shoh natyrën, kopsat e enciklopedisë përtrirë.
Asgjë e vjetër as e ndryshkur, veç lozë e harlisur
N’mjaltë e pakapërdisur vlon e shket rrëshirë.
Pse të ndjek unë?
Po s’kam durim tjetër
Pres se ngecë
Shullëri na përqeshë me buzët si eshkë
Ti magnet që më tërheq.
Mëshirë s’pret.
N’prangat e lozës duart shkojnë vet,
Buzët rrisin zjarrin, medet
Po loza e jote s’ndalet, se ka atë njet
Gungave të lisit shqarthi feston mbretërinë e vet.
S’ka ujë, as det që na freskon
Përveç një qeshje e syve tekanjoz
Këmbët rrafsh për tokë m’i shkurton
Unë shtrihem skrajë e ti bizon
Të dy kurtha na bashkon në fron.
Loza jote s’ndalet
vrapon gjenë ujëburimi e lumturon
Koha as vite s’lë, s’harbon.
Dikush fshehtas kafshon
kur hundët gjak i rrjedhin
Kafshimin harron.

KËMISHËBARDHA XIII

Cerga u sosë anë e tej
Veç kashta mbeti,
Ne jemi dy drita
S’jemi hakoç
Dhe trarët e nxirë
Këtu kanë lezet
Lëri gonxhet
Shpërthejnë vet.

KËMISHËBARDHA XIV

kot je kot
fije e tendosur
e reve të fryëra.

kur pëlcet shiu
ushkuri fije ,fije
për tokë lëshohet.

lidhë kordele
për dheun Dardan.

trandëfile e gjindosur
te me jesh xhan.

KËMISHËBARDHA XV

Mizat lozë jote s’i duron
bien ne të vetin peron
Ti vesen e zjarrtë e deprton,
fjetjën e tundon.
Dyshime nuk lë as mashtrime
gjithçka origjinale, e përkryer
Ne pancir mberthyër.
Mizat zukasin trenohen,
fishkëllejnë, abuzohen,
po ti s’çan kryet as për bufon
Ajme loza e jote veç amë ujë kërkon
nuk ndryshon
Po tani, derë e jote më çka rri mbyllur,
çarçafet ç’flasin mbrenda dhomës
A kuisje frymë e ndezjës,
sutjenat mbi tovolinë a besdisin egër
Unë maloku qe të pres në thëker.
S’më duhet aspirina për ulje temperaturës
veç një gëllenjkë nga fleta e lozës
Në djepin e ëndrres te përkundur
Bota që moti në erë është një beze e shkundur përherë.
Pritjës mi vë një dorezë.
Kafka–kafka zë fieri në vjeshtë e pranverë
Me derë qielli çel.
Veç lozë ka shtri mbretërinë e blertë
deri prag mbi derë
Është vyrtyt e nder,
llumburitës në pranverë.

Bulec 2016

SHENIME PËR AUTORIN
Ismet TAHIRAJ u lind më 1956 në Klinë te Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa Shkollën e Lartë për gazetari e mbaroi në Beograd. Është krijues aktiv, emrin e të cilit do ta gjesh në shtypin e kohes me poezi për fëmijë dhe te rritur e satira humoristike, që nga shkolla e mesme e këtej. Shumë krijime letrare i ka botuar ne revista periodike si “NacionalAlbania”-Tiranë, ”Kosova e Kek-ut”, “Verbi”, ”Kosova sot”, “Zog mëngjesi”, ”Mollëkuqja”, ‘Bota Sot”, “Valë e fjalë –Mitrovicë“, Revista letrare “Fatosi” –Tiranë. Është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik ne Radio Kosovë “Mahi pa Kufij”, Radio Ilirida në Itali, Radio “Zëri arbrit”-Norvegji, radioLyra –Belgjikë ”Pena shqiptare-Tiranë”, “Drita”, “Muzgu”-Tiranë, Pelegrini”-Greqi. Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vendi i II në revistën për fëmijë “Gëzimi”1986), në Mitrovicë në konkursin letrat komunal iu nda vendi “Gota e Argjend”. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu, është përfshi në antologjinë poetike” Flakadani i Lirisë” që i kushtohet Zahir Pajazitit, “Pena e Lirisë”, heroi madhor Arif Shala, “Promenadë mërgimtaresh-Harilaq”, si dhe shumë antologji tjera poetike anekënd trojeve shqiptare. Gjithsejt ke të botuara 6 vepra, e në mesin e tyre librin me poezi për fëmijë “Erë Vendlindje” më 1995. librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi” 2011 dhe “Në dritë qiriri”- viti 2014.”Trendafili Yt “2015, libri për fëmijë” Kur Bie Shi” 2016. dhe poashtu përmbledhja poetike për fëmijë “UUUEE KRISTALI” 2016.
Është anëtar i L.SH të Kosovës dhe së bashku me Shqipe Hasanin, Xheladin Çitakun, kordinator i Klubit letrar “Arif Shala- Kanada. Jeton në vendlindje.

Berzat Sadiki

Përmbatja :

KËMISHËBARDHA, prej i deri XV

SHENIME PËR AUTORIN

Kopertina e fundit:

MIKE
Më i puthë buzët
druaj me zë vdekja,
po s’më zuri
shtohen DJEPAT..