Libri “Thënie dhe mendime autoriale” i autorit Fejzë Demiri, përmban sentenca të mirëfillta të shqiptuara me kujdes, saktësi dhe elegancë

0
94
Fejzë Demiri

Njeriu, çdo mëngjes kur zgjohet, duhet për t’i thënë vetës: “A thua ç’të bëj sot, diçka të mirë?”

Të jetosh me ata njerëz që i ke për qejfi, është aktivitet shlodhës i shpirtit që të dhuron kënaqësi pa masë.

Çuditërisht turbullohem, kur akoma vazhdon të na vlejë thënia: ”Homo homini lupus est”. -Njeriu për njeriun është ujk.

Një proverb kinez thotë: Distant water won’t help to put out a fire close at hand (Uji që ndodhet larg, nuk do të të ndihmojë ta shuajë zjarrin që ke afër). Ashtu edhe tek njeriu, çdo herë duhet ta japë ndihmën ai që e ke më të afërm.

Besoni në ëndrrat që keni, asnjëherë mos i humbisni shpresat, jetoni që të arrini sa më shumë një ditë do arrini kulmin e suksesit.

Mos i krijo vetes pretekste të gabuara, mos lejo që të mposhtesh nga çdo gjë, mos ia krijo vetes dembelizmin, rehatllëkun e komoditetin e tepërt, sepse të gjitha këto të dërgojnë në humbje të kohës, dhe të bëjnë të pa suksesshëm.

Asnjëherë të mos jemi nënçmues, poshtërues dhe lajkatarë. Po i patëm këto tri gjëra, ne jemi duke krijuar marrëdhënie të disfavorshme, së pari me veten tonë, e më pastaj me të tjerët.

Nëse thua që vërtet e do një njeri, atëherë pse nuk ia do të mirën? Pse nuk e përkrah atë? Pse bëhesh qëllim –keq?

Nganjëherë, kur rastisim të takohemi me ca pleq, na duken se si të ishin të moshës rinore, ani pse ata fizikisht janë shumë më të plakur. Sekreti i gjithë kësaj është se brenda tyre fshihet ndjenjë e thellë dashurie, respekti dhe sinqeriteti, virtyte që njeriun s’e plakin asnjëherë, pavarësisht moshës që mund të ketë.

918. Të kesh kujdes, mirësjellje, sinqeritet ndaj femrës, është akt i shenjtë. Akt, ky, i njerëzve me virtyte të larta njerëzore, dhe i njerëzve me mjaft ndikim e peshë në shoqëri.

919. Femrën vërtet e bën të duket bukur dukja e jashtme, por një gjë që e bën të ndihet e veçantë nga femrat e tjera, është eleganca e saj në shpirt.

920. Dashuria e shenjtë duhet të vdesë veç në varr.

921. Përvoja është ajo që nuk po mbërrin fill në cak te njeriu, gjithnjë arrijnë me vonesë. Ah, sikur të kishim përvojën që nga fillimi, ndryshe do t’i shihnim dhe ndryshe do të dilnin gjërat!

922. Dashuria dashurinë e dyfishon dhe më shumë.

923. Njerëzit që na pëlqejnë, nuk është veçse i duam. Vetja jonë ka nevojë t’i ketë çdo herë pranë, shpirti ndihet i etur përbrenda kur nuk i ka afër. Pa praninë e tyre, ne jemi një asgjë që zvarritet përtej hiçit e jo ndryshe.
924. Për një jetë të lumtur, dashuria duhet të jetë gurthemeli.
925. Njeriu e do nxehtësisht, qenësisht, çiltërsisht atë që i fshihet në shpirt.
926. Të duash një person, dhe të të dojë, është njëlloj sikur t’ia shfaqësh lumturinë tënde atij dhe anasjelltas.
927. Personat që në jetën tonë, kanë qenë më me ndikim, nuk harrohen asnjëherë. Përkundrazi na shfaqen çdo ditë e më tepër në kujtesë.
928. Jeto në të tashmen, e kaluara s’ndryshon gjë, por mund të na mësojë në mospërsëritjen e gabimeve në të ardhmen.
929. Dëshirat e juaja janë këmbëngulje drejt suksesit.
930. Njeriu pa qëllim, është njëlloj sikur gjethet e drunjve kur bien në tokë, i merr era herë andej e herë këndej.
931. Gjëja e vetme, që na zbukuron jetën, është arritja e qëllimit.
932. Njeriu, çdo mëngjes kur zgjohet, duhet për t’i thënë vetës : “Athua ç’të bëj sot, diçka të mirë?”
933. Të jetosh me ata njerëz që i ke për qejfi, është aktivitet shlodhës i shpirtit që të dhuron kënaqësi pa masë.
934. Përplot mund të duan sa unë, por asnjëri si unë.
935. Bëhu mirëdashës, e jo keqdashës.
936. Çdo ditë e kaluar, e jetës sonë mbetet një kujtim. Çdo kujtim në vete mbush ditarin me histori kujtimesh.
937. Sekreti i lumturisë është të kesh një ambient të ngrohtë në familje.
938. Për gjëra të mëdha njeriu nuk ka fjalë as shprehje se si t’i shpjegojë.
939. Sa keq (mjerisht) që gjërave të rëndësishme po u humb rëndësia.
940. Nuk duhet dhe nuk mundemi t’ia fshijmë askujt pafytyrësitë e bëra.
941. Mos e ndihmo dike duke goditur tjetrin. Ai është sulmi më i rëndë që u bëhet të dyja palëve.
942. Sikur të kaloja unë në përgojimet e thashethemet e ulëta, nuk do të arrija deri këtu.
943. Pa ty trupi im trung i përplasur mbetet.
944. Njeriu ka dy etje në shpirt :
1. Të pi ujë atëherë kur ka nevojë,
2. Të ketë pranë vetës atë person që shpirti ynë të ndjehet i etur, kur s’e ka pranë.
945. Për atë që e dua marrëzisht, jetoj dynjerëzisht.
946. Goja mu tha si eshkë, s’mund të flisja më as edhe një fjalë.
947. Vetëm mendjen ta kem të kthjellët, të tjerat vijnë më pastaj.
948. U mjegullova në mendime, duke të kërkuar ty e prapë s’të gjeta.
949. Mosguximi dhe mos-vetëbesimi e bëjnë njeriun të jetë dështak.
950. Gjërat e këqija dhe të pa vlera, e mundojnë njeriun deri në stërmundim.
951. Shumë i zbrazët është në shpirt ai njeri që nuk ka brenda vetes zjarr kujtimi.
952. Secili person ka të ngulitur brenda vetes spektrin e fantazisë dhe imagjinatës.
953. Njeriu është melhem i plagës shpirtërore.
954. Një njeri i besueshëm, duhet të jetë psikolog i sinqeritetit dhe interpretimit të fjalës.
955. I miri asnjëherë nuk bëhet i keq nga rrethi i mirë që ka.
956. Asnjëherë mos mendo, se duke nëpërkëmbur dhe nënçmuar suksesin e tjetrit, ju mund të arrini diçka. Përkundrazi.
957. Të rënët janë fatbardhë, që qëndrojnë të pavdekshëm në zemrat e të gjallëve.
958. Çuditërisht turbullohem, kur akoma vazhdon të na vlejë thënia:” Homo homini lupus est”. -Njeriu për njeriun është ujk.
959. Më qan zemra për ca njerëz, që aq jam munduar t’u bëj të mira, saqë herë pas here ndoshta e kam harruar veten dhe familjen, duke u përkujdesur për ta. I duaja aq ngrohtësisht, si të ishin persona të familjes apo të gjakut tim. Shpesh shihja veten se mos po teproja duke mos kursyer asnjëherë gjërat t’u jepja atyre, po në anën tjetër dashuria e thellë që më ishte ngulitur në zemër për ta, më thoshte se asgjë s’duhej të më dhimbset. E këta njerëz, nuk dinin gjë tjetër pos këtë mega-mirësi timen ta kthenin në mosrespekt, nënvleftësim dhe urrejtje.
960. Duaje dhe respektoje nënën, është person i shenjtë në jetën tuaj, që iu ka lindur e rritur me dromca shpirti.
961. Bëhu mirëdashës, e mos e bëj veten të të thonë keqdashës.
962. Duart më të bukura nuk janë as ato të bardhat, as ato të verdhat, as të kuqet e të zezat, por janë ato që edhe të ënjtura e të çara qofshin, gjithnjë mbajnë aromë krenarie e ndershmërie.
963. Ne nganjëherë, kur kemi dikë që duam me aq vullnet e besnikëri, thuajse kemi hyrë brendësisht në jetën e tij, dhe nuk mund të ndahemi më nga ai, madje as edhe për një çast.
964. Jetoni me ata njerëz, që kur jeni pranë tyre ndiheni të kënaqur e të admiruar tejmase. Koha, gjatë së cilës qëndroni afër tyre, ik shumë shpejt. Relaksi më i madh, i juaj shpirtëror janë pikërisht këta..
965. Ca njerëz, nuk është veçse pse i ikin drejtësisë, por në forma të ndryshme dhunojnë e përdhunojnë atë.
966. Mos prit të mira nga qëllimkeqi, në të njëjtën kohë mos i prit të mirat nga qëllimkëqijtë.
967. Mëkat që disa njerëz dobësi e kanë sinqeritetin tënd.
968. Ndonjëherë me disa njerëz, kam dëshirë të kaloj përtej të mirës. Kurse me disa të tjerë ndodh mbase e kundërta.
969. Asnjë buzëqeshje nuk është më e plotësuar, se sa buzëqeshja e mashkullit ndaj femrës që e dashuron.
970. Njeriu i vogël me shpirt të madh, mbetet përherë i madh.
Njeriu i madh e me shpirt të vogël, mbetet përherë i vogël.
971. Inati i tepërt edhe në gjumë s’të hiqet.
972. Babai pa fëmijë, bariu pa bagëti asnjëherë nuk shkon.
973. Enigmë është fati i krijesës njerëzore.
974. Secili me gjuhën e tij shikohet në pasqyrat e të tjerëve.
975. Shenjë e denjë dashamirësie dhe respekti, është kur dora e dikujt përkëdhel qepallat e tua. Por jo edhe atëherë, kur ajo bëhet false.
976. Mos lejo që rrobat e tua të stërpiken nga balta e baltaxhinjve.
977. Nëse më pyesni si jam.
Iu them : Si koha.
978. Vërtet nuk ka gjë më të rëndë, se të rrohet në robëri. Ama nuk ka vdekje më të mirë, e më të ëmbël që të vetëflijohesh për liri.
979. Nganjëherë fundi i vuajtjes nuk ka fund.
980. Shikoj mendjen e njeriut e jo njeriun Shikoj shpirtin e jo bukurinë. Nuk shikoj trupin dhe sytë, shikoj diturinë e çiltërsinë. Shikoj, shikoj guximin, trimërinë, dashamirësinë, respektin e, mbi të gjitha, Dashurinë.
981. Secili në këtë jetë e kemi mundësinë të bëjmë gjëra të mira, andaj asnjëherë mos i kurseni ato.
982. Një proverb kinez thotë :Distant water won’t help to put out a fire close at hand (Uji që ndodhet larg, nuk do të të ndihmojë ta shuajë zjarrin që ke afër ). Ashtu edhe tek njeriu, çdo herë duhet ta japë ndihmën ai që e ke më të afërm.
983. Asnjëherë nuk ka vdekur ai njeri që për ne rron i përjetshëm në shpirt. Ai mund të ketë ikur fizikisht, por shpirtërisht është pranë nesh, jeton me ne. Është përherë i freskët në zemrën dhe mendjen tonë , duke iu shfaqur kujtesës si nevojë, si obligim që ekrani i vetëdijes njerëzore nuk ka kah t’i largohet, edhe po deshi, pos të merret me përkëdheljen e atyre kujtimeve që janë bërë me njerëz që fizikisht kanë ikur prej nesh, ama shpirtërisht çastet që kemi kaluar pranë tyre, vetes sonë i kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.
984. Duaj…Duaj…. Duaj…çdo ditë e më tepër që të bëhesh i dashur për të tjerët.
985. Të duash dikë, do të thotë ta dashurosh atë pa masë, të mos dhimbset as edhe një gjë për të, duke i dhuruar gjëra pa rezervë.
986. Besoni në ëndrrat që keni, asnjëherë mos i humbisni shpresat, jetoni që të arrini sa më shumë një ditë do arrini kulmin e suksesit.
987. Në këtë jetë na ndodhin aq e aq të këqija e poshtërime. Por nuk ka poshtërim e nënçmim më të rëndë, që respekti ndaj dikujt të kthehet me mosrespekt.
988. Njeriu nuk mund të jetojë pa oksigjen, oksigjeni i njeriut është dashuria. Dashuria sa më e thellë, bën që oksigjeni tek ne të depërtojë më lirshëm në rrugët e frymëmarrjes, dhe të ndihemi më të çliruar, më të relaksuar dhe më të pastër përbrenda.
989. Edukata është ajo që duhej ndërhyrë në psikikën e fëmijës, po nuk ndërhyri edukata, fëmija asnjëherë nuk mund të kuptojë të metat dhe dobësitë e tij. Kjo paedukatë, ndikon aq shumë në normat e jetës së tij, sa që fëmija shumë lehtë mund të krijojë përshtypje armiqësore për rrethin shoqëror.
990. Çdo gjë që na rrethon, e fut kujtesën tonë në mendime, madje ca prej tyre shumë të thella, ndoshta edhe të pakapshme.
991. Suksesi padyshim, u takon atyre që përgatiten për të ardhmen.
992. Në jetën time gabova aq shumë, ndoshta edhe më tepër se vetë gabimi, por e mira e kësaj është se u pendova aq thellë më shumë se pendimi.
993. Njerëzit normalë asnjëherë nuk përdorin dhunë të rreptë psikologjike. Ata të cilët kanë cilësi të dobët morale, karakter të fëlliqur njerëzor përdorin sjellje me tendencë dhunimi, përdhunimi, abuziviteti dhe imoraliteti.
994. Populli ynë fisnik e bujar, brez pas brezi ka përjetuar gjëra rrëqethëse, lemeritëse nga më të ndryshmet dhe më të vrragët, të cilat këtij populli i kanë lënë trauma shumë të rënda, madje edhe të paevitueshme, që edhe sot brejnë e dekoncentrojnë shpirtërisht këtë popull.
995. Njeriu i shkathtë, nuk mbetet shkret.
996. Kujdes, jeta të has në të papritura dhe labirinte, deri sa të arrish cakun e dëshiruar.
997. Dashuria dhe admirimi, që kemi për tjetrin, depërton nga zemra dhe shpirti i pastër.
998. Përnjëmend do të thosha, më me vlerë njeriu të sillet mirë me ca persona, edhe atëherë kur ata sillen aq vrazhdë.
999. Veset e këqija e të çoroditura po na dërgojnë në një rrugë, dhe në një vend ku nuk ka njerëz të tjerë, përpos qëllimkëqijve, maskarenjve, idiotëve e matrapazëve, të cilët asnjëherë, dhe për asnjë moment të vetëm, nuk kishin virtyte të pastra njerëzore.
1000. Shoqëria me njerëz të dashur po na bën: më të fortë, më të lumtur, më të shëndetshëm, më jetëgjatë, më të përkushtuar e më krenarë gjatë gjithë jetës.
1001. Frekuenca e mendimeve negative, është ajo që shkatërron forcën, besimin, entuziazmin, krenarinë, vullnetin, optimizmin, shëndetin psiko-social, me një fjalë e bën njeriun të pasuksesshëm.
1002. Tradhtari përsëri tradhton tradhtisht tradhtinë, nëse këtë gjë s’e ke mësuar që në tradhtinë e tij të parë.
1003. Ideologjitë e këqija e dërgojnë njeriun në humbje të besimit, në ankth, në mbyllje(izolim) në vetvete. Duke e trajtuar veten si person të tepërt dhe të padobishëm në rrethin shoqëror, bile shumë nga ta nuk i shmangen dukurisë së vetëvrasjes.
1004. Shpesh bëhem i padurueshëm dhe irritues me të tjerët. Ky irritim e kjo padurueshmëri, vjen më së tepërmi kur zhgënjehem nga ata njerëz që ua dua të mirën, dhe nuk kam dëshirë që asnjë e ligë t’u ndodhë atyre.
1005. Anomali e shoqërisë së sotme –alkoolizmi.
1006. Njeriu, me egoizmin e tij, po prish edhe ekuilibrin e karakterit personal që e ka.
1007. Nganjëherë më i lumtur ndihem kur ndihmoj tjetrin, se sa kur bëj diçka që më bën mua të lumtur.
1008. Shumë nga ne problemet e shumta që i kemi, i marrim me ankth dhe depresion të thellë. Andaj ne në vend se t’i zgjidhim ato, përsëri jemi duke i krijuar vetes më shumë depresion nga depresioni i krijuar. Mënyra e vetme, e zgjidhjes së problemeve dhe e brengave tona, është që të kemi :kohë, durim, punë dhe energji shtesë.
1009. Mos mendo, se e shton detin kur e hedh një kovë ujë, mos mendo se e shtjerr detin duke ia marrë një kovë ujë.
1010. Mos i krijo vetes pretekste të gabuara, mos lejo që të mposhtesh nga çdo gjë, mos ia krijo vetes dembelizmin, rehatllëkun e komoditetin e tepërt, sepse të gjitha këto të dërgojnë në humbje të kohës, dhe të bëjnë të pa suksesshëm.
1011. Të kesh fatin, që ta kesh një familje, një femër me vlerë dhe karakter të lartë njerëzor, është një pasuri aq e madhe, e cila as nuk shitet e as nuk blihet.
1012. Femra çdo herë është ajo që ka me vete elegancën, mendjemprehtësinë, butësinë në trup, në të folur dhe në shpirt.
1013. Mos ia shndërro femrës jetën në makth. Ajo s’e meriton atë.
1014. Pasionohu nga ajo punë që e bën, suksesi i asaj vjen vet pastaj.
1015. Ah, sikur të mund të kthenim kohën prapa, shumë gjëra do kishin nevojë për përmirësime.
1016. Vërtet nuk i kuptoj disa njerëz, që mundohen t’i ndjekin vetëm kënaqësitë personale të tyre, pa i interesuar tjetri. A ndihet i lumtur ai njeri që nuk çmon lumturinë e tjetrit? Nuk mund të ndihet i lumtur.
Ai njeri, që nuk çmon suksesin e tjetrit, nuk mund të jetë i suksesshëm.
1017. Paqartësia e tepërt, vjen shkaku i mosdijes së bashkëbiseduesve.
1018. Çdokush drynin e fshehtësisë e ka të fshehur në zemër.
1019. Të gjitha buzëqeshjet mund t’i dua Por unë jam dashuruar vetëm në një buzëqeshje.
1020. Njëzet e pesë të mira ua bëj, për një të mirë.
1021. Asnjëherë të mos jemi nënçmues, poshtërues dhe lajkatarë. Po i patëm këto tri gjëra, ne jemi duke krijuar marrëdhënie të disfavorshme, së pari me veten tonë, e më pastaj me të tjerët.
1022. Dashuria edhe pse nuk është art, ajo është arti më fisnik i ndjenjave dhe emocioneve të thella shpirtërore.
1023. Punë, lodhje, vendosmëri, mbi të gjitha besim e krenari – e arrijmë cakun e dëshiruar.
1024. Demotivimi është shkas që iu pengon ju në arritjen e planeve të paracaktuara. Çdo herë mundohu që vetes tënde t’i krijosh ca objektiva për t’i realizuar ato. Krijo brenda vetes pozitivitet dhe entuziazëm për suksesin që mendon se mund t’ia arrish. Mosinteresimi, mosvullneti, moskuraja iu bën ju që të ndaleni nga qëllimet që do mund t’i arrinit.
1025. Vlerën dhe bukurinë familjes nuk ia shton një shtëpi sado luksoze që është. Por ajo që ia shton bukurinë, hijeshinë, vlerën e krenarinë, është që brenda asaj familje të vijë një grua e mirë, e ndershme, vetëmohuese dhe punëtore.
1026. Humbja e njërit prind tek fëmija, krijon pasivitet, painteres, habi, dhimbje emocionale e shpirtërore, humbje të vullnetit për jetë. Kjo humbje tek fëmija, ndikon në mënyrë të konsiderueshme në shëndetin psikik të tij, duke iu shfaqur ngjarje si dhimbje, trishtim, zi, pikëllim, të cilat në imagjinatën e fëmijës krijojnë ndjenjën e frikës.
1027. E meta jonë është se shumë gjërave i presim kohë të gjatë pa ia filluar. Koha nuk na pret, ajo mbaron shumë shpejt duhet që ta shfrytëzojmë edhe një çast të vetëm që ta zëmë hapin.
1028. Ne ndihemi aq thellë të lumtur, kur punojmë për realizimin e diçkaje, që neve na bën jetën të bukur.
1029. Vetësiguria dhe përqendrimi janë shkas i arritjeve të mëdha.
1030. Mëkat që kur qemë të ri, nuk ditëm ta shfrytëzonim kohën sa duhet për gjëra me vlerë.
1031. Vetëpërmbajtja dhe butësia shpirtërore, na bëjnë ne të veçohemi nga të tjerët.
1032. Pasioni i thellë që kemi për diçka, na ngacmon ne, duke na shtyrë drejt atij qëllimi.
1033. Do të vijë një ditë, që secili njeri do të shpërblehet për hakun e vet.
1034. Nuk ka gjë më të rëndë, atëherë kur armiku paraqitet kinse mik, e në të vërtetë të tradhton tinëzisht e pabesisht.
1035. Njerëzit që i duam, emri i tyre në zemrën tonë skalitet me shkronja të arta.
1036. Ne, atë që e kemi dashur më së forti, kur të prishemi me të, e urrejmë më së shumti, sepse nga dashuria aq e madhe s’e kemi pritur se do na zhgënjejë.
1037. Është vërtet mëkat, që as mos ta shikosh me sy atë person që të do me zemër.
1038. Për çdo gabim, gabim pas gabimi, njeriun e bren ndërgjegjja. Mjerë për atë njeri që se bren ndërgjegjja e tij.
1039. Kudo që të ecësh, mundohu të mbjellësh dashuri, sepse nga dashuria e dhënë largon urrejtje Me dashuri edhe armikut ia heq armiqësitë.
1040. Kudo dhe ngado bëhu vetvetja.
1041. Një femër ia rrit vlerën vetes, së pari kur nderon dhe respekton shtëpinë në të cilën është lindur.
1042. Dashuria e bijës për babanë, bëhet më e shenjtë, atëherë kur bija i çon në vend fjalët që më parë ua thoshte i ati.
1043. Të gjithë thoshin, kjo s’kalon. Po ia që kaloi.
1044. Nuk të pëlqej, po të mbaj në shpirt
Nuk të shikoj në sy, po në zemër
Të gjithë mund të jenë të rëndësishëm
Por ti më i shtrenjti emër.
1045. Lotët nuk mund ta shprehin mllefin që kam për të kaluarën.
1046. Shpeshherë njeriu nuk derdh lot veç nga syri, por nga zemra dhe shpirti. Në ato momente jemi lajmëtarë të një dhimbjeje dhe të një emocioni aq të thellë.
1047. Çdo kujt ndoshta, edhe mund t’ia kthesh borxhin në jetë, por dikujt që e ke të pamundur, sado që mundohesh, janë familja. Mundi dhe sakrifica që bënë ata për ty, që nga vegjëlia e deri tek rritja jote, është i pakompensueshëm dhe nuk ka para që i kompenson dot.
1048. Nëse qëndron jashtë vendit, të vjen mundësia që ke shumë të holla, mënyra më e mirë për t’i shpenzuar është t’ia dhurosh familjes.
1049. Nderi dhe burrëria bie tek ai djalë, i cili sakrifikon babanë për grua.
1050. Asnjëherë nuk duhet thënë vetes: jam i mirë, i sjellshëm, i ndershëm, i respektueshëm, bëra këtë, bëra atë. Çdo herë duhet t’i themi vetes sonë, unë duhet të përpiqem t’i arrijë këto cilësi.
1051. Pse, o mik, kafshon tinëzisht, t’i nuk je gjarpër helmues..
1052. Çdo kujtim nga dita –ditës mund të zbehet, po kujtimi që kemi për familjen, gjithnjë e më shumë fuqizohet.
1053. Gjuhën e urrejtjes nuk mund ta kuptojnë të gjithë, gjuhën e dashurisë e kupton secili.
1054. Sa më shumë të mira, që i ke bërë mikut, e ai t’i ka kthyer me të këqija, urrejtja për të vazhdon të rritet.
1055. Çdo kohë është e bukur, kur kalohet me dashuri.
1056. Kujdesuni, që tek fëmija juaj, të kultivohet respekti për të tjerët.
1057. Më mirë hesht. Se të grindesh në vendin e grindjeve.
1058. Mos ji arrogant, mos u sill me të tjerët në mënyrë të vrazhdë. Çdo sjellje e mirë lartëson veprat e tua, çdo sjellje e pakontrolluar dëmton imazhin dhe karakterin tënd personal.
1058. Këndshmëria nuk është asnjëherë bezdisje.
1059. Çelësi i suksesit është Besimi, dryri që e mbyll këtë çelës është Mosbesimi.
1060. Bëni gjërat, që i shihni si pasion të vetes suaj.
1061. Një fjalë e rëndë, e thënë në momentin e duhur, vret më shumë se plumbi që del nga tyta e pushkës.
1062. E vërteta e hidhur është nyjë e pazgjidhur.
1063. Njeriu, me burimin më të lartë të etikës dhe gjenialitetit, është pa dyshim Njeriu i Sinqertë.
1064. Të flasim kudo me sinqeritet gjëra të sinqerta, të jemi të lirë në bisedë, të jemi komunikues dhe depërtues. Mbi të gjitha, të jemi vetvetja.
1065. Të rrugëtojmë drejt asaj rruge që na shpie në portën e suksesit.
1066. Për të arritur në shkallën e ndërgjegjësimit, njeriu duhet me doemos t’i shtyp mashtrimet e thashethemet e dikujt tjetër.
1067. Mos i kalo në heshtje, gjërat jo të mira e të shëndosha. Ato i bëjnë dëm shoqërisë njerëzore.
1068. Njeriu i shkolluar dhe i qytetëruar, nuk bie asnjëherë në grackën e të pangopshmëve, mendjemëdhenjve, trushpëlarëve, nuhatkëqijve dhe materialistëve.
1069. Mos e mbaj mllefin asnjëherë të ndrydhur në vetvete.