PERDORENI MOLLËN E EGËR, JU ZGJATË JETËN

0
1544
Molla e egër

Dr. Zef Mulaj

/ Pjesa e parë /

MOLLA E EGER (Malus silvestris Mill)
Familja: Rosaceae.
Perhapja gjeografike: Dru 8-12 m i larte, qe rritet ne shkurre dhe pyje te zones se dushkut dhe ne fillimin e zones se ahut. Rritet e eger ne zonen e Nikaj-Merturit dhe ne shume vende tjera te Tropojes, si ne Qeresh, Mulaj, Betoshe, Velisht, Dragobi etj.
Droga: Frutat dhe gjethet.

Dr. Zef Mulaj Përmbajtja e drogës në substanca aktive: Frutet përmbajnë deri në 7,4% sheqer, 1,54% acide te ndryshme organike si acid, malik, citrik etj. 0,2% tanine, si dhe pektine, vaj esencial, karotine ( 1,25 -3 gama), vitamine B1 (0,8-2,3 gama) dhe vitamine C (5-13%). Farat permbajne deri 20% vaj te cilesise se mire, per ushqim dhe si rimedium mjekesor, me glikozidin, amigdalin. Gjethet e bimes jane te pasura me vitamine C, mbi 450 mgr per qind.

Si pergatitet droga: Frutat e pjekura grumbullohen dhe ndahen ne kater pjese. Pastaj thahen, ne menyren me te thjeshte, te vendosura ne shtresa lini, ne diell, rreth oreve te mengjesit dhe deri ne oren kater mbasdite. Me tej, bashkohen dhe lihen ne mjedise te ruajtura nga lageshtia, por mundesisht ne nje vend te fresket. Kjo gje perseritet deri sa te thahen plotesisht. Droga merr nje ngjyre kafe (duhet te jete plotesisht e thare). Pastaj mbahet ne ene qelqi te mbyllura dhe ena hapet nje here ne dy dite, per t’u ajrosur, ne menyre qe droga te mos myket. Edhe per kete duhet te kontrollohen, sa here te perdoren. Droga duron nje vit. Droga gjethe mblidhet sapo te kete lulezuar bima. Pastaj thahen ne hije dhe mbahen ne ene te mbulura, larg drites dhe ne vende te fresketa. Kjo droge, gjithashtu, duron nje vit.

Perdorimi i drogave: Veprimi antioksidant dhe anti radikaleve te lira, perben nje nga vlerat me te medha te perdorimit te tyre. Ky veprim duket nga vete perberje e fitokompleksit te fituar nga droga, si vitaminat, taninet dhe acidet organike etj.

Efekti mbi reaksionet oksido-reduktues, brenda qelizes se organizmit, ben qe te rrise jetegjatesine e saj, te shtoje imunitetin ndaj infeksioneve, virale e bakterike dhe te forcoje sistemin homopoetik. Gjithashtu, veprimet mbrojtese nga radikalet e lira jane toksike dhe kane nje mundesi te madhe ne formimin e neoplasive qelizore, pra kancereve te ndryshme.

Jane te njohura dhe shume veprime te tjera, per vete permbajtjen e saj dhe per faktin se fitokompleksi eshte shume i qendrueshm, do te thote qe u reziston ndryshimeve te shpejta dhe shkaterrimit te komponimeve kimike.

Ka efekte antidiaretike, kryesisht te kroniket, si desinfektant i rrugeve urinare dhe te tretjes. Efekte te mira ka ne ruajtjen e intestinit nga çrregullimet, te cilat çojne ne demtime e deri ne neoplasi. Ka efekte te mira ne semundjet e melçise se zeze dhe sidomos eshte i njohur perdorimi i saj ne rastet me hepatite, B dhe C, duke e perdorur me shumice ne fazen, kur ato kane perparuar. Perdoret me efekt ne tensionin arterial e ne arteriosklerosen dhe si nje tonik nervor ne esaurimentet nervore, ne nervoasteni. Ka efekte antireumatizmale, si stimulante e prodhimit te lengjeve gastrite.

Si duhet te perdoren drogat: Si infuz e dekokt. Droga e frutit pergatitet duke valuar 1 liter uje, ku fusim nje gote droge te thate frut dhe e leme per 24 ore ne qetesi. Pastaj e kullojme dhe mund ta embelsojme me pak sheqer dhe e perdorim: tri here ne dite, nga nje gote, gjysem ore para ushqimit.

Kjo menyre perdoret per te gjitha rastet e patologjive te permendura dhe mund te vazhdojme edhe me muaj, sipas rastit, p.sh. ne rastin e demtimeve te melçise nga hepatiti, ne esaurimentet nervore. Antioksidantet e antiradikaleve te lira mund te perdoren me muaj. Kjo droge mund te quhet shume mire droga qe largon pleqerine (antivechiamente). Riperti celulat nervore.

Menyra te tjera te perdorimit jane: Mund te hahet ashtu lehtesisht e fresket, e zier ose e pjekur. Edhe gjethja perdoret. Merren tri luge, ne 1/2 liter uji, per infuzion dhe perdoret tri here ne dite, nga nje filxhan, gjithmone gjysem ore para ushqimit dhe ne rastet e semundjeve infektive, 2 ore para ushqimit.

Nje metode perdorimi: Merret nje kilogram molle e fresket, e pjekur mire dhe shtypet, pasi te jene hequr berthamet, bashke me 1/ 2 kg miser, sapo hiqet nga bima, i njome, pra dhe jo i thate. Perzihen mire bashke, te shtypura dhe lihen ne frigorifer per dy dite, ne ene te mbyllur.

Pastaj shtohen 4 luge mjalte, nje limon, nje gote qumesht dhe perzierja lihet per 24 ore ne frigorifer. Me tej, merren nga 3 luge gjelle ne mengjes, esull. Sherben si antioksidant, antisklerotik dhe ne renjen e mbipeshave, eshte nje protetor e neoplaziintestinal. Koha e perdorimit, sipas rastit, eshte me muaj dhe vite.

Veprimet kryesore:
– Anti oksidante + + + + +
– Anti radikaleve te lira + + + +
– Anti virale + + + +
– Stimulante e imunodifezes + + + +
– Gastro protetive +++++
– Antibakterike ++++
– Kardio prtetiv++++
– Hepatoaktive ++++++
– Antiinflamatore +++++
– Testikolo protetive +++
– Antiasmatike ++++
– Anti nocive (kunder helmimeve nga substanca toksike)
– Antikancerogjene: Dhe shum te tjera efekte te cilat do ti them ne pjesen e dyte te publikimit.

MARRE NGA STUDIMI “880 BIME MJEKSORE NE ALPET ESHQIPERIS”
PUBLIKUAR NE UNIVERSITETIN CAMERINO, ITALI 1998