Dhembje janari

0
376

Zymer Mehani

I kjutojmë veprimtarët e çështjes sonë kombëtare, vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, në përvjetorin e rënies. Atentati mbi ta ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani).

I
Ju ishit rreze të diellit
Plot ngrohtësi
Siç është çdo flakë
Sot jeni dhembje janari
Krenari e kombit prapë
Ardhmërisë ia falët jetën
Dashurinë ia dhatë atdheut
Sepse n’dejtë e trupit tuaj
Rridhte gjak i Skënderbeut
E vështirë është që të flasësh
Vështirë është t’jesh me gur n’gojë
Emrat Tuaj – Vulë Fitoreje
E sakrificës sonë të gjatë…

II
Gjaku juaj rrëke acarin e theu
Në atë natë janari, kur ju vrau tradhtari
Dreqi a i biri, tirani, mercenari
Ju s’patët mënyrë tjetër
Për betejë me vdekjen
Sepse ballë për ballë
Me ju të ndeshen s’deshën
Sepse jua ditën shpirtin
Guximin e qëndresën
Dhe fuqinë jua njohën
U frikuan për besë….
Por të maskuar me errësirën
Në shëmbëllim me egërsirën
Jo nga guximi, por nga frika
Pabesisht Ju dolën në prita
Ju goditën pas shpine
Heu, u rantë pika
Ata ishin gjakpirës, ishin gjakatarë
E ju, o trima përjetësinë e fituat
Në t’atdheut altar.