KTHIMI NË PIKËN ZERO…

0
481
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

U ngritën studentët më 1990-n, “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!” Ramiz Alia futi si xhoker Saliun, “merr PD-në” – i tha… Ai me Gazideden më pas, me një marrëveshje me arabët, e futën Shqipërinë në Konferencën Islamike, e ne kujtonim se po shkojmë drejt Evropës…

Shqipëria u mbush me xhamia dhe eZani filloi të buçiste përmes altoparlanteve… ndërkohë që prishej “baza e komunizmit”, uzinat e fabrikat, vendet e punës e prodhimit të shqiptarëve. Shqiptarët mbeten me loqe në dorë e morën rrugët e Perëndimit…

Rrëmujë në gati 30 vjet, hajni e korrupsion, kriminalitet e poshtërsi, shitje e vajzave shqiptare për prostitucion, ose për kërtollaxhinj serbë e maqedonë, vrasje e gjakmartje, konflikte politike, e për pronësi, etj. etj. Por, a është kjo Europa?! Jo nuk është! Por kjo klasë politike shqiptare është e paditur, kriminale dhe e korruptuar, e sëmurë!

Tani u kthyem në pikën zero. Demokracia shqiptare ka krizat e pavullnetshme të një të sëmuri psikik, Saliut, i cili e ka presuar e hallakatur këtë shoqëri aq keq, ngaqë është i futur ose i sëmurë, ose të dyja bashkë, e jo vetëm ai, por me sugjerimin e kontributin e tij, tashmë Shqipëria ka mbetur edhe pa opozitë zyrtare! Kemi shkuar kështu në pikën zero, aty ku e nisëm! Mission accomplished by Sali! Bravo!