Fejton – LUFTA E SHENJTË IDEOLOGJIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (8)

0
977

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]

Shkruan: Shefqet DIBRANI, 31 janar 2019

Ngritja e Perandorisë Sovjetike

Pas triumfit të ushtrisë Sovjetike mbi Reichin Gjerman[1], Josef Stalini, (1878-1953, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga viti 1920, gjer në vdekjen e tij në moshën 75 vjeçare)[2], do të ndjek një objektiv të dyfishtë duke u siguruar për një sistem të fortë udhëheqës të cilin e arriti përmes Sigurimit të Shtetit (KGB). Kurse në anën tjetër investohej shumë për të fituar rolin udhëheqës në politikat botërore.

Gjatë asaj periudhe, edhe pse Bashkimi Sovjetik, kishte burime të kufizuara dhe me një zhvillim ekonomik të prapambetur, investoi shumë për të shtrirë ndikimin komunist në botë, kurse SHBA-të do të derdhin miliona dollar për ta zhvilluar Evropën Perëndimore duke krijuar një Muri të Ashpër Ekonomik mes Lindjes dhe Perëndimit[3]. Kjo garë u quajt “Lufta e Ftohtë”[4], e cila zë fill me të përfunduar Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Bashkimin Sovjetik do t’i kushtoj shumë, sepse në garën ekonomike dhe sidomos në armatim për ta tejkaluar Amerikën, ajo do të varfërohet dukshëm në aspektin social, e ky varfërim automatikisht reflektohej në standardin e popullsisë duke u ndjerë skamja dhe varfëria kudo në vendet e tjera të Paktit të Varshaves. Në këto kriza gjeopolitike, Josef Stalin, do të operoj modele të shumta taktike e ideologjike për të krijuar imazhin mbizotëruese në vendet e Paktit dhe për të zgjeruar ndikimin Sovjetik në planin global.

Në këto përpjekje për të zgjeruar sferën e ndikimit ideologjik, Bashkimi Sovjetik do t’i orientojë joshjet demagogjike drejtë Partive Komuniste dhe atyre Marksiste–Leniniste që vepronin në Evropën Perëndimore, duke mos përjashtuar as “Frontin e Kuq Popullor”, të Ibrahim Kelmendit, përmes së cilave është kultivuar përçarje dhe shantazhimi i të gjitha zhvillimeve që i pat e Majta Shqiptare në Evropën Perëndimore, mentalitete ideologjike që do t’ia shohin sherrin të gjitha veprimtaritë e organizuar politike, prandaj me kalimin e kohës “Fronti i Kuq Popullor” do të shndërrohet në pararojë staliniste, për ta kontrolluar Lëvizjen Patriotike të asaj kohe. Ky sukses i Ibrahim Kelmendit, ka të bëjë me dominimin e majtë ideologjik mbi LPRK-në, e cila e kishte platformën e saj politike për ta kurorëzuar Republikën e Kosovës në kuadër të RSFJ-së[5] në njërën anë, kurse ideologjia kaq ekstreme që kontrollohej nga Ibrahim Kelmendi, sikur kishte qëllim për t’ia rritur më shumë prestigjin Bashkimit Sovjetik. Prandaj “Fronti i Kuq Popullor”, ishte një kopje kriminale e veprimeve staliniste që i ndiçte doktrina Sovjetike e asaj kohe, veçmas për Ibrahim Kelmendin frymëzim ideologjik do të jetë Lufta e Klasave që e zhvillonte Partia e Punës e Shqipërisë Socialiste[6].

Ka arsye të shumta, ka kundërthënie të tjera që flasin për kriminalitetin ideologjik të “Frontit të Kuq Popullor”[7], ashtu siç dihet se për dekada me radhë Bashkimi Sovjetik ka propaganduar kundër revizionizmit perëndimor, po sidomos lufta speciale e BRSS drejtohej kundër Imperializmit Amerikan, vetëm pse kishte bërë një Muri të Ashpër ekonomik dhe kulturor[8] në mes Evropës Lindore mjaftë e varfër dhe vendeve të Evropës Perëndimore, tepër të zhvilluara dhe mjaftë të pasura, garë kjo që ka vazhduar deri në shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik në vitet e 90-ta. Për ndarjen e Evropës në aspektin ekonomik vazhdimisht fajësohej Imperializmi Amerikan, si nxitës dhe motivues kryesor i zhvillimit ekonomik dhe kulturor në Evropën Perëndimore[9], gjë që urrejtja e sotshme e Ibrahim Kelmendit, i ka themelet në të kaluarën e tij ideologjike.

NATO shqetësim për Bashkimin Sovjetik[10]

Tashmë, Evropa Lindore ishte bërë rrip i sigurisë sovjetike. Në këtë kordon mbrojtës përfshiheshin Shtetet Baltike, Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria. Këto vende praktikonin regjime totalitare pro-sovjetike, regjime këto që ishin ngritur me ndihmën e forcave partizane dhe partive komuniste që vepronin nëpër ato vende.
Në këtë ndarje të sferave të interesit do të përfshihet edhe Gjermania Lindore e cila u pushtua nga ndikimin sovjetik bashkë me Berlinin Lindor si kryeqytet i saj. Ndërsa me themelimin e Republikës Demokratike të Gjermanisë, në vitin 1949, “Blloku Lindor” tashmë kishte marrë pamjen e tij përfundimtare[11]. Përpjekje të vazhdueshme për ta kundërshtuar pushtimin Sovjetik ka pasur vazhdimisht, prandaj në Gjermanin Lindore u dashtë edhe një ndërhyrje ushtarake Sovjetike në vitin 1953[12], kurse në Hungari ky intervenim ka ndodhur në vitin 1956[13], duke ushtruar hegjemoninë Sovjetik si pushtim të plotë. Në vitin 1961, Bashkimi Sovjetik do të ndërtojë Murin e Berlinit[14], kurse në vitin 1968 do të bëjë edhe një ndërhyrje tjetër ushtarake në Pragë të Çekosllovakisë[15], për t’i sforcuar pozitat Sovjetike mbi tërë Paktin e Varshaves.

Krijimi i NATO-s në vitin 1949[16], do të bëhet shqetësim i madh për Bashkimin Sovjetik, pasi SHBA-të, sidomos pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, kishin tejkaluar monopolin bërthamor, e praktikisht Amerika ishte shndërruar në një mburojë për Evropën Perëndimore. Në këto rrethana, sidomos rritja e zhvillimit ekonomik dhe ushtarak e detyron strategjinë e Sovjetikëve të nis një propagandë të shfrenuar antiamerikane, model të cilin e kishte kopjuar vite më vonë edhe “Fronti i Kuq Popullor” i Ibrahim Kelmendit, i cili nuk do ta pushojë avazin e akuzave kundër Imperializmit Amerikan, që po dominonte tregjet ushtarake, ekonomike dhe strategjike në tërë botën.

Në kuadër të këtij rreshtimi Imperialist e Kapitalist, bënin pjesë Gjermania Perëndimore dhe Japoni, por me kalimin e kohës këtij rreshtimi i bashkëngjiten edhe Britania e Madhe dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore.

Kolonializmi ideologjik

Pretendimet ideologjike ishin doktrinë për t’i mbijetuar krizat Sovjetike, prandaj konceptet ideologjike rinovoheshin duke i forcuar ideologjitë nëpër Partitë Komuniste dhe nëpër Organizatat Marksiste–Leninste nëpër vendet e Evropës Perëndimore[17]. Gjatë kësaj periudhe u shënua një rritje e fuqishme e Partive Komuniste kudo nëpër vendet e Evropës Perëndimore, kurse ofensiva komuniste e Sovjetikëve në vendet Aziatike u bë shqetësim për Amerikën dhe Perëndimin. Pas kësaj ofensive Sovjetike, fuqitë perëndimore dhe Imperializmi Amerikan, kuptuan se gënjeshtra është model i ideologjisë Sovjetike. Kjo tregoi se Moska kufijtë ideologjik i zgjeronte kudo nëpër vendet e Azisë, më shumë përmes gënjeshtrës, të cilën e Majta Ideologjike e Shqiptarëve në Evropë e kishe parim të importuar ideologjik.

Die Fast-Geschichte des Kommunismus in Westeuropa / Déjà-vu / Frankreich,
Italien, Kommunismus, Zeitgeschichte / Kommentar verfassen.
https://ralfgrabuschnig.com/kommunismus-westeuropa/

Por ajo që e bëri simpatike ndikimin Sovjetik te të gjitha vendet e varfra, e sidomos tek Ibrahim Kelmendi për ta themeluar edhe ai ma vonë “Frontin e Kuq Popullor”, si duket do të jenë Tezat Sovjetike mbi Kombin me të drejtë për vetëvendosje[18]. Ishte strategji Sovjetike, pse ata solidarizoheshin me lëvizjet çlirimtare, madje duke u bërë zëri i tyre propagandues kundër pushtuesve kolonialist. Këto rrethana do të ndikojnë për tu bërë Bashkimi Sovjetik një fuqi e re botërore, e cila bënte një luftë kundër Vendeve Demokratike, e sidomos lufta e saj ideologjike ishte orientuar kundër zgjerimit të mundshëm të Imperializmit Amerikan në Azi dhe vendet Afrikane[19].

Evropa Lindore vazhdonte forcimin e Diktaturës së Proletariatit. Në Azi përparonin edhe komunistët kinezë nën udhëheqjen e Mao Ce Dunit. Më pas edhe Veriu i Gadishullit Korean ra në duart e komunistëve. Në Azinë jugore dhe juglindore, perandoritë evropiane bënin përpjekje për t’i ruajtur kolonitë e tyre tek të cilat ishte zgjuar ndjenja e luftërave çlirimtare, disa prej të cilave triumfuan pa mbështetje sovjetike. Gjatë kësaj kohe do të paraqitet një krizë morale në mes Moskës dhe Pekinit, pasi të dyja palët pretendonin se kishin merita për zhvillimet e luftërave në kontinentin aziatik[20].

Forcat komuniste do të ngadhënjejnë në Indokinë[21], Indonezi[22], Indi[23], Burma, Malajzia dhe Filipinet, pozita gjeopolitike e ideologjike përjetonte zgjerim, prandaj kishte filluar një garë morale e Sovjetikëve, që tentonte për t’i përvetësuar meritat e sukseseve kineze. Fatin e Gjermanisë e përjetoi Koreja[24], e cila në mes rivaliteteve Sovjeto-Kineze në njërën anë dhe SHBA-ve në anën tjetër, Revolucioni Popullor ka zgjatur shumë dhe ka qenë tejet i përgjakshëm, kuptohet me fundin tragjik për tu ndarë Koreja në dy shtete që ekzistojnë edhe sot e kësaj dite[25].

Në këto ripozicionime, Somalia dhe Egjipti do marrin anën e Perëndimit, ndërsa në Kili dhe Etiopia janë përmbytur regjimet e tyre, kurse në vitin 1970, Bashkimi Sovjetik do të vendos regjimet pro-sovjetike në Angola, Etiopia, Nikaragua dhe Afganistan, e pak më vonë edhe në Laos dhe Kamboxhia[26]. Por gjatë viteve të shtatëdhjeta zhvillimi ekonomik dhe ai kulturor në Evropën Perëndimore kishte arritur nivelin më të larta, këtë e pranon edhe Brezhnjevi i cili në Kongresin e 25-të të Partisë Komuniste Sovjetike, do të deklaronte se ndikimi i Bashkimit Sovjetik në botë, kurrë nuk kishte qenë më i fortë edhe pse i frikësoheshin rritjes ekonomike që ndodhte në Evropën Perëndimore. Në këto përpjekje për ndikim ideologjik: Egjipti, Sudani dhe Somalia, do të lidhin traktate e marrëveshje me Sovjetikët, kurse intervenimi i Bashkimit Sovjetik në Afganistan në dhjetor e viti 1979[27], do të jetë vendimtare për nisjen e dështimit të Bashkimit Sovjetik, duke e detyruar udhëheqjen sovjetike për të pranuar kontrollin e prodhimit të armëve me shkatërrim në masë, si dhe menaxhimin e krizave të cilat, tashmë sinjalizonin Amerikën dhe vendet e Evropës Perëndimore se ka nis gjunjëzimi i Bashkimit Sovjetik, përballë kërkesave të vazhdueshme të Imperializmit Amerikan.

Fillet e rënies së ideologjisë komuniste

Rënia e ideologjisë komuniste, lidhet me ardhja në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Ronald Regan. Tashmë raportet Lindje-Perëndim do të ndryshojnë dukshëm, pasi ai intensifikoi kursin anti-sovjetik. Paralel me qëndrimin anti-sovjetik që zhvillonte SHBA-ja, do të nisin grevat dhe protestat e njohura të Sindikatave të Punëtorëve dhe Solidarnost në Poloni[28]. Po ashtu gjatë muajit mars-prill 1981, edhe në Kosovë kanë ndodhur protesta të studentëve shqiptar[29], të cilat me sa duket kanë sinjalizuar Gjermaninë, po sidomos Amerikën, për t’i pasur parasysh edhe lëvizjet e mundshme në Jugosllavinë e atëhershme Socialiste dhe Federative, kurse Ibrahim Kelmendi, pas vrasjes së Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, do të gënjen se po atë ditë paska ndodhur “Një bashkim?!”, i organizatave të majta shqiptare në Evropë, por asnjëherë ai nuk e publikoi një dokument të besueshëm për një “bashkim?!” të tillë[30]. Është thënë se Jusuf Gërvalla, vazhdimisht ka mbajtur shënime, por asnjë shënim, përveç gënjeshtrave të Ibrahim Kelmendit nuk janë bërë publike për Bashkimin e Organizatave të Majta të Shqiptarëve në Evropë, vetëm se dihet, antagonizmat, përçarjet dhe divergjencat në mes Lëvizjes kanë vazhduar deri në vitet e 90-ta[31].

Pas krizave në Bashkimin Sovjetik, të cilat nisen me invadimin e tyre në Afganistan, vitet e 80-ta do ta favorizojnë dukshëm ndikimin amerikan në botë. Në këtë ndikim reflektoi gara në prodhimin e armëve raketore, e cila bëri që Bashkimi Sovjetik ta humbas hapin e vet në planin e politikave globale. Tashmë shihej qartë se Ideologjia Sovjetike dhe autoriteti i Partisë Komuniste, kishin rënë në nivelin më të ulët të së mundshmes. Në ngecjen e Bashkimit Sovjetik ka ndikuar edhe avaria në stacionin bërthamor në Çernobil[32], i cili ndodhi në prag të viteve të 90-ta, atëherë kur do të nisin lëvizje të mëdha botërore. Po ashtu gjatë kësaj kohe kanë ndodhur edhe lëvizje të tjera të mëdha të cilat i kanë orientuar proceset drejt fundit të Luftës së Ftohtë e cila zhvillohej në mes Lindjes dhe Perëndimit. Po gjatë kësaj kohe edhe aleanca e madhe ushtarake e Traktatit të Varshavës u shpërbë, kurse ndikimi Sovjetik, në mbarë botën pësoi rënie të madhe.

Rënia e Bashkimit Sovjetik[33]

Koha do ta vërtetoj se kontrolli mbi lirinë e mendimit, ushtrimi i lirë i fesë, po sidomos hovi që kishte marrë zhvillimi i teknologjisë informative do të jenë kyç në rënien e Ideologjisë Komuniste, pastaj tregtia e lirë dhe zhvillimi i industrializimit në vendet kapitaliste kishin lëkundur sovranitetin ideologjik që predikonte Bashkimi Sovjetik. Me njohjen e të drejtave dhe lirive të njeriut koncepti ideologjik i marksizmit sovjetik do ta humbin vlefshmërinë e doktrinës universale të diktaturës së proletariatit.

Edhe hapja e vendit kundrejt vendeve të Evropës Perëndimore nuk do të jenë pa ndikim ashtu sikurse ngjarje të mëdha botërore e aktivitete të shumta sportive e kulturore do të jenë faktor i drejtpërdrejt në një transferim të konceptit ideologjik që pastaj përmes aspekteve kulturore do të ndikohet në eliminimin e atij hendekut të krijuar midis Lindjes dhe Perëndimit. Po ashtu do të ndodhë një interpretim i ri normativ i socializmit si koncept në kuadër të kontrasteve, si një shumëllojshmëri alternativave në rrethanat e reja ideologjike, ku Bashkimi Sovjetik do të humb rolin ndikues[34].

Rënia e Bashkimit Sovjetik, shënoi rritje të konflikteve etno-territoriale. Edhe brenda Bashkimit Sovjetik kishte pretendime territoriale dhe përpjekje për shkëputje, prandaj ngjallja e nacionalizmave në Paktin e Varshaves kanë lidhje të ngushtë me rënien e Bashkimit Sovjetik. Transformimet nga sistemi socialist në atë demokratik janë manifestuar me vështirësi, ndërsa baza ekonomike u shkatërrua, e në anën tjetër u rrit korrupsioni e prostitucioni që kishte arritur kulmin. Bashkë me to kishin pësuar edhe vlerat sociale, kulturore e arsimore. Tranzicioni ka prodhuar një kaos të përgjithshëm në të gjitha vendet e Kampit Socialist duke ngjallur nacionalizmin, kurse pa dëgjueshmëria ishte në pikën kritike, e në anën tjetër sistemi i rimëkëmbjes së ekonomisë së tregut në kohën e tranzicionit nuk funksiononte si duhet. Me një fjalë Bashkimi Sovjetik u gjend i papërgatitur, prandaj kishte pësuar rënien ma të madhe që prej themelimit të tij.
Konfliktet e shumta prodhuan një diversitet te paqartë në Shtetet Baltike dhe Gjeorgji dhe diçka e tillë edhe në Azinë Qendrore, prandaj ngjarjet e viteve të nëntëdhjeta në Evropën Lindore ishin tregues se sistemet totalitare po shkonin drejt shkatërrimit të tyre.

Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërja e perandorisë Sovjetike, do të ndikoj në zhvillimet e mëtejshme politike në rajonet sovjetike duke u zhvendosur drejt vendeve të Ballkanit. Në marsin e vitit 1990[35], Lituania deklaroi pavarësinë e saj që ishte një sinjal i rënies së Perandorisë Sovjetike, kurse Ukraina pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 1991, ndikoi drejtpërdrejt në shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik. Këto lëvizje drejt shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik u pasuan nga republikat baltike të Letonisë dhe Estonisë, e më pas edhe Gjeorgjia. Por ajo që lëkundi tërësisht themelet e Kremlinit, ishte republika e Kazakistanit e pasuar nga Ukraina, (kjo e fundit anëtare themeluese në vitin 1922 e Bashkimit Sovjetik – së bashku me Rusinë dhe Bjellorusinë), e cila më shumë se republikat tjera ruse i dha goditjen vdekjeprurëse BRSS-së që ndodhi në mesnatën e 31 dhjetor 1991, e praktikisht pushoi së ekzistuari Dinastia Komuniste Ruse[36].

Flitet se Presidentin Amerikan Georg Bush, e ka njoftuar personalisht Boris Jelcini, që mbetet njëra nga teoritë më konspirative. Më vonë Vladimir Putin ka thënë se fundi i Bashkimit Sovjetik ishte një tragjedi për Paktin e Varshaves dhe vet Rusinë, duke fajësuar Amerikën, ai ka thënë se u tregua fytyra e vërtetë e imperializmit Amerikan. Zhvillimet tjera në Rusi, sidomos ato në raport me Ukrainën janë të vonshme, por Vladimir Putin ka vazhduar përpjekjen e tij për ta rikthyer ndikimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare duke bërë reforma të thella po veçmas duke rimëkëmbur ekonominë ruse e cila padyshim përsëri do ta faktorizoj Rusinë në të gjitha zhvillimet gjeostrategjike në nivelin global.

Këto zhvillime mund të ndikojnë edhe në të ardhmen e Kosovës, pasi boshti sllavo-ortodoks po sforcohet në njërën anë, ndërsa Lëvizje të majta dhe shpifarak komunist sikur janë ngjallur edhe në hapësirën shqiptare, prandaj përpjekja e Ibrahim Kelmendit, për ta zhbërë “MITIN Dr. Ibrahim Rugova”[37], qoftë duke sharë Shefqet Dibranin[38], karshi këtyre zhvillimeve duhet të kuptohet si Luftë e Shenjtë Ideologjike në njërën anë dhe një urrejtje me përmasa patologjike kundër Amerikës dhe vendeve mike të Bashkimit Evropian në anën tjetër.

Strategjia e dobët e LPRK-së

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 3, mars 1988, nga ballina.

Edhe pse viti 1981, ka bërë kthesa të mëdha në mendësinë e politikës kosovare, për t’u vetëdijesuar se nuk ishte krejt në rregull, megjithatë liberalizimin kulturor që përjetoi Kosova në vitet e shtatëdhjeta, përsëri Kosova ishte pjesa më e prapambetur dhe më e varfër e Jugosllavisë Federative. Por në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet, siç po pretendonte e “Majta Ideologjike”, se Kosova vetëm në vitin 1981 paska nisë të “flas shqip”, duke i mohuar një serë arritjesh në fushën e arsimit, kulturës dhe shtetndërtimit institucionale, procese që kishin nisur në shumë sfera, duke përjetuar Institucionet Autonome, pavarësim në kuadër të asaj autonomie – kulturore që kishte në aspektin juridik Kosova.

Ka pasur zhvillim dhe arritje, po më shumë ka pasur përpjekje që i kanë bërë breza të tërë të cilët kanë sakrifikuar shumë për Kosovën, prandaj Marksist-Leninistët Sovjetik do të kishte qenë më mirë sikur ta shihnin veten në pasqyre dhe t’i pranonin ato arritje që ishin, për t’i avancuar si do të duhej e jo siç pengonin, për të rinovuar e meremetuar ato që duhej ruajtur, dhe për ti kultivuar edhe më tej ato vlera që kishin mbetur, të paktën do të duhej kujdes i shtuar ndaj resurseve akademike dhe fuqisë intelektuale e cila për Kosovën ishte deficitare.

Por kazma e Proletariatit Sovjetik, e prirë nga ideologu stalinist Ibrahim Kelmendi, qysh në ato vite kanë qenë të preokupuara me ruajtjen e dorës së fortë të stalinizmit brenda LPK-së se sa për çështjen e Kosovës. Sipas “Zërit të Kosovës”, nr.10, tetor 1987[39], “Proletariati, masat popullore, popujt e shtypur e të shfrytëzuar, partitë marksiste-leniniste në botë”, edhe LPRK por edhe “Fronti i Kuq Popullor”, por edhe “komunistët dhe demokratët” e gjithë botës në vitin 1987, po shënonin “70 vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit që udhëhiqen mësuesit e mëdhenj (të Ibrahim Kelmendit) dhe të njerëzimit Lenini dhe Stalini”[40].

Kurse në ditën e tashme, Ibrahim Kelmendi, tregon se si LPRK, paska qenë Organizatë Demokratike dhe Pluraliste?![41], por gjurmët e tyre nuk mund të fshihen me pallavra, me demagogji të cilët përmes formave të puçit stalinist dhe qëndrimeve Antiamerikane e kanë sjell të tashmen e Kosovës në një pikëpyetje të madhe. Këta përvetësues të historisë, të përpjekjeve dhe meritave pozitive për Luftën që e bëri UÇK-ja, sepse Aleanca e NATO-s, dhe vet Amerika, e shpëtoi, e çliroi dhe e bëri Shtet Kosovën, por kurrë proçkat staliniste të Ibrahim Kelmendit, të cilit ia ka pa sherrin vet Lëvizja…

Ky dhe të tillë si ky, në emër të luftës vodhën Kosovën, u bënë milioner, përvetësuan grada akademike, po falsifikojnë historinë dhe akuzojnë edhe Shefqet Dibranin, për hesape të titistit Isa Mustafa?! Pikërisht kjo sortë, kjo specie, e la drejtësinë dhe sigurinë e Kosovës, në duart e ish strukturave të sistemit paraprak, sollën në krye të LDK-së për interesa ideologjike, komunistin Isa Mustafa bashkë me Riinvestin, thuaja se e sollën Oxfordin(?!), por nuk po prajnë duke e sharë LDK-në dhe dr. Ibrahim Rugovën, madje Ibrahim Kelmendi, edhe për vrasjet e pasluftës në mes të Prishtinës, dhe në pikë të ditës, siç ishte rasti me Xhemail Mustafën, ky e din se atë e paska bërë Serbia, por jo mbetjet staliniste dhe shokët e idealit Sovjetik, që po e nxijnë Kosovën.

Por, le t’iu rikthehemi fakteve historike të cilat janë pjellë e ideologjisë së tij Sovjetike, dhe kjo ka ndodhur fill pas Mbledhjes së Parë të Përgjithshme të LPRK-së, e cila është mbajtur në verën e vitit 1987, nën organizmin e pararojës staliniste “Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës” dhe “Fronti i Kuq Popullor, i Ibrahim Kelmendit”, që përfaqësonte ideologun Sovjetik i çaraveshur pas konceptit stalinist, që kontrollonte ideologjikisht LPRK-në, në të cilën thuhet se “Klasa punëtore, populli i Kosovës së robëruar, 70-Vjetorin e Revolucionit të Madh të Tetorit po e shënojmë në krye të përpjekjeve për t’u çliruar nga robëria”[42].

Sepse siç mendonte atëherë, por edhe tashti, Ibrahim Kelmendi edhe pushtetin e tanishëm duhet ta përmbys “Klasën që e çliroi Kosovën e cila duhet edhe t’i shporr nga Kosova aleatët Evropian dhe sidomos Imperialistët Amerikan?!”[43], pasi edhe ashtu pushteti është në duart e tyre dhe përmes diktaturës së vjedhjes dhe përvetësimit të historisë, ta përmbytin edhe “MITIN dr. Ibrahim Rugova”[44], pasi siç po mendojnë, LDK-në po e zhduk aleati i tyre ideologjik Isa Mustafa, kurse me forma korruptive, mediokritete, dhe mënyra të tjera, ashtu siç i parashihte diktatura e proletariatit, ta kthejmë kah ka ardhur Amerika, pasi Ibrahim Kelmendi mendon se duke e dështuar Kosovën, do të dështojë edhe projekti Amerikan për të ngadhënjyer demokracia në Ballkanin Perëndimor.

Tash Ibrahim Kelmendi thotë se Organizata LPRK paska qenë demokratike, por harron se në vitin 1987, fill pas mbajtjes së MPP të LPRK-së, atëherë kur u konsolidua dhe i forcua doktrina ideologjike që i printe Ibrahim Kelmendi, ai e mori drejtimin ideologjik të LPRK-së, sfera e ndikimit sovjetik po binte, kurse ai mendonte se “Pas vdekjes së Stalinit, Hrushqovi me klikën e tij bëri kundërrevolucion dhe përmbysi socializmin në Bashkimin Sovjetik”[45], për të cilin ky ideolog derdhte lot krokodili, prandaj siç shkruante Z.K. “Edhe populli i Kosovës po i përjeton pasojat që i solli kundërrevolucioni në këtë shtet”[46]. Pra, edhe në këtë artikull LPK-istat, ishin të vetëdijshëm se Rusomëdhenjtë nuk i lëshojnë Serbomëdhenjtë, kurse lidhja e tyre ideologjike me “Rusovoglit?!” dhe Sovjetikët, ishte një ngatërrim konceptesh, sa për t’i dezorientuar shqiptarët në Jugosllavi, për t’i lënë ata në mëshirën e kohës, pasi Ibrahim Kelmendi, vazhdimisht e luftonte Kapitalizmin e Shteteve të Evropës Perëndimore dhe sidomos e luftonte Imperializmin Amerikan.

Tashti, nëse ky artikull lexohet me kujdese, atëherë e gjithë përpjekja “Marksiste-Leniniste” e Ibrahim Kelmendit, kishte për qëllim për t’i mashtruar idealet për Liri dhe Pavarësi të mijëra kosovarëve që përpjekjen e tyre e kishin lidhur për LPRK-në. Thelbi i gjithë urrejtjes që ka Ibrahim Kelmendi kundër Elitës Intelektuale të Kosovës, po sidomos kundër dr. Ibrahim Rugovës, bazën e ka në doktrinën e tij antishqiptare që predikonte stalinizëm në mes Evropës Demokratike, përkatësisht në Gjermaninë Federale e cila, si shtet ka paguar tagrin ma të madh sovjetik. Tashmë edhe Ibrahim Kelmendi qenka konvertuar në demokrat(?!), andaj po na tregon proçka se si LPRK paska qenë Organizatë Demokratike?![47]

Gjithsesi edhe në këtë trajtim ideologjik shihet se as Ibrahim Kelmendi dhe as LPRK, nuk e kanë pasur të qartë konceptin për pavarësinë e Kosovës?! Ata vazhdimisht kanë bërë përpjekje për ta realizuar “Republikën e Kosovës në Kuadër të RSFJ-së”, në mënyrë që vet Ibrahim Kelmendi të kthehej si krye-Udbash, për të krijuar paqen e sigurinë e përhershme në këtë “Oblast të Serbisë!”, prandaj urrejtja e tij kundër “dr. Ibrahim Rugovës”, bazën e ka në urrejtjen që ka kundër Amerikës, vetëm pse kjo ua prishi atij dhe sovjetikëve si ai, platformën për krijimin e paqes komuniste në Kosovë?!

Ndërsa thirrjet patetike të Marksist-Leninistëve Kosovarë në Evropën Perëndimore, se “Ne shqiptarët në Kosovë, jemi një popull i vogël por nuk na tremb kush, nuk na trembin as planet grabitqare të rusomëdhenjve dhe as serbo-maqedono-malazezomëdhenjve. Populli ynë është zgjuar dhe nuk mund të luaj me të askush”[48]… kurse në të njëjtin artikull është kërkuar Republika e Kosovës në kuadër të RSFJ-së, më duket se edhe atëherë ishte një konflikt konceptesh, natyrisht, sot i papranueshëm edhe për vet Ibrahim Kelmendin e tanishëm, i cili tashmë e ka kuptuar se për t’u çliruar Kosova nuk ka mjaftuar vetëm Lufta e UÇK-së, por intervenimi i Aleancës dhe Amerikës me të cilën ka krijuar miqësi jo Ibrahim Kelmendi, por shkëlqesia e Tij, dr. Ibrahim Rugova.

E në asnjë mënyrë “fshatarë”, të cilët nuk kanë ditur të komunikojnë me gjuhën ushtarake, qoftë edhe vetëm me një ushtarë të rëndomtë të NATO-s, se sa për oficeret e lartë dhe Gjeneralët e NATO-s të mos flasim, pasi ne jemi popull i paradokseve të mëdha. Nëse edhe budallallëku përfshihet në Librin e Rekordeve Botërore “Gueness”, atëherë të gjithë Gjeneralët e Kosovës duhet të futen në atë libër, si dhe Ibrahim Kelmendi për shantazhe, intriga e shpifje, që tanë jetën ka punuar kundër… kurse tashti edhe kundër vetvetes, duke i sjell koncepte të papranueshme vetë Lëvizjes…

Sipas këtij qëndrimi duket se ngjarjet e Vitit 1981, nuk paskan ndodhur për realizimin e Republikës së Kosovës, por për t’i korrigjuar gabimet e kundërrevolucionit të Hrushqovit në Bashkimin Sovjetik. Marrëzitë ideologjike të LPRK-së nuk kanë kufij, as kontradiktat ideologjike tyre, edhe brenda këtij shkrimit në fjalë nuk i kupton askush. Të gjitha palët janë shpallur armiq, imperialist, revizionist dhe tradhtar të idealeve të Stalinit dhe Leninit, dhe njëkohësisht të kërkohej realizimi i Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së nuk ishte paradoks, por një çmendi e Logjikës Muzhike, e cila s’kishte lidhje me politikën?![49]

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 10, tetor 1987.

Kjo gjendje ideologjike u bart edhe pas përfundimit të luftës së Kosovës, kur me kazmën e patriotizmit proletar të ndihmuar edhe nga ideologjia titiste, arritën Kosovës t’ia shkatërrojnë traditën në fushën e nderit dhe dinjitetit, pastaj ia shkatërruan edhe fushën kulturore mediatike, fushën e drejtësisë dhe të sigurisë shtetërore etj.

Nuk ka qenë e rastësishme për tu devalvuar arsimi e mjekësia, për tu shkatërruar industria dhe për tu varfëruar edhe bujqësia dhe ekonomia e Kosovës. Nëse Serbia e mbylli gazetën “Rilindja” dhe “Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP)”, pse nuk e ringjallën Shokët Ideologjik të Ibrahim Kelmendit, por ata bënë yryshe për të vrarë e sakatuar substancën njerëzore të LDK-së dhe të atyre sektorëve që ishin delikat dhe të ndjeshëm.

Po ky shkatërrim ka vazhduar të bëhet në të gjithë sektorët ku ka pas elemente të shtetndërtimit dhe vetëdijes akademike. Kjo logjikë primitive e shokëve të Ibrahim Kelmendit, pos uzurpimeve e plaçkitjeve masovike, punuan prapësht e keq për ta nisur “Historinë nga Unë”, që është logjikë e Lëvizjeve Primitive të Muzhikëve, para Revolucionit Socialist të Tetorit, të ndihmuar nga idealist komunist të LKJ-së, të cilët për ideologjinë Sovjetike, janë në gjendje për ta shkatërruar Kosovën, pasi Lufta e tyre e Shenjtë Ideologjike, është përpjekje për t’ia bërë bajat Amerikës, dhe për të dështuar ajo në Kosovë.

Përpjekja e tillë është logjikë primitive e komunizmit për të nisur gjithmonë nga e para, përkatësisht historia me filluar nga unë, çka do të thotë se është kazma ma primitive për t’ia shkatërruar Kosovës, traditën dhe historinë në njërën anë, kurse në anën tjetër për t’ua mohuar përpjekjet që kanë bërë breza të tërë shqiptarësh. Në të gjitha etapat ideologjike të LPRK-së, po sidomos ato të “Frontit të Kuq Popullor”, kanë pasur qëllim për t’i lënë meritat në duart e një kategorie e cila nuk bënte “Luftë ideologjike për përparim, por bënte luftë për pozicionim”[50], qoftë edhe brenda sistemit udhëheqës jugosllav. Po të kishin një qëndrim tjetër fare, sigurisht platforma politike e të Majtës Shqiptare në Evropën Perëndimore, do të ndryshonte për të mirë, përkatësisht jashtë të gjitha ndikimeve të Ideologjisë Sovjetike. Tashti mund të thonë se paska qenë “Marksizëm-Leninizëm romantik e patriotik”, por e vërteta është se përpjekja e tyre ka qenë për tu pozicionuar, qoftë edhe në kuadër të sistemit jugosllav, përmes Republikës së Kosovës, ose edhe më patriotikisht nëpërmes Republikës Socialiste të Shqiptarëve në Jugosllavi, angazhime këto kontradiktore pasi kishin favorizuar vetëm disa elemente staliniste, nga të cilat sistemi jugosllav qysh me kohë ishte diferencuar.

Këtë mendim po e ilustrojmë me rikthimin në Maqedoni të së Majtës Shqiptare në Evropën Perëndimore, që ishin pjesë e LPRK-së. Edhe ata kanë luftuar, por siç po duket, jo për çlirim, por për pozicionimin e tyre në sistemin e atjeshëm maqedonas?! E gjëja më konspirative mbetet vendosja në Shkup e Ibrahim Kelmendit, i cili tash kollaj e ka me sllavo-maqedonët, (siç i quante dikur “Zëri i Kosovës”), të sajoj intriga për secilin shqiptar që nuk do t’i përkulet këtij sojniku Sovjetik.

Përcaktimi i Ibrahim Kelmendit, për të jetuar në Maqedoni, duhet të shikohet me dyshim, sidomos roli si këshilltar ideologjik i një ish lideri në LPK-së, i cili është bërë politikan atje, kurse ata që nuk i dëshiron, i akuzon spiun, bashkëpunëtor, udbash, etj. është treguesi ma i mirë se kush paska qenë bashkëpunëtor dhe kush po e vazhdon zanatin e vjetër?! Prandaj çirrje e tija shpifarake, kanë për qëllim për t’i fshehur gjurmët të cilat nuk munden me u mbuluar as me një kodër me borë, pa le më me sharje, shantazhime, shpifje e kërcënime mediatike që i bënë ai kundër të gjithëve që nuk janë si ai?!…

Sipas zhvillimeve të mëvonshme, shihej se në ato rrethana qenka bërë një luftë në mes “Titizmit[51] institucional dhe Enverizmit[52] ilegal”, qasje ideologjike mjaftë të gabueshme dhe thellësisht antishqiptare, pasi edhe e para frymonte sllavisht por edhe e dyta vetëm e sforconte pikëpamjen sllave mbi popujt pakicë, prandaj as të parët por as të dytët s’kanë pse të mburren, përkundrazi duhet të ndjehen të turpëruar. E këtu nuk e kemi fjalën për të gjithë ata që kishin teserat e partisë ose ata që kishin në shpirt ideologjinë marksiste, fjala është vetëm për drejtuesit e aparatit represiv të titizmit dhe për pararojën staliniste e cila veprimin patriotik të ilegales e zhyste në moçalishte ideologjike.

Parë nga syri i Evropës Perëndimore, edhe atëherë më shumë është parapëlqyer struktura udhëheqëse e shqiptarëve në Kosovë, pra edhe ajo që kishte përqafuar LKJ-në, sa për të zënë një vend pune, sa për të udhëhequr ndonjë sektor publik e akademik, se sa e Majta Marksiste-Leniniste që vepronte me metodologjinë ma primitive të Enver Hoxhës, në zemër të Evropës Perëndimore. Këtë paradoks nuk e mbulon as angazhimi i tyre në Luftën e Kosovës, edhe më keq në udhëheqjen e vendit që po bëhet me defekte ideologjike të cilat tashmë janë duke iu hakmarrë Kosovës, pikërisht nga “puçi politik” që kjo Lëvizje Negative ua bëri proceseve në Kosovë, e duke u përpjekur për t’i mbuluar gjurmët Marksiste-Leniniste, janë zhytur në veprime të reja Antiamerikane, sepse doktrina e tyre ideologjike për Enver Hoxhën[53], si luftë primare kishin Imperializmin Amerikan?! Tashti shtiren si miq të përbetuar të Amerikës, por dështimi që po ia bëjnë Kosovës është tregues i qartë se lufta e tyre kundër Amerikës nuk paska mbaruar?![54] Të luftohet Amerika edhe me tagrin e dështimit të projektit të Pavarësisë së Kosovës është tradhti e kulluar kombëtare!… Këtë avaz të Ideologjisë Sovjetike po e vazhdojnë organizata fetare të cilat tashmë po udhëhiqen nga Islami Politik[55], ku dita ditë ndikimi i tyre po dëshmohet se është frenues për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova[56].

Ata që i shohin nga larg këto zhvillime s’kanë se si pranojnë një demokraci të ngatërruar e cila udhëhiqet ose nga mbetjet titiste të LKJ-së ose nga Grupe ekstreme të së Majtës Shqiptare që vepronin në Evropën Perëndimore deri në prag të luftës, udhëheqjen e së cilës e morën përmes formave të puçit, krimit dhe eliminimit, ku ndikim kishte edhe Bujar Bukoshi por edhe Isa Mustafa, të cilin jo rastësisht u katapultuan në krye të LDK-së. Ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së nuk e ka trembur fare Ibrahim Kelmendin, por këtë e pengon ideologjia demokratike antisovjetike e dr. Ibrahim Rugovës dhe e gjithë Elitës Intelektuale të Kosovës të cilët qysh në vitet 90-ta, e bënë atë shkëputjen e shekullit nga ndikimi Sovjetik, për ta orientuar Kosovën, politikisht e kulturalisht drejt Bashkimit Evropian dhe aleatit më besnik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por të rikthehemi edhe për një çast në vitin 1981, kur shkëlqeu Pranvera Studentore, e cila për fat të keq u përvetësua nga Grupe të Majta, për të cilat Shërbimi Sekret Jugosllav, përkatësisht UDB-a, sigurisht dinte shumë mirë, prandaj pikërisht një udbash, shok i Ibrahim Kelmendit, jo rastësisht, themeloi “Organizatën Marksiste-Leniniste të Kosovës”, për ta orientuar politikën e së Majtës Shqiptare në Evropë drejt Bashkimit Sovjetik. Po ashtu vetëm gjatë vitit 1981, u dekonspiruan mjaftë Grupe Ilegale që kishin orientim Marksist-Leninist, duke u dënuar mjaftë student, të rinj dhe intelektual, që të gjithë jo në LKJ po në Marksizëm-Leninizëm, prandaj nuk zgjoi sa pritej, interesimin e botës demokratike dhe Evropës Perëndimore e cila bashkë me Amerikën, me mund e sakrifica kishin ndërtuar një Muri të Vrazhdët Ekonomik[57] në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe ata bënin një Luftë të Ftohtë me Paktin Komunist Sovjetik, që për fat të keq nën ombrellën e kësaj doktrine e kishin lidhur fatin e veprimit ilegal edhe “Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës”, “Fronti i Kuq Popullor” dhe disa të tjera, që vepronin në mënyrë ilegale (Kosovë) dhe gjysmë ilegale në zemër të Evropës.

Çështja e ilegalitetit disi mund të arsyetohet në Kosovë, por metodologjia e konspiracionit me metodën e treshes dhe mënyrat tjera konspirative ishin të stërvjetruara dhe të konsumuara nga vet sistemi Sovjetik, i cili vet i kishte projektuar për interesa të vetat, e këto forma veprimi, sigurisht më mirë se sa ilegalja shqiptare i kishte studiuar e specializuar vet Jugosllavia, e cila nuk duhet të nënçmohet për shërbimin e fuqishëm informativ e sekret që kishte në atë kohë.

Një gjë që dihet por nuk është diskutuar, është e dhëna se në ato Organizata të Majta që vepronin në Kosovë, penetronin kryesisht student të përjetshëm, dhe një kategori e shtresës, kryesisht me prejardhje rurale të cilët si karkaleca mbanin fjalime të këndesit hipur në “Trapazanët e Odave nëpër Katundet e tyre”, një lloj ligjërimi patetik, e që për fat të keq edhe në letërsinë socialiste e proletare të Marksist-Leninistëve Kosovar, ka pas zënë vend të posaçëm. Përpjekja për tu ngjitur edhe në nivele akademike nga ndonjë profesor me mjekër të thinjur që në popull quheshin “Mjekër Cjapet e Universitetit të Prishtinës”, kjo lloj letërsie nuk arriti të shënojë rezultatet e pritshme, prandaj lufta e tyre shpifarake ishte drejtuar kundër elitës akademike e cila mëtonte konceptin e Kosovës ta orientoj në përputhje me konceptet politike, strategjike, ekonomike, kulturore dhe akademike që zhvilloheshin në Evropë dhe Amerikë. Kjo kategori të mos pezmatohet tani, por le t’iu rikthehet vrojtimeve të asaj kohe e le të na tregojnë saktë se ku e kishin pas “lidhur pelen?!”.

Në çfarëdo rrethana as angazhimi tititst por as ai marksist-leninist, nuk ishin mënyra të veprimit të mençur. Nëse i pari mund të pranohej se ishin rrethanat dhe Kosova e pushtuar, veprimi Marksist-Leninist dhe doktrinat sovjetike nuk justifikohen kurrë, aq më pak për të Majtën Shqiptare në Evropën Perëndimore, e çuditërisht të gjithë strukturat e represionit komunist nga radhët e LKJ-së sot i kemi në drejtimin e shtetit të Kosovës, madje në vendet më kyçe dhe më me ndikim, si në borde e truste të parave, në mediat e shumta dhe mjetet e shërbimit informativ, në polici, banka e drejtësi, të pasuar nga shkularakët Marksist-Leninist, bashkëveprimtar e bashkëmendimtar ideologjik e praktik të Ibrahim Kelmendit. Tashmë Elita Intelektuale e cila e orientoi Kosovës drejt BE dhe Amerikës është futur në karantinë, është eliminuar nga procesi i shtet-zhvillimit e shtet-mendimit të Kosovës.

E si u largua dhe pse u largua mundet me shpjeguar vetëm Ibrahim Kelmendi, i cili ka një urrejtje patologjike kundër LDK-së dhe Elitës Intelektuale, po sidomos ka urrejtje patologjike kundër dr. Ibrahim Rugovës. Këtë që po e them, secili qytetar që dyshon, mundet me bërë një statistikë të sharjeve, akuzave, shpifjeve, denigrimeve dhe madje edhe të kërcënimeve e çaraveshjeve të Ibrahim Kelmendit për të parë, nëse ai më shumë ka atakuar dr. Ibrahim Rugovën, apo gjithë Serbinë së bashku me aparatin e dhunës që veproi e shkretoi në Kosovë! E kur të shihen rezultatet të mos dyshojmë se Lufta e Shenjtë Ideologjike e Ibrahim Kelmendit, është drejtuar kundër LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës, por jo kundër Serbisë e as kundër Millosheviçit. Kjo që po themi lehtë mund të kuptohet dhe të konstatohet se e gjithë veprimtaria e tij, është subversive, përçarëse dhe vrastare, pasojat e të cilës i ka vuajtur dhe po i vuan vet Lëvizja… dhe proceset e tashme në Kosovë.

Derisa Elita Intelektuale e Kosovës, për anëtarësimin në LKJ e lidhte gjithmonë me përpjekjen për ta ruajtur vendin e punës, ose lidhej me domosdoshmërinë për të udhëhequr organizata dhe institucione akademike e kulturore, vende këto udhëheqëse të cilat kryesisht janë kushtëzuar me teserën e Partisë, përkatësisht të qenit anëtarë në LKJ, kurse e majta Marksiste-Leniniste e shkularakëve Shqiptarë në Evropën Perëndimore, bëhej nga baza vullnetare dhe nga dashuria e tyre që kishin për ideologjinë Sovjetike.
Sigurisht kjo ideologji ata i shtynte për tu identifikuar si Enverist të pashembullt, pasi “Zëri i Kosovës”, në tre variantet e përçarë që dilte, doktrinë veprimi kishin stalinizmin enverist që kultivohej në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë[58].

Pllakat i Partive Komuniste në Evropë

Prandaj nuk po lëshohemi në krahasime të tjera, më të shumta, por në “Dosjen Dokumente” do të sjellim fragmente të bollshme të orientimit politik të LPRK-së dhe ideologut të saj Ibrahim Kelmendi, i cili në vend se të turpërohet me ideologjinë e tij ka nisë fushatë edhe kundër atyre që tashmë janë në varr, siç është rasti me dr. Ibrahim Rugovën. E pasi ti sheh këto pamje[59] le të shpjegojë nëse e gjithë përpjekja e tij politike, ideologjike dhe Marksiste-Leniniste nuk kundërmonte antishqiptarizëm dhe antikombtarizëm, në njërën anë, kurse në anën tjetër e gjithë veprimtaria e tij ishte një Luftë e Shenjtë Ideologjike, kundër Imperializmit Amerikan[60], kundër Kapitalizmit Evropian, kundër Sionizmit Izraelit e kështu me radhë!

Enverizmi ideologjik[61] dhe koncepti i totalitarizmit[62] stalinist në LPRK
Gjatë viteve të tetëdhjeta LPRK, do të arrin të konsolidohet më mirë. Lufta e klaneve të brendshme ka bërë që LPRK-ja, gjatë gjithë kohës së saj të veprimit të jetë e përçarë. Kjo traditë është bartur në të gjitha partitë e më vonshme të themeluara gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe ato pas lufte. Por duhet pranuar se aty ku bënte pjesë Ibrahim Kelmendi, do t’i dominojë ato dy Grupet tjera të LPRK-së, të cilat edhe pse ishin me ideologji të njëjtë, veprimtarinë e bënin ndaras, dhe me koncepte antagoniste. Gjatë viteve të tetëdhjeta kanë dalë të paktën tre “Zëra të Kosovës”. 1. “Zëri i Kosovës”, në Suedi, 2. “Zëri i Kosovës”, me adresë në Biel Bienne/ Zvicër dhe 3. “Zëri i Kosovës”, pa adresë të cilin e “Botonte Kolegjiumi i Redaksisë”.

Aspekti ideologjik i këtyre pamfleteve mbetet një kopje e zbehtë e “Zërit të Popullit”, që propagandonte të arriturat staliniste në Shqipërinë që sundohej nga diktatori komunist Enver Hoxha. Edhe pse materialet merreshin nga shtypi i Tiranës, përsëri në raport me zhvillimet politike e ekonomike në Evropën Perëndimore, ato mbeten qasje të ulëta dhe tejet jo profesionale dhe mjaftë primitive, në aspektin e trajtimit të konceptit Sovjetik, i cili sado që ishte në hapërim për tu bërë Supërfuqi Botërore, lufta e yjeve, zhvillimi ekonomik, zhvillimi ushtarak dhe zhvillimi i armëve në masë, e kishin varfëruar në skajshmëri tërë Paktin e Varshves, të cilin shkularakët Marksist-Leninist të Kosovës, nuk i shihnin këto ndryshime edhe pse për çdo ditë jetonin në botën Kapitaliste dhe Imperialiste, prandaj detyrë ideologjike e “Zërit të Kosovës”, mbetet publikimi dhe glorifikimi i arritjeve socialiste në Shqipëri. Edhe gjatë këtyre viteve, por edhe sot Ibrahim Kelmendi, nuk ka ndryshuar bindjen e tij për sistemin komunist në Shqipëri.

Madje edhe pas çlirimit të Kosovës, dhe në prezencën e trupave Amerikane në Kosovë, duke përfshirë stafin diplomatik të Amerikës dhe atë të Bashkimit Evropian që mbikëqyrnin “demokracinë e LPK-s”, është ky Ibrahim Kelmendi, pjesëmarrës i nderuar në Manifestimin që mbahej me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, i cili është mbajtur në Palestrën e Sporteve, në sallën e kuqe, në Prishtinë, më 10 tetor 2008. E për ta madhështuar madhështinë Staliniste të LPK-së, atë përvjetor e nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Ramiz Alina dhe Ibrahim Kelmendi, prandaj themi se Lufta e Shenjtë Ideologjike, nuk ka të bëjë vetëm me rrëzimin e “MITIT dr. Ibrahim Rugova”[63], por ka të bëjë me Luftën e tij Antiamerikane, të cilën e bënë sikur të jetë i involvuar në shërbim të interesave Sovjetike në Ballkanin Perëndimor!

“Zëri i Kosovës”, (botimi në Suedi), Nr.2/1984.

Se gjithmonë ka qenë Enverizmi doktrinë ideologjik e LRSSHJ-së, LPRK-së e LPK-së, nuk ka asnjë dyshim. Kjo Organizatë në përpjekje për tu konvertuar në “demokrat”, po dëshmohet se është përvetësu-ese e historisë, prandaj është në gjendje për të eliminuar të gjithë ata që dinë për të kaluarën e konceptit totalitar të stalinizmit ideologjik në LPRK, përkatësisht në LPK.

Po ashtu edhe kjo Organi-zatë Marksiste-Leniniste, sikur-se Titizmi kosovar, ishte për Vëllazërim-Bashkimin në Jugosllavinë Socialiste Fede-rative[64] prandaj përdornin maksimën komuniste si mani-fest i Partive Komuniste, “PROLETAR TË TË GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI”, rreth ideologjisë së Bashkimit Sovjetik.

Se ku e shpinte “Pelën Ideologjike”, shqiptaromadhi Ibrahim Kelmendi, askush nuk mund ta thotë, aq më pak kur ai tashti po mbllaçit se paskan qenë “Organizatë Patriotike, Demokratike dhe Pluraliste”, si dhe “LPRK” nuk paska qenë kurrë e përçamë vetëm se paska vepruar në disa grupe, qetë në pahë tërë demagogjinë e një demagogu i cili është sajuesi i të gjitha rrenave se ata paskan qenë dhe janë aleat të përhershëm jo më me Amerikan, por siç thoshin me “Imperializmin Amerikan” dhe “Kapitalizmin Gjerman”, e bëjnë qesharak, më qesharakun Ibrahim Kelmendin, e kështu ai është shndërruar në sajues intrigash prandaj mosbesimi në të gjitha qasjet dhe trajtesat e tija, është etikë dhe edukatë qytetëruese.

Në Dokumente:
Në këtë rubrikë, si dhe në Fejtonin Nr. 7, kemi publikuar artikuj ideologjik, që përfaqësojnë konceptin “patriotik?!” të LRSSHJ, të LPRK-së dhe të LPK-së, të botuara nëpër të “Tre Zëra të Kosovës”, prandaj përpjekja për t’i fshehur gjurmët e tyre ideologjike është edhe një dëshmi se si e Majta Ideologjike, përpiqet të përvetsoj historinë, e në pamundësi ta ngatërroj e falsifikoj për aq sa është e mundur?! Pastrimi i fjalorit ideologjik, ashtu sikurse ritushimi i pllakateve dhe i muraleve është mashtrim historik, sepse veprimet e tyre edhe tashti janë vrastare, ngatërrestare dhe antishqiptare, sepse kjo ideologji, edhe tashti ka qasje antiamerikane, prandaj janë duke dështuar sa të munden edhe Shtetin e Kosovës, për t’ia pamundësuar Amerikës për t’i zgjeruar kufij e demokracisë edhe në Ballkanin Perëndimor!

Në Fejtonin Nr. 7, kemi publikuar Programin Politik të “Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ)”, dhe “Programin Politik të LPRK-së”, pas MPP të LPK-së, korrik 1987, për ta parë saktësisht se për çfarë Kosove të pavarur qenka angazhuar Ibrahim Kelmendi dhe suita e tij staliniste, të cilët tashmë po çirren se edhe ndërhyrjen e Amerikës mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, për ta çliruar Kosovën, paska qenë meritë e tyre. Prandaj duke luftuar “MITIN Ibrahim Rugova”, po e zbulon tërë demagogjinë e një demagogu, që për ne Veprimtarët e Hershëm të Diasporës, na ëshë i njohur prej kohësh dhe e dimë çfarë ka bërë për Ideologjinë Sovjetike. Po ashtu ia njohim edhe intrigat që nuk la kënd pa përbaltur e shantazhuar, duke eliminuar e likuiduar, politikisht e publikisht, të gjithë! Rasti i fundit ishte përpjekja kundër shkrimtarit Shefqet Dibrani!…

(Vijon…)

Dogma ideologjike të Enverizmit dhe Stalinizmit të LPRK-së që nuk kishte gjë të përbashkët me demokracinë dhe pluralizmin. Prandaj Organi i LPRK-së, “Zëri i Kosovës”, ishte vetëm një altoparlante e enverizmit dhe luftës së klasave që zhvillonte PPSH, në Shqipërinë Diktatoriale e Komuniste!…

“Zëri i Kosovës”, (botimi në Suedi), Nr. 5 – 6, maj/qershor 1985.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 2-3, shkurt-mars 1997, faqe 6.

“Zëri i Kosovës”, (me adresë), Nr.5-6, maj-qershor 1987, faqe 4.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 7, korrik 1987, faqe 10.

“Zëri i Kosovës”, (me adresë), Nr.8-9, gusht-shtator 1997, faqe 6.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.10, tetor 1987, faqe 3.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 4, prill 1988, faqe 4.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.5, maj 1988, faqe 5.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 9-10, shtator/tetor 1988, ballina.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), nr. 9-10 shtator-tetor 1988, faqe 3.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr. 9-10, shtator/tetor 1988, faqe 4.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.9-10, shtator/tetor 1988, faqe 21.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.8, gusht 1989, faqe 7.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.10, tetor 1989, faqe 5.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.10, tetor 1989, faqe 6.

“Zëri i Kosovës”, (pa adresë), Nr.10, tetor 1989, faqe 13.

FUSNOTAT:

(Për arsye të pengesave teknike, nga fusnotat janë hequr të gjitha lidhjet e internetit. Kërkojmë mirëkuptim)

[1] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”, Bundeszentrale für politische Bildung, Bonn. (Autori: Dr. phil. Nikolaus Katzer, është Profesor i Historisë së Evropës Lindore në Universitetin “Helmut Schmidt” në Hamburg të Gjermanisë).
[2] Josef Stalin: Enciklopedia e lirë Wikipedia.org,
[3] DDr. Roland Kley: “PAQJA NDËR DEMOKRACITË”, vepër e cituar, St. Gallen 2007.
[4] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”, Bundeszentrale für politische Bildung, Bonn, 18.12.2008. – Krahaso: Përparim Kabo: “Muri, ideologjia, sindromi!”, Gazeta Telegraf, 10 Nëntor 2014. – Po ashtu: DDr. Roland Kley: “PAQJA NDËR DEMOKRACITË”, vepër e cituar, St. Gallen 2007.
[5] Zëri i Kosovës, korrik 1987. programi dhe rezulucionet e Mbledhjes së Parë të Përgjithshme, korrik 1987
[6] Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë (Botimi i dytë) është përgatitur nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH. Shtëpia botuese “8 Nëntori” Tiranë 1981.
[7] Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, “Zemra shqiptare”, 13.09.2009.
[8] DDr. Roland Kley: “PAQJA NDËR DEMOKRACITË”, vepër e cituar, St. Gallen 2007.
[9] Po aty; DDr. Roland Kley: “PAQJA NDËR DEMOKRACITË”, vepër e cituar, St. Gallen 2007.
[10] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”, Bundeszentrale für politische Bildung, Bonn, 18.12.2008.
[11] Po aty…
[12] The uprising on 17 June 1953, Emision Dokumentar, Video në “youtube.com”
– Krahaso: 17. Juni 1953 – Volksaufstand in der DDR, Landeszentrale für politische Bildung Baden-Württemberg, 14. Jun 2017.
[13] Der ungarische Volksaufstand 1956 – “Sieg einer Niederlage”, Neue Zürcher Zeitung NZZ, 19.10.2006.
[14] DDR. “Berliner Mauer», Deutsch-deutsche Grenze.
[15] Der sowjetische Einmarsch in Prag. Das Volk steht hinter Dubcek und den Reformern – Nur passiver Widerstand, Zeit Online dhe në “Die Zeit, Nr.34/ 1968”.
[16] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”…
[17] “Der Kommunismus in Westeuropa”, Der Zeit Nr.26/1946, 15. August 1946, aktualizuar më 3. dhjetor 2012.
[18] Lexo: Bujar Mehmeti: Pikëpamjet Teorike Per Kombin dhe shtetin, shtet formimi dhe komb-formimi. – Krahaso edhe: Uroš Lipušček: Parimi i sovranietit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje: Çështja e Kosovës. (Autori Uroš Lipušček, PhD, është Rektor i Universitetit AAB, Prishtinë, Republika e Kosovës).
[19] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”…
[20] Po aty…
[21] Hektor Maille jagt Dr. Hing: “Mission Kaki: Indochina 17-Hoio”,
– Po ashtu në: “Kommunistische Partei Indochinas”,
[22] D.N. AIDIT, “Die indonesische Gesellschaft und die indonesische Revolution Grundfragen der indonesischen Revolution”, Djakarta, November 1957.
[23] Die Communist Party of India (Marxist-Leninist) (CPI (ML), (22. April 1969 gegründete Communist Party of India (Marxist-Leninist). Es existieren weitere Organisationen mit dieser Bezeichnung).
[24] Partia e Punës e Koresë, themeluar më 30 qershor 1949, por grupet e para «Marksiste-Leniniste», ishin themeluar qysh në vitin 1945. (Die Partei der Arbeit Koreas (PdAK)
[25] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”…
[26] Po aty…
[27] “Einmarsch der Sowjetunion in Afghanistan”, Zeit Klicks.
– Krahaso: The Focus: Photographic collections on Asia in Swiss archives, The Newsletter | No.61 | Autumn 2012.
[28] Jan Szczepanski: “Polen ohne Solidarność”, Die Zeit, Nr.18/1983. Aktualizuar më, 29. April 1983.
[29] Sh. Dibrani: “Virtyte e Visare”, publicistikë, Prishtinë 210. “Shënim në pesëmbëdhjetëvjetorin e demonstratave të vitit 1981”, faqe 243.
[30] Shefqet Dibrani: “Lufta ideologjike e Ibrahim Kelmendit (6)”, Fjala e Lirë, Shkoder, 21 janar 2019.
[31] Po aty…
[32] Die Nuklearkatastrophe von Tschernobyl, am 26. April 1986.
[33] Der Zerfall der Sowjetunion war ein mehrjähriger Prozess der Desintegration der föderalen politischen Strukturen sowie der Zentralregierung der Sowjetunion(UdSSR), der mit der Unabhängigkeit der 15 sowjetischen Unionsrepubliken zwischen dem 11. März 1990 und dem 25. Dezember 1991 seinen Abschluss fand.
[34] Nikolaus Katzer: “Ideologie und Pragmatismus in der sowjetischen Außenpolitik”…
[35] Pavarësia: 1918-1940, kurse sovranitetin nga blloku Sovjetik, më 11 mars 1990. Anëtare e NATO, kurse nga janari 2015, anëtare e Eurozonës.
[36] Sovjeti Suprem e bëri shpërbërjen e Bashkimit të Republikës Socialiste Sovjetike (BRSS), e themeluar në vitin 1922. Të drejtat dhe detyrimet e saj ndërkombëtare ligjore i merr për sipër Federata Ruse, nën Boris Jelcinin si një vazhdimësi e Unionit Sovjetik. Rënia e Bashkimit Sovjetik ishte shpallur në vitin 1990. Më 11 mars 1991, Lituania u bë republika e parë sovjetike që u tërhoq nga konfederata, dhe deri në dhjetor 1991 ndoqën udhën e saj edhe dymbëdhjetë republika të tjera.
[37] Cituar… Mr. Zef Ahmeti: IBRAHIM RUGOVA – Ein Leben für Frieden und Freiheit im Kosovo.
[38] Ibrahim Kelmendi – I mjeri unë – Është hidhëruar Shefqet Dibrani, botuar në “Fjala e lirë”, 27.11.2018.
[39] Artikullin e plotë do ta gjeni në “Dokumente”, që do t’ia bashkëngjesë këtij studimi.
[40] “Zërit të Kosovës”, nr.10, tetor 1987, faqe 3.
[41] Ibrahim Kelmendi: “KUVENDI I PARË I LËVIZJES ISHTE FUNDI I KOMPLOTEVE TË DERIATËHERSHME DHE PROFILIZIMI DEMOKRATIK I SAJ”, Gazeta “Epoka e re”, 21 janar 2019. (Kumtesë për simpoziumin në Prizren, më 19.01.2019).
[42] “Zërit të Kosovës”, nr.10, tetor 1987, faqe 3.
[43] Ironizim sipas koncepteve në: “Zërit të Kosovës”, nr.10, tetor 1987, faqe 3.
[44] Cituar… Mr. Zef Ahmeti: IBRAHIM RUGOVA – Ein Leben für Frieden und Freiheit im Kosovo.
[45] “Zërit të Kosovës”, nr.10, tetor 1987, faqe 3.
[46] Po aty…
[47] Ibrahim Kelmendi: Kumtesë për simpoziumin në Prizren, më 19.01.2019, Gazeta “Epoka e re”, 21.01.2019.
[48] “Zërit të Kosovës”, nr.10, tetor 1987, faqe 3.
[49] Në rubrikën ”Dokumente”, po e paraqesim faqen e plotë, marrë nga Z.K. nr.10, tetor 1987.
[50] Krahaso: Përparim Kabo: “Muri, ideologjia, sindromi!”, Gazeta Telegraf, 10 Nëntor 2014.
[51] Zeqirija Ibrahimi: “Erdoganizmi vs. Titizmit”,
– “Qysh në maj-qershor 1948 ne ishim më se të ndërgjegjshëm se Titoja e titistët, si tradhtarë të marksizëm-leninizmit, ishin dhe mbeteshin të dëmshëm e të rrezikshëm për të gjitha partitë komuniste, për lëvizjet revolucionare dhe luftërat nacionalçlirimtare kudo në botë, por për ne, komunistët e popullin shqiptar, ata, përveç sa më sipër, ishin e do të mbeteshin edhe armiq direkt, antishqiptarë të egër e të betuar. (Enver Hoxha, Titistët, f. 532)”.
[52] Po aty… Zeqirija Ibrahimi: “Erdoganizmi vs. Titizmit”… “Shoku Enver dhe PPSH-ja janë në luftë për ta shkatërruar imperializmin amerikan dhe reaksionin ndërkombëtar…”.
[53] Po aty… Zeqirija Ibrahimi: “Erdoganizmi vs. Titizmit”… “Enver Hoxha më 5 janar 1948 në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PKSH deklaronte: “Sekretar i Përgjithshëm nuk jam unë, por Mareshali Tito…”.
[54] Xhemal Ahmeti: A PO RRITET FRYMA ANTIAMERIKANE NË KOSOVË? “Deklarata e ambasadores Jacobson nuk bëri asgjë më shumë se që i dha shans një rrymë antiamerikane jo pak masive në Kosovë që të heqë maskën për të manifestuar ksenofobinë që e ka si gjenerator “reflektimi”.
[55] KIPRED: “ISLAMI POLITIK NDËR SHQIPTARËT”, Prishtinë 2005.
[56] Zijadin Gashi: Faktorët e radikalizmit islam në Kosovë, “Radio Evropa e Lirë”, 13 gusht, 2014. “Këto organizata dhe lëvizje kanë përfaqësuar interpretime radikale e ekstreme të religjionit, në këtë rast të atij islam dhe si të tilla kanë arritur të depërtojnë thellë te një pjesë e shoqërisë në Kosovë”, Ligjeruas në Universitet Blerim Latifi.
[57] DDr. Roland Kley: “PAQJA NDËR DEMOKRACITË”, studim, botoi “Albanisches Institut”, St. Gallen 2007, faqe 124. Nga gjermanishtja përktheu Zef Ahmeti.
[58] “Stalinizmi dhe Hoxhaizmi janë teori dhe taktika të revolucionit botëror proletar, në përgjithësi, dhe në veçanti teoria dhe taktikat e diktaturës së proletariatit botëror”.
[59] Shih dokumentet në fund të shkrimit.
[60] “Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni në Revolucionin Botëror”, Organ i Kominternit Shqiptar, Janar 2015.
[61] Ergys Mërtiri: “Miti i nacionalizmit enverist”, gazeta “Standard”, 6 mars 2013.
– Krahaso: Besim Ndregjoni: “Enverizmi politik dhe mediatik gangrena e sistemit dhe vlerave demokratike”, Gazeta “Bota Sot”, 26 tetor 2016.
[62] Enzo Traverso: “Totalitarizmi. Historia dhe apologjia e konceptit “, Filozofia e Lirë, Zagreb, 12 prill 2018. Përkthyer nga frëngjishtja, Milena Ostojić. Titulli në origjinal: “Le totalitarisme. Histoire et apories d’un koncept”. Kritika mbi konceptin e totalitarizmit nuk e ka humbur aktualitetin e vet. Duke u përpjekur të shpjegojë karakterin polimorf, elastik dhe kryesisht ambivalent të konceptit, autori dallon nëntë fazat themelore në zhvillimin e debatit rreth totalitarizmit, duke përshkruar me saktësi shekujt e gjenezave të gjata të kontradiktave në kontekstin e pritjes së tij dhe përdorimit publik.
[63] Cituar… Mr. Zef Ahmeti: IBRAHIM RUGOVA – Ein Leben für Frieden und Freiheit im Kosovo.
[64] “Zëri i Kosovës”, nr. 2 /1984 (botimi në Suedi), faqe 4.

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]