Konglomerati i jomoralistëve?!

0
412
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

I kemi 100 arsye pse të thëmi që shteti i ri i Kosovës, po rrënohet!Po rrënohet çdo ditë, çdo muaj e çdo vit pa u ndalur. A nuk kemi menduar të gjithë së do të jetë e kundërta e kësaj ? Sigurisht së po. Sikur kur bëhën cunamet, edhe Kosovën e vogël po e bartë uji?! Më pa dhënë betimin nuk kishin ditur më vepruar kaq mbrapsht! Nuk ishin qmistuar tia shkaktojnë gjithë këto dhembje vendit dhe popullit, që ende nuk i ka shëruar plagët e thëlla të luftës kunder shkaut. Këto plagë jo që nuk po shërohen, por po na bëhën edhe më të freskëta nga këta hileqarë të kësaj elite politike. Ky është fati ynë i keq dhe mjerimi ynë i madh.Është bindja e shumicës së Republika po daklasohet sikur mos të ishte e jona?!

Këtë ligësi të madhe Kosovës po ja bëjnë mbeturinat neokomuniste, të cilët jo që nuk po fshihen, por kan kaluar në legalitët. Paradoksi i këtij shteti është së armiqë ju kan bërë, ata shtetarë që po na paraqitën si mbrojtës. Mundemi apo është edhe e pamundur t’i numërojmë të gjithë plaqkitësit, të gjithë të korruptuarit, më të cilët çdo ditë po ballafaqohemi. Është një konglomerat i tërë i jomoralistëve që po veprojnë në emër të Kosovës. Po i japin grushte nga të gjitha anët këtij vendi, sikur më i pa lënë mendja !

Këto rënje nuk janë duke e coptuar vetëm Kosovën, por ate bashkë me neve, duke na i shuar përditë shpresat?! Sikur përfundimisht nuk kemi shpëtim dhe ky ujë i neokomunistëve po na rrëmbën në kahun e vet pamëshirshem! Po jetojnë njerëzit si në sistemin skllavopronarë, e kemi hapëruar në shekullin 21! E këta numerojnë të mira materjale e para në pafundësi?! Nuk e kanë dert pse njerëzit po jetojnë të robnuar. Dhe, këta nuk po i prekë asnjë e keqe, së janë bërë vet shteti?! Kjo është e dhëmbshme, është e pa tolerueshme. Njerëzit më 35 vite jetëse nga stresi i dhunshem po duken si pleqë…?!