Elita liberale e pushtetit dëshiron luftë civile për ta larguar Trumpin

0
743
Protest against the death in Minneapolis police custody of African American man George Floyd, in St. Louis, Missouri
A protestor waves a burned American flag over a fire during a protest against the death in Minneapolis police custody of African-American man George Floyd, in St Louis, Missouri, U.S., June 1, 2020. Picture taken June 1,2020 REUTERS/Lawrence Bryant

Një demonstrues duke tundur një flamur amerikan të djegur gjatë një proteste në St. Louis, Misuri, 1 qershor 2020. Foto: Lawrence Bryant / Reuters / Scanpix.

Nga: Christian Skaug

Zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara është pengesa më e rëndësishme deri më tani për globalizimin që ka ecur me shpejtësi, por të cilin elita e fuqishme liberale, globaliste në Perëndim, do të vazhdojë ta shtyjë – le të kushtoj sa të kushtoj. Kjo në prapavij për jetën politike bashkëkohore sqaron shumë për rrugën dhe pse  kjo elitë preferon të hudhë benzinë ​​në zjarrë për vdekjen e George Floyd.

Destabilizimi i Shteteve të Bashkuara shërben për të dobësuar Trump, dhe për këtë qëllim, gjithçka është e lejuar, gjithashtu me i krijuar parakushtet e një lufte civile. Asnjë nga këto nuk duhet të jetë surprizë. Kanë kaluar dhjetë vjet qëkur eseistja konservatore amerikane Lee Harris shkroi librin «The Next American Civil War: The Populist Revolt against the Liberal Elite» “Lufqata tjetër civile amerikane: Revolta Populiste kundër Elitës Liberale”. Lëvizja Tea Party ishte shprehja më e dukshme e kryengritjes popullore në atë kohë, shumë kohë përpara se Trump të hynte në politikë të lartë.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 treguan se elita liberale mund të mposhtet politikisht. Por pala humbëse mbeti shumë e dëshpëruar: Një sondazh amerikan tregoi në shkurt se shumë votues demokratë thanë se ata parapëlqenin rënien e të drejtave njerëzore në vend që të rizgjodhnin Trump këtë vjeshtë. Dikush mund të pyesë se sa serioze është kjo, por nëse luani me mendime të tilla, perspektivat e një lufte civile mund të mos duken veçanërisht të frikshme. Dhe kjo është arsyeja pse gjithçka është e mundur si për të marrë anën e protestuesve këto ditë, ashtu edhe për të minuar autoritetin e administratës amerikane.

Ky është padyshim një instrumentizim cinik i një vdekje tragjike të një lloji që fatkeqësisht ndodh herë pas here, por që normalisht nuk rezulton të shfrytëzohen në të njëjtën mënyrë. Dhuna shfaqet në shumë paketime, por Shtetet e Bashkuara janë një shtet ligjor që e trajton atë sipas nevojës. Sidoqoftë, këtu shikohet synimi për t’a mposhtur  Trump-in në kohën e pandemisë korona. Paul Krugman në New York Times dhe Hanne Skartveit në VG, secili kanë variantin e tyre për të njëjtën temë të hënën dhe të martën, përkatësisht: Trump i sjell Shtetet e Bashkuara mbështetur për shkëmbi, ose ai nxit në përcarje edhe më të thellë. Si rëndom e majta vetë është fajtore për akuzat që ua drejton të tjerëve.

Eshtë Krugman që ëndërron luftën civile:

The events of the past week, in which the death of George Floyd in Minneapolis police custody led to demonstrations against police brutality, and these demonstrations were met by more police brutality — including unprecedented violence against the news media — have made it clear what Kroll meant by taking the handcuffs off. And Donald Trump, far from trying to calm the nation, is pouring gasoline on the fire; he seems very close to trying to incite a civil war.

Për ta bërë këtë ekuacion sa më të lart, Krugman jo vetëm që duhet të injorojë protestuesit që plaçkisin dhe shkatërrojnë jetën e njerëzve të denjë. Ai gjithashtu duhet të ndjekë revizionizmin historik:

The core story of U.S. politics over the past four decades is that wealthy elites weaponized white racism to gain political power, which they used to pursue policies that enriched the already wealthy at workers’ expense.

Krugman nuk e pranon fare që oficerët e policisë mbështesin presidentin, dhe ai guxon të ngacmojë rëndë vulën e forcës policore për të shpjeguar rastin:

But many police officers and their unions remain staunch Trump supporters, and they have been pretty clear about why: They feel that Trump will back them even, or perhaps especially, if they engage in abusive behavior toward racial minorities.

Ai gjithashtu duhet të pretendojë se ai mendon se Trump dëshiron të vendosë rregullin e ligjin prej lojës, në mënyrë që askush të mos mbahet përgjegjës për vdekjen e Floyd:

But Trump clearly sides with those who reject any notion that police officers — or any other authority figures — should be held accountable for abusive behavior.

ë në fund, ai e vizaton një pamje të rreme të protestave paqësore që takohen me forcën ushtarake, duke sugjeruar se mund të ketë një grusht shteti pas një humbjeje të mundshme të Trump:

After all, if Trump is encouraging violence and talking about military solutions to overwhelmingly peaceful protests, what will he and his supporters do if he looks likely to lose November’s election?


Revistat e Krugman nuk lënë dyshim se nuk ka kufij se sa thellë mund të fundoset elita e pushtetit liberal të Amerikës, në përpjekje për të hequr qafe presidentin. Nga anash, VG e vogël gëzohet në New York Times të madh. Hanne Skartveit jo vetëm që vë në zjarr Shtetet e Bashkuara, por tërë planetin, ajo beson:

Ajo që ne po shohim tani është një katastrofë e shumëpritur. Kjo bëhet aq pafundësisht më keq nga një president i cili praktikon polemika, jo duke mashtruar. Që është më shumë i interesuar me veten, sesa kombi që ai drejton. Që kërcënon stabilitetin dhe unitetin, si në vendin e vet, ashtu edhe në botë.

Kjo përrallë mashtruese heq vëmendjen nga lufta kulturore që po zhvillohet brenda në Perëndim midis globalistëve dhe atdhetarëve. “E ardhmja nuk i përket globalistëve. E ardhmja u përket atdhetarëve ”, tha Trump para Asamblesë së Përgjithshme të KB vjeshtën e kaluar. Deklarata ishte një leckë e kuqe për elitën e pushtetit global, i cila e ka shpallur presidentin amerikan si armikun kryesor.

Globalistët tashmë kanë frikë nga pasojat e pandemisë në formën e lëvizjes së zvogëluar dhe faktit që kompanitë strategjike po fluturojnë në shtëpi. Një rizgjedhje e Trump do të dobësojë më tej fuqinë e tyre. Prandaj, të gjitha truket e ndyra tani janë duke u përdorur për të lejuar që një Biden i përgjumur, i çorientuar të varet në dollapin e Shtëpisë së Bardhë nga Janari 2021 dhe të përgatitet për përdorim sipas nevojës. Mbetet për tu parë nëse strategjia do të ketë sukses. Antitrupat në popullatën amerikane mund të jenë më të fortë se sa pritej. Dhe duke humbur globalistët në Shtetet e Bashkuara, ata mund të humbasin kudo. Drama që shpaloset është ndër më të mëdhatë e kohës sonë.

document.noRevista Drini

Nga norvegjishtja: Gjergj – Bajram Kabashi


https://www.document.no/2020/06/02/den-liberale-makteliten-vil-ha-borgerkrig-for-a-kvitte-seg-med-trump/