Ja si Hartat amerikane konfirmojnë se Kosova po i humb 82 km katrorë!

1
1014
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

Komisioni dhe qeveria po mashtron

Komisioni shtetëror me deklaratën e sotme po konfirmon frymën e strukturave politike duke bartur problemin madhore kombëtarë në çështje dytësore dhe personale. Po harron se detyra e komisionit ka qene analiza e te gjitha fakteve ekzistuese hartografike dhe shtetërore (si është stema zyrtare dhe flamuri zyrtar i Kosovës) dhe gjetja e mundësive për shpëtimin e transferim të territorit në pronësi të Malit të Zi. Nuk kemi pas rastin ende të dëgjojmë apo të lexojmë ndonjë mendim apo analizë të komisionit shtetërore në lidhje me hartën e zonave kadastrave të KSAK të Kosovës të vitit 1974, me që njëri nga anëtaret e komisionit është udhëheqës i Agjensionit Kadastral të Kosovës, pasardhëse e Drejtorisë për Gjeodezi të KSA të Kosovës që ishte përpilues i kësaj harte. Në këtë hartë lehtë mund të vërehet se ka shmangie të vijës kufitare në raport me vijën kufitare të shenjëzuar nga komisionit shtetëror.

Edhe më herët kemi bëre pyetje dhe kemi kërkuar sqarime zyrtare për interpretimin e kësaj harte dhe validitetin e saj, por nuk po ka përgjigje. Ne kemi bërë një përshkrim të kësaj harte në mënyrën më profesionale të mundshme, ndërsa mos përgjigjja lenë të konstatohet së harta është zyrtare dhe shumë e besueshme, me që është punuar nga institucioni i vetëm legjitim i specializuar për një aktivitet të tillë në KSA të Kosovës. Gjithashtu strukturat profesionale të komisionit shtetëror dhe strukturat politike janë shumë të vetëdijshëm se të gjitha planet hapësinore krahinore dhe komunale para 31/12/1988 janë punuar me këto harta.

Gjithashtu valititetin ligjorë këto harta që ne i kemi radhitur në hartat me kufij pjesërisht të cunguara për shkak të mos përfundimit të azhurnimit kadastral mes Kosovës/Serbisë dhe Malit të Zi e konstaton edhe miratimi i tyre në kuvendi krahinor apo kuvendet komunale si dokumente të aprovuara. Opinioni ka të drejt të informohet me fatin e kësaj harte dhe mos përdorimit të saj në dokumentacionin e komisionit shtetëror dhe në bisedimet me palën malazeze. Secili duhet ta ketë të qartë se çdo hartë e publikuar dhe e përdorur pas vitit 1988 respektivisht pas vitit 1999 është hartë e imponuara dhe jo përfundimtare, sepse Kosova nuk kishte kufij të demarkuara me asnjë shtet fqinjë, ndërsa fajlli vektorial ishte i imponuar nga Agjensia Kadastrale e Kosovës menjëherë pas vitit 2000.

Prapë nuk ka përgjigje zyrtare nga komisioni shtetëror dhe strukturat tjera udhëheqëse të Kosovës në pyetjen se pse po rritet sipërfaqja e Malit të Zi pas 70 viteve si Republikë socialiste e tani si shtet i pavarur. Ku e morri këtë sipërfaqe dhe pse nuk ka ndonjë sqarim zyrtarë. Këtë e kemi zbuluar ne, ndërsa ishte obligim i komisionit shtetëror të kujdeset për bilancin e sipërfaqe ndërshtetërorë. Ne edhe një herë konstatojmë se delimitimi i parë i vitit 1945 ishte delimitimi i vetëm legjitim dhe pa probleme, ndërsa nuk kemi gjetur asnjë dokument zyrtarë që ka pas ndërhyrje në të.

1 KOMENT

  1. Ne kete shkrim thuhet se çdo harte pas vitit 1988 eshte e imponuar!!! Dmth deri nenvitin 1988 Kosova paska qene shtet i pavarur dhe gjithmone paska vendose dhe paska bere demarkacion ashtu qysh ka dashte Kosova Autonome e pavarur demarkacionisht!!!

    Budallakia nuk ka demarkacion… ka thene Einstein as Gjithesia… e në pergjithesi nuk jam i sigurt… citoj Ajnshtajnin…

Komentet janë mbyllur.