FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË DHE DITËT E DIASPORËS

0
1010

ZYMER MEHANI

NJOFTIM

Të nderuar dashamirës të fjalës së bukur artistike dhe krijues nga diaspora shqiptare.

SHOQATA KULTURORE ‘PROKULT’ NGA PODUJEVA ORGANIZON:
Takimet Letrare tashmë tradicionale në Komunën tonë:

FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË DHE DITËT E DIASPORËS.

Email adresa:prokult@hotmail.com.

Me këtë rast njoftojmë të gjithë krijuersit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare se mund të paraqiten me krijimet e tyre në poezi nga data 01 deri me 10 korrik për të qenë pjesë e orës së madhe letrare “DITËT E DIASPORËS”. Materialet mund t’i dërgoni në këtë email adresë:prokult@hotmail.com.

Me këtë rast juria e përzgjedhur nga stafi i Shoqatës “PROKULT” do të ndajë dhe tre çmimet e para.
Takimet letrare mbahen -më 20 korrik, 2017 (e enjte), ora 15.00 në Sallën e Kulturës, qyteti i Podujevës.

AGJENDA

1. Ora 15.00 – Fjala hyrëse
2. Fjalimet përshëndetëse të zyrtarëve të dhe të Ministrisë së Diasporës dhe të M. Kulturës së Kosovës 3.Promovimi i librit:
– “Dy vdekjet e një jete”, autor Fatmir Halimi
Referuesit:
– Milazim Kadriu
– Merita Jonuzi
– Zymer Mehani
4. Ora e madhe letrare ”DITËT E DIASPORËS”.
5. Ndarja e çmimeve për krijuesit që lexojnë në orën letrare “Çmimi i Diasporës”
7. Ora 17.00 – koktej për pjesëmarrësit
8. Te gjitha këto aktivitete do të percillen nën tingujt e kitarës nga Grupi i Kitaristëve te Shkollës”Mirela” të udhëhequr nga kitaristi i njohur kosovar, Imer Musa si dhe me interpretim të shkëlqyer të folkloristit dhr kënëtarit tonë të njohur, Shaban Baksi.
9. Ora 18.00 – Përfundimi i Manifestimit

P.S/ Nisja bëhet në ora 14.00 në mënyrë të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Prishtinës me autobusin e kontraktuar nga Prokult-i.