Rinia dhe sporti në Diasporë na motivojnë të gjithëve dhe kanë vlerë lobuese

0
2566
Asllan Dibrani - pikturë

Shkruan Asllan Dibrani

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e përkrah Sportin si mjet i fuqishëm Lobimi per interest kombëtare.

Me rastin e themelimit të Lobit-Euro-Atlantik Shqiptar, është edhe bashkimi dhe forcimi i Rinisë tonë në Diasporë dhe inicimi i ndërlidhjeve të tyre me trojet tona shekullore. Në linjë me këtë kryetari i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Suedi, Intelektuali dhe bashëkpuntori me parlamentin, qeverinë dhe organet suedezes për interesat shqiptare, po edhe si zëdhënës i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të shtunën e kaluar takoi dhe përkrahu Rininë shqiptare të emigruar dhe të integruar ne Suedi. Ai i shoqëroj edhe në stërvitjet e udhëhequra nga dy sportist motër e vëlla dhe organizator të hapjes së Palestrës sportive “Training Center”, pos te brendshme edhe ne ato fushore.

Pamje e dy sportisteve motër e vëlla Albana dhe Armend Makollit gjatë stërvitjeve pronar te parë shqiptar të Palestrës sportive.

Zotin Avni Dervishin e pritën me një vullnet të mirë që në të ardhmen synohet që Lobi do të jetë zëri qe lëshon kushtrimin e së ardhmes së bashkuar edhe në sport.

Pamje e stërvitjeve sportive ne fushë te udhëhequr nga motër e vëlla Albana dhe Armend Makolli, të cilët sapo e kanë formuar MTC (Makolli Training Center).

Ishin këta motër e vëlla Albana dhe Armend Makolli, të cilët sapo e kanë formuar MTC (Makolli Training Center). Të dy të lindur në Kosovë, por që jetojnë në Suedi që kur ishin 2-3 vjetarë emigruan ne Suedi. Tash ata janë licencuar në PT (Personal Trainers ose shqip TP-Trajner Personal Sporti). Ata në periferi të Stokholmit e kanë hapur edhe qendrën e tyre për ushtrime brenda objekteve, por edhe në atë fushore. Kjo është Palestra e parë shqiptare e sportive e startuar nga dy shqiptarë qe kanë pak fjalë, por shumë punë.
Specifika e këtij rasti të pasurisë sonë kombëtare dmth rinisë është e para, sepse janë motër e vëlla dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ne ketë lami.

Ata ndoqën të mjetin shkollim nga e cila tani pritet qe të avancojnë. Si dhe fakti që edhe pse të rritur në mërgim dhe duke biseduar me lobistin Avni Dervishi, ata shprehën interesimin që të kthehen në tokat shqiptare dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e sportit sipas planprogrameve dhe eksperiencës së përfituar në Suedi. Kjo dukuri e kombinuar praktikohet me ushqimin dhe stërvitjet e duhur gjatë ushtrimeve sportive sipas udhëzimeve qe këta dy te rinj kosovar i udhëheqin.

Po ashtu u shprehen këta dy sportist se është një sinjal i mirë dhe vullnet për bashkëpunim me rininë e sportistët shqiptarë në vendet e tjera ku jeton Diaspora jonë.

Pamje e Avni Dervishit me motër e vëlla Albana dhe Armend Makollit gjatë stërvitjeve, pronarë të parë shqiptar të Palestrës sportive.

Diaspora gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë pishtarë në zhvillimet pozitive dhe rasti i motrës dhe vëllait dmth Albana dhe Armend Makollit e dëshmon këtë gjë. Sa për kureshtje ju publikoj edhe kontaktin mesa vijon:
(albanamakolli86@gmail.com dhe armend.makolli@gmail.com ) www.facebook.com/MTC.Makolli.Training.Center/

E pyesim zoti Avni Dervishin zëdhënës i Lobi Euro-Atlantik Shqiptar për përshtypjet në takime të tilla me rininë tonë kudo qe janë: Ai u përgjigj: Me keto aktivitete shqiptarët vazhdojë t’i promovojë vlerat e Rinisë dhe Sportistëve tanë mu sepse ata na hapin shtigje e mundësi bashkëpunimi reciprok edjhhe me popujt e familjeve evropiane.

– Sporti e ka rëndësinë e veçantë dhe të patjetërsueshëm si mjet lotimi – përfundon zëdhënësi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar z. Avni Dervishi. Për aktivitete e juaja kontaktuar mundeni ne këto dy email adresa lobishqiptar@hotmail.com dhe art@asllandibrani.com.