Edhe nëse nuk u bënë “krejt turq”, shqiptarët humbën vlerat, unitetin, ndjenjën e kombësisë, karakterin kundërshtues!

0
379
Aleksandër Gega

Alekësandër Gega, New YorkRevista Drini9 Janar 2020

Të jesh turk.

Deri në mesin e shekullit te kaluar kishte plot shqiptarë që po ti pyesje se çfare je ti, thoshin fare natyrshëm : – Turk !

– Turk ? Po a di turqisht ?
– Jo vallahi, nuk di, as s’due me ditë.

Trysnia pesqindvjeçare turke, mohimi i gjuhës si nga pushtuesi turk, dhe sherbëtoret e tij, kishat reaksionare e antishqiptare greke e sllave, çuan ne çoroditjen e madhe, pasojat e së cilës shqiptarët i vuajnë edhe sot e gjith ditën.

Qëllimi i pushtuesit turk ishte i tmerrshëm:
– Duke u bërë turq, shqiptarët, do të pranonin shtetin turk, e për rrjedhojë edhe pushtimin. E duke pranuar pushtimin dhe shndërrimin, ata kishin dhënë prejardhjen e tyre, karakterin e tyre, shpirtin e tyre.

Kësodore sot shqiptarët ndihen të mallkuar me qënjen e tyre, nuk duan të qëndrojnë në vendin e tyre.

Duhet pranuar se edhe nëqoftëse nuk u bene krejt turq, shqiptarët humbën vlerat, unitetin, ndjenjën e kombësisë, karakterin kundërshtues ndaj shtetit që nuk u be asnjëherë i tyre.

Tani, më keq se kurrë janë një masë kaotike, pa kokë e pa zemër, që rendin si foshnjat në xhungël.

Të jesh turk, do të thotë të jesh dembel, njeri i fjalëve boshe, frikacak, hipokrit, atdhemohues, i egër me vartësin e servil me eprorët, shtazë me gruan, etj etj.

Prandaj tash njëqind e ca vjet, shqiptarët i sundojne mercenarët e të huajve, të cilë luajnë haru mbi kurrizin e tyre.

Të jesh turk është mjerim, tragjedi. Eshtë kulmi i talljes kombëtare.
Sa të drejtë kishte gjeniu Hygo kur pat thënë se: “Turku kaloi andej dhe nuk mbiu më bar” !