PËR HIR TË GIORGOS KATOLIK QË E DONTE FENË, SHQIPËRIA U MBUSH ME XHAMIA…

0
626
Dija, jo fetë
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

(fejton)
Dëshira e Giorgos katolik është me i pa shqiptarët të gjithë katolikë, e kjo nuk është dëshirë e keqe, por edhe standardin e gjuhës shqipe, ai e do gegnishte shkodrançe… E keqja është se realiteti është krejt ndryshe, e Giorgo do të vdesë i dëshpëruar, duke e parë Sytarin me nënë katolike, si myftiu i Shkodrës… Ai nuk zgjodhi “fenë e mirë” të nënës, por kaloi në regres, shkoi pas parasë – zgjodhi “fenë e keqe” të babës… Se i thonë “gjuha e nënës” e “feja e babës”…

Truri i njerëzve në Shkodër e në Shqipëri e ndër shqiptarë është ende në stadin fetar. Feja islame po luan para të madhe përmes agjenturave të ndryshme, e në emër të lirisë fetare të Giorgos, feja islame po kapën terren, po ndërton xhamia dhe po i shurdhon shqiptarët me altoparlante në arabisht, po e bën Shqipërinë pra një vend musulman, turko-arab. Tani pas tërmetit, na e kanë ndikuar edhe Ramën me vargje Kur’anore, edhe pse Perëndimi ia dha Shqipërisë në fakt shumën më të madhe të parave për rindërtimin… Rama në fillim të kësaj ngjarjeje u inspirua keq nga hoxha simpatik Elvis Naçi, e si duket i tha vetes, këndo edhe ti ndonjë sure, se ja si të vijnë paratë, vuuuuu… Dhe në fund nuk i doli keq, ia kaloi edhe Elvisit, si Perëndimi – Lindjes, jo prej sureve por kryesisht prej perëndimit… Shqiptarët janë një popull hallexhi, labilë, shiten lirë…

Giorgo nuk pyet për vogëlsina, ai don fenë e vet, me Shqipërinë e gjuhën shqipe ka pak hatërmbetje, kurse te feja nuk sheh asgjë të keqe, se e kanë indoktrinuar ashtu. Ateistat i duken moszotmakeq, të gjithë Enver e Kim Yong Un, e jo shkencëtarë e astrofizikantë. E ky është problemi i madh në Shqipëri, që vjen prej padijes, injorancës, se feja nuk ndryshohet me dëshirë, por vetëm me dhunë. E nëse njerëzit ndërgjegjësohen se islami psh. është i keq për shoqërinë, ata ma parë heqin dorë prej fesë, se shumë e kanë bërë, si Alma Zadic psh. (ministrja boshnjake e drejtësisë në Austri, që nuk ka asnjë përkatësi fetare), se sa bahen katolikë… E kjo e ka dëshpërua edhe ma shumë Giorgon, i cili e sheh fenë si të vetmin shpëtim për shoqërinë… Edhe zhvillimin Perëndimor Giorgo psh. përkundër shkencëtarëve gjermanë, nuk ia atribuon largimit të fesë nga shteti, por përkundrazi, “vendet e krishtera janë më të zhvilluara” thotë ai, “se e kanë fenë e mirë”… Flet kot me të, e ka nda mendjen… Ma shumë dëgjon një murgeshë fatkeqe se ty!

Prandaj nëse Giorgo pret që muslimanët shqiptarë me u ba katolikë, është si me pritë me ba gjeli vezë. Pushtet si Enveri, Giorgo nuk mundet me marrë, që me ba psh. shtet shqiptar katolik me dhunë, për këtë arsye, ai ka heqë dorë krejt prej Shqypnisë, vari leshtë – thotë, vend budallë, e nuk sheh ma shpresë në të, vetëm se jeton me dëshira të paplotësueme. Iluzionet fetare e dëshirat i duken atij ma të mira, e ma të bukura se realiteti… Zgjohu Giorgo, zgjohu. Nuk rrihet fëmijë gjithë jetën… Dikujt feja i jep motiv, energji për me jetua… Prandaj si duket, as Giorgo nuk heq dorë. Për vedi e ka…

Edhe një shkodran tjetër në Vjenë, katolik, u mor në fillim me fe si Giorgo, se feja u ka hy në gjak qysh se kanë qenë fëmijë dhe kanë kënaqësi të brendshme me u tutuloshë prej saj, siç tutuloshen orientalët nën tymin e nargjiles në shisha-bar. U duket mëkat me u distancua prej saj, se feja ua ka ba kurthin aq bukur, kurthin e paragjykimit qëkur ishin fëmijë, por ai u zhgënjye keq nga priftërinjtë e Vjenës, se ishin të gjithë homoseksualë… Duket se Zoti i kishte ndihmuar ata, për me ia futë njëri-tjetrit nga pas… E ky u ba aq keq, kur e pa këtë realitet, sa nuk mund e duroi ma, dhe thotë se nuk ka njerëz ma të këqinj se priftat, dyfytyrësi e madhe, nuk merrem ma me ta, vetëm se fenë e mbaj sa për me thanë…

Kurse Giorgos thuaj sa të duash, nuk i ban përshtypje kjo ana morale fare, as krimet e Mesjetës, njeh do murgesha aty te kisha e Vjenës, dhe i japin salla nganjëherë për aktivitete letrare, ose i lëshojnë ndonjë dhomë falas për miqtë te moteli i kishës, miq që ky i fton në Vjenë për aktivitetet e tij letraro-fetare, dhe duket se i japin edhe ndonjë lek për aktivitetet… por kuptohet, Sytari merr ma shumë nga feja e tij, merr miliona, ban pallate, se asht oriental, prandaj u ba musliman, kurse Giorgo merr vetëm thërrime, se asht oksidental… asht ma i pastër, ma i civilizuem…

Shqiptarët kanë ra në hall, qëkur i pushtoi turku… Pas ikjes së turkut, erdhi komunizmi. Giorgo rrin gjithë ditën tash 30 vjet duke sha komunizmin, neverhoxhën e njeriun e ri… se u ndaloi neurozat fetare dhe i persekutoi kundërshtarët e regjimit. E me se e zëvendësoi? Me islamin… E ka rregullua punën krejt… Edhe Europa thotë, demokracia presupozon garantimin e lirive fetare… Dakord i themi ne, vuuu…. mbushe vendin me xhamia turko-arabe, në vend të fabrikave të Enverit. Zgjidhje ideale… Tani Europa na thotë, ju qenkeni muslima, nuk ban me hy në BE… (?!) Kështu po del se për shqiptarët, dardha e paska gjithmonë bishtin prapa…

Nuk mund të shkëputen prej fesë këta njerëz, se kanë interesa dhe për këto arsye, që i përshkruan edhe astrofizikanti gjerman këtu:

Shkenca dhe religjioni