DOLI NUMRI NJËMBËDHJETË I REVISTËS MALËSIA

0
2319
Nikë Gashaj

Doli nga botimi numri 11 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia”, në Podgoricë, i cili sjellë 33 artikuj shkencorë, recensione, vështrime, përurime dhe nekrologji. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Italia, Suedia, Zvicëra, Rumunia dhe Mali i Zi.

Në rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezentuar 20 autorë: Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë ) ”Gjuhët paralele të letërsisë shqipe”; Prof. Univ. dr. Ardian Kyçyku ( Rektor i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve Gheorghe Cristea, Bukuresht ) ”Rrënjë të prozës ballkanike”; Prof. dr. Anton Nikë Berisha ( Universiteti i Kalabrisë) ” Gjon Bdek Buzuku – poeti ynë i parë – rreth katër psalmeve – poezive të Buzukut”; Prof. Emil LAFE (Tiranë) Prof. Remzi NESIMI (Shkup) “Shaban Demiraj – dijetar i shquar dhe me ndikim të gjerë për zhvillimin e gjuhësisë shqiptare”; Prof. dr. Fatbadha HOXHA(Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi) ”Eqrem Çabej mbi romantizmin – model i studimit krahasues”; Prof. Assoc. Rusana BEJLERI, Ass. Prof. Maya ALEXANDROVA (Universiteti i Sofjes) “Shpehja gjuhësore të përceptimeve të shqisës së të nuhaturit në gjuhën shqipe (në sfondin e gjuhëve të tjera të Ballkanit)”; Prof. dr. Valter MEMISHA(Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë) ”Ndihmesa e prof. Tomor Osmanit në faqet e revistës “Studime filologjike”; Prof. dr. Shefkije ISLAMAJ (Instituti Albanologjik, Prishtinë) “Veçori gjuhësore të ligjërimit artistik të Adem Demaçit”;

Prof. dr. Shpresa HOXHA (Fakulteti Ekonomik – Prishtinë) ”E shkruara dhe e folmja e sotme shqipe – një hap para apo një kthesë prapa?”; Prof. dr. Josif MITA(Universiteti i Kalabrisë) “Çështje të sintaksës moderne në veprën Gramatikë historike e gjuhës shqipe”; Prof. dr. Xhavit BEQIRI (Universiteti i Prishtinës) “Martin Camaj – leximet e Prishtinës”; Prof. as. dr. Muharrem JAKUPI (Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu) “Dy modele stilistike të romaneve të Kadaresë”; Prof. as. dr. Spiro GJONI (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë) ”Një jetë luftë dhe këngë”; Dr. Drita BRAHIMI (Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi) “ Motivi i jetës dhe vdekjes në kohë lufte – rasti i Andre Malrosë, Ernest Heminguejt dhe Petro Markos”; Mr. Riza BRAHOLLI (Elbasan)” Mbi disa veçanti të veprës poetike të Frederik Rreshpjes “; Ndue Ukaj (Prishtinë) “Korifeu i kulturës shqiptare”; Msc. Luljeta DUSHI (Shkodër) ”Mbreti i Tulës (tre variante të përkthimit)”; Msc. Liridona SINISHTAJ (Malësi – Tuz) “Kalimi nga toposi letrar në atë real në Vdekja e valëve të A.Gjuravçajt”.

Në rubrikën “histori” janë prezantuar 6 studime shkencore: Prof. dr. Zef Mirdita
(Instituti Kroat i Historisë – Zagreb) “Konstandini i Madh dhe kthesa hisorike e politikës së tij ndaj Krishterimit”;

Akademik prof. dr. August KOVAÇEC (Zagreb, Kroaci) “Rezultat i eksplorimeve mbi dyzetvjeçare në ndriçimin e enigmave dardane”; Prof. dr. sc. Tamara Tvrtkoviq (Universiteti i Zagrebit, Kroaci) “Vepër me karakter enciklopedik”; Prof. dr. Lush CULAJ (Instituti Albanologjik, Prishtinë) “Luigj Gurakuqi në Konferencën e Parisit (1919-1920)”; Prof. asoc. dr. Edmond MALAJ (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë) “Rreth marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve gjatë Mesjetës”;
Dr. Kastriot MARKU (Milano – Itali) “Krahina e Kurbinit si vendseli e dioqezave të Krujës, Arbnit dhe kryedioqezës së Durrësit”.

Në rubrikën “çështje shoqërore” është prezantuar, Msc. Zef Ahmeti ( Zvicër ) “Medacioni-aspekt historik i kulturës së ndërmjetësimit bashkëkohor “.

Në rubrikën ”recensione” janë prezantuar 4 vështrime për disa botime aktuale të autorëve nga
Shqipëria, Kosova, Suedia, të trajtuar nga Prof. dr. Francesko Altimari, Prof. dr. Lush Culaj, Mr. Anton Gojçaj, dhe Viron Kona.

Gjithashtu. Msc. Liridona Sinishtaj, prezentoi Shënimin e Ditës Botërore të Librit
”Libri, udhërrëfyes në jetë”( organizua, në Malësi – Tuz, më 23 prill 2016.)

Në rubrikën “nekrologji” kanë shkrua: Mehmet Latifi (Strugë) “U shua ylli i irilogjisë akademik Aleksander Stipçeviq”; Nikë Gashaj “Ndarja nga jeta e profesor Zef Mirditës – humbje e madhe për historiografinë shqiptare”.

Revista Malësia ka arritur të krijojë një fizionomi kulturore e shkencore të gjerë kombëtare shqiptare. Për këtë arsye redaksinë e revistës e përbëjnë një numër i njohur intelektualësh nga rajonet e e ndryshme, jo vetëm shqiptare, por dhe më gjerë, sikurse janë: Ruzhdi Ushaku, Gjovalin Shkurtaj, Shpresa Hoxha, Zeqirja Neziri, Matteo Mandala, Rusana Bejleri, Emil Lafe, Emine Bakalli, Simë Dobreci, Tomor Osmani, Shefkije Islamaj, Riza Rexha, Shaban Sinani dhe David Kalaj.

Revista Malësia i mbetet besnike konceptit të pëcaktuar, që në faqet e saj të promovojë çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Revista Malësia vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, duke pasur si qëllim pasurimin e kulturës e të shkencës me njohje të reja dhe nxitjen e shpirtit krijues të të gjithë atyre që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.

Revista Malësia ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dijetarët e kulturës shqiptare; për njohjet e tjera shkencore që kanë rëndësi dhe interes për afirmimin e kulturës dhe qenies kombëtare shqiptare.

Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj (email: malesia@t-com.me)