DO KISHIM QENË NJË KOMB MË I PËRPARUAR

0
102
Flamuri kombëtar i Alandro Kastriotit

Arben Çokaj

Sikur shqiptarët të donin atdhenë, më shumë se fenë,
Sikur nacionalistët shqiptarë të ishin për bashkim, e jo përçarës,
Sikur shqiptarët të donin më shumë veten, se tjerët,
Njëri turkun e islamin, tjetri Krishtin e taljanin.

Njëri principatën e Mirditës, pa ditur gjë për GDP,
Si e jetojnë njerëzit realitetin, më shumë si fantazi,
Njëri thotë jam nga jugu, e tjetri nga veriu,
dhe këmbëngulin kaq shumë në marri e ndasi,
Sa u bëhet fantazia destruktive apriori.

Sikur Kostandini i Madh, një dardan nga Nishi, me nënë greke, të mos e vendoste festimin e Krishlindjes me 25 dhjetor në vitin 336.

Sikur turku të mos na ndante në 4-5 vilajete me shumicë shqiptare,
të mos na islamizonte, të mos na mohonte gjuhë dhe etni,
Sikur patriotët kosovarë, që kaq shumë e urrejnë serbin,
të mos furnizohen prej tyre, por të punonin e prodhonin vetë,
apo të shikonin për një furnizues të tretë…

Se Frojdi thoshte që pavetëdija e drejton botën, si somnambulë,
Kështu po sillen edhe shqiptarët, pa tru, më shumë kokëtulë!