NISMA: SHTËPIA MUZE “YMER ELSHANI”

0
195
Ymer Elshani

Në masakrën në shkallë të gjenocidit në Paklek të Drenasit (1998), që e bënë forcat ushtaroko-policore të Serbisë, me skenarët shfarosës të substancës kombëtare e pësoi familja e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani.

Në tragjedinë e aktit të gjenocidit në Paklek të Drenasit i shpëtoi vdekjes vajza e vetme e shkrimtarit Teuta Y. Elshani, që sot jeton me fëmijët në Baltimore të Amerikës.

Vajza e shkrimtarit Ymer Elshani tash sa vjet e ka një brengë në shpirt, që në shenjë të kujtimit dhe të lavdisë për babain e vrarë e të korbanizuar nga forcat fashiste të Serbisë, Shtëpia e shkrimarit në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit të bëhet Muze i Historisë së Kosovës.

Për nismën Shtëpia Muze “Ymer Elshani” vajza e shkrimtarit iu drejtua institucioneve të shtetit të Kosovës, por sipas të dhënave ata erdhën e panë shtëpinë e shkrimtarit dhe e dhanë vlerësimin shkurt: “Nuk i plotëson kushtet për muze”(!).

Vajza e shkrimtarit Teuta Y. Elshani thotë për opinionin e gjerë të diasporës shqiptare në Amerikë dhe në Kosovë, se nismën si brengë e shpirtit ndaj babait të vrarë e të djegur barbarisht nga forcat serbe, do të bëj me forcat vetanake: Shtëpia Muze “Ymer Elshani”!

Me të dëgjuar për nismën e vajzës së shkrimtarit, shumë veprimtarë të diasporës shqiptare në Amerikë, nisen mesazhet se nuk do ta lëmë vetë Teuta Y. Elshani, do të bëhet Shtëpia Muze e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani.

Në ndërkohë u bë peticioni dhe regjistrimi bankar në Baltimore të Amerikës i fondit për të ndihmuar Shtëpia Muze “Ymer Elshani” me xhiro-llogorinë zyrtare në emër të vajzës së shkrimtarit.

Me këtë rast u zgjodh Këshilli Nismëtar për diasporën shqiptare në Amerikë: Teuta Y. Elshani, Skënder Karaçica, Violetë Presheva, Arben D. Krasniqi, Diana Leku, Driton Leku, Sab Gashi, Mahmut Skenderi dhe Nazim Alimi.

I bëjmë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe në Evropë që të përkrahin me ndihmën matriale nismën: Shtëpia Muze “Ymer Elshani” në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit.

Këshilli Nismëtar
Baltimore-SHBA


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com