RAMIZ, ÇAKORIN TA MORËN TE DERA E SHTËPISË: PSE NUK E MBROJTJE?!

2
561
Ramiz Kelmendi

Nga Binak MAXHARRAJ

Si ne lojrat e kolovajzave po i ndrron partitë, Ramiz Kelmendi, nuk ke lanë parti pa u anëtaresu pos ne ate te “Lista Srepska”. Ishe se pari në PDK, te qitën apo e leshuat nuk e di, ishe ne AAK edhe aty nuk munde me u rahatu, shkove në LDK aty lype copë te madhe por nuk ta dhanë. Ike nga aty sepse tashti ne LDK po frymon diçka e re, diçka rinore, aty ka doktora dhe akademikë, sa një Akademi shkencash, ike se e mate se me këta nuk mund t’ia dalësh deri ne fund. Këtu një gjë është e qartë kah do që ke shkuar nëpër parti veç çka te kanë mjelë, sepse asgjë nuk ke përfitua.

Së fundit, ia nise prej fillimit rrethit te sjelljes s’uaj vicioze. Nga LDK fluturove prapë te PDK, shkove vetë apo te mashtruan nuk e di, por si duket Kadri Veseli te mashtroi, te mashtruan me një copë Kryeministri në andërr, sepse ti hala s’e ke kuptu së epoka e PDK po perdundon ç’prej ardhjës së Kadri Veselit në krye te PDK. Heren e parë kur ike nga PDK leshoje helm e vrerë ne te, tashti kur përseri u këtheve po u thur oda, lavdi për te, po thur lavdi për partinë, e cila e ka marrë teposhtezën, bash sikur ato teposhtezat e Çakorrit tend, në te cilat e kalove djalerinë dhe u rrite me ajrin e fresket dhe me tambelbore, duke i shtuar mazë te deleve, te cilat mallonin dhe lazdroheshin rrepeve, luginave, liqeneve, sukave dhe çukave të Çakorrit.

A po e sheh, hyre në politikë, kalove nëpër te gjitha partitë, por një gjë më të madhën nuk e bëre: Ramiz nuk e mbrojte Çakorrin. Ta morën te dera e shtepisë, te dara e staneve. Pse, iu bashkove shefave te tu të partive, nëpër te cilat kalove Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Harajdinaj por edhe Isa Mustafës, për ta humbë përgjithëmonë Çakorrin, krenarinë dhe përkrenarën e Kosovës. Pse Ramiz e bërë këtë, pse nuk e mbrojtje Çakorrin burrerisht. Ty shumë mirë të kujtohen kenget kreshnike te Rugovaseve ata ne neja nepër Oda të burrave të Rugoves, se si ne te kaluarën rugovasit janë kapë dhe janë pre fyt për fyt me Mark Milanin dhe kurrë nuk e kanë dorezu Çakorrin, sepse Çakorri gjithëmonë ka qenë i Kosovës.

Mexhën midis Malit te Zi dhe Kosovës e ka vu malazezi Milovan Gjilasi, qe ne vitin 1945. Kjo vijë qe ateherë është delimituar dhe ka hyrë ne histori, ne shkolla, universiteti, ne hartat e ushtrisë se ish-jugosllavisë dhe ashtu është dashtë te jete. Por me ardhjen e shqiptarëve ne pushtet pas luftes e luajtën lojën e djallit më Çakorrin, por ti si birë rugove nuk i dole zot. Po edhe ajo shtepia e jote impozante, e paç me shendet, nuk duket aq krenare pa Çakorrin, sepse i ka ardhe gadi deri te huduti i shtepise tende kufiri me Malin e Zi.

Ramiz, ti unë dhe gjithëkush tjetër duhet ta kenë te qartë se, qe nga 6 tetori 2019, ne Kosovë po frynë një erë tjetër, liria e ka marrë një aromë më të mirë. Kësaj ere i fryu askush tjetër pas popullit, i cili deshti ndryshime të mëdha, ndryshime nga ata te cilët për shumë vite e shkaterruan këtë shtet, duke e vjedhë, plaçkitë nga te gjitha anet, ti u bere i pasur me biznesin tend me serbët, te admiroj, por këta u banë te pasur pa bisnes, u banë milionera vetem ne bazë të hajnisë.

Krahas këtyre ndryshimeve në skenën politike, po vijnë njërezit qe i zgjodhi populli me votën e vet. Populli ka besim ne udheheqësin e re. Ka besim ne Kurtin dhe Vjosën, qe po i përkrah e terë bota, sepse këta janë njerëz qe sjellin ndryshim, qe sjellin mireqenje për këtë popull, i cili nga vuajtjet po ikë nga atdheu i vet, si ne kohën e diktaturës. Këta dy njerez, Albini dhe Vjosa janë shpresa e këtij vendi, janë krenaria e kombit, janë njerez qe do te vejnë një rregull në këtë vend, i cili mungonte ne te gjitha këto vite të pasluftës.

Nuk është mirë te përzihesh në punët e tyre, do ta shohish se ka me qenë për popullin një Qeveri me e mirë dhe më efikase, se sa te gjitha te tjerat te mëparme. Një Qeveri qe nuk ia banë Serbisë lepe-peqe, siç vepruan disa deri me tani, por do te kërkojë përgjegjësi për te gjitha te bërat, qe ia bëri poipullit shqiptar te Kosovës, duke e pre, djegë deri gadi ne asgjësim.

Na njihme, vazhdimisht të kam respektuar dhe lavderuar për biznesin tend, të cilin e krijove me mund, por me punë te madhe dhe tashti je një storje suksesi në tere Kosovën. Deshiroj qe këtë sukses ta vazhdosh edhe me tutje, sepse e ardhmja e popujve është ne biznes te mirë, e jo me politikë, e cila nganjëherë i dalin edhe katër këmbë. Suksese… dhe dashamirësi.

2 KOMENTE

  1. Autori i shkrimit nuk po e njihka sa e si duhet Ramizin. Nga kjo, po mendon se z. Ramizi, bene pelegrinazh nga partia ne parti sikur nje Don Kishot. E Ramizi eshte teper i provuar e teper i sprovuar sa te beje nje bredhje te paqellimte. Ramizi, nga ky pelegrinazh-jo qe ka dale me pervoja te reja, por edhe me perfitime qe sy e mendje e thjeshte, nuk mund ti rrokin. Ujku i vjeter njeh bjeshken dhe ku e ka me rrezik. Po te mos ishte keshtu, nuk do ia dilte qe nga nje depo shites me shumice ne vitet e mehereshme, te mberrijten tek qarkullimi tregtare qindra milionesh. Eshte ky personi qe ngre nga hunda gjithe qe permenden ne shkrimin dhe ai te cilin e leshon pingul nga lartesia, e bie ne kembe pa lendime.

Komentet janë mbyllur.