Dimensionet e flamurit kombëtar dhe elitat politike regresive në Kosovë dhe në Shqipëri?!

0
3940

Nga Skënder MULLIQI

Simbolet kombëtare e identifikojnë shtetin. Flamuri është symbol të cilin shumica e shqiptarëve e kan pasur në shtëpi dhe në të gjitha institucionet shtetërore. Tek ne në Kosovë flamuri kombëtar ka domethënje të posaqme kur dihet së për shumë kohë ishte i ndaluar të përdorët në Jugosllavinë e Titos. Shqiptarët Ii avansuan disa të drejta elementare edhe pse të okupaur, kështu u lejua edhe përdoprimi i flamurit. Kosova pas luftës e ka edhe flamurin shtetëror multietnik. Kësaj radhe do ti shkruaj disa rreshta për flamurin kombëtar për të cilin lidhet historia jonë . Nuk matet patriotizmi vetëm duke e valvitur flamurin dhe nuk matet së ku më shumë e ku më pak e valvitim ate. Flamuri kombëtar merr dimension më të madh kur të gjithë punojmë mirë, kur e zhvillojmë shtetin, kur shumica punojnë, e jo kur shumica janë të pa pa punë. Flamuri dhe shqiponja dy krenare merr kuptim edhe më të madh, kur të gjithë problemet para vetit i përfundojmë ashtu si duhet, kur arsimi dhe shëndetësia janë në nivel, thënë përgjithësisht kur punohet ndershmerisht karshi shtetit dhe kombit. Sigurisht së edhe flamuri na duket më madhështor, ka kuptim shumë më shumë edhe përdorimi I tij ne manifestime e gjetiu. Kur punët ecin keq në shtetndërtim dhe mirëqenje si po ecin në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, flamuri shumë e humb shkelqimin e tij.

Këtë zvetnim të flamurit po e bëjnë kastat politike në pushtetet e Kosovës dhe në Shqipëri .Të rinjet po largohen. Aq më keq kur po largohen për mos tu kthyer kurrë. Edhe flamuri kombëtar për ta sigurisht së shumë e humb kuptimin, duke e konsideruar më shumë si një leckë ! Kjo është e dhëmbshme, kjo është e frikësuese për të ardhmen tonë. E dimë të gjithë së shumë më lehtë është ta valvisim flamurin, por është shumë më vështirë tia rujamë kuptimin e tij. Flamuri kombëtar po e përdorim kudo. Flamurin e madheron puna shtetërore e mirë, puna private e mirë, puna në tregti, ekonomia dhe dija. Sa më i pasur që është një vend, i cili ka ekonomi të zhvilluar, kur kemi shkolla dhe spitale të cilat simbolizojnë punën e mirë dhe të ndershme karshi popullit dhe shteteve ,aq më madhështor bëhët edhe përdorimi i flamurit. Kur kemi shtete në nivel edhe flamuri kombëtar është shumë më domethënës.

Gjithëqka merre kuptim dhe ka vlerë kur të arriturat janë të mëdha.Kur njerëzit janë të pa vullnetshem dhe depresiv, kur nuk shohin përspektivë, kur ata largohen nga vendlindjët , kur stagnojnë proceset zhvillimore dhe stagon demokracia, ai shtet apo shtete janë të pa vlera bashkë më flamurin. Nese dëshirojmë të kemi simbole kombëtare te fuqishme duhet ti forcojmë shtetet tona, ti bëjmë ato vende ku ka përspektivë për të jetuar. Kur shohim në ndonjë manifestim flamujtë e shtetëve perëndimore na duken shumë më ndryshe, na duken madheshtor nga fakti së këto shtete janë të fuqishme ekonomikisht, së të rinjet në këto shtete kan ardhmeri të ndritur.

Mos t’i përdorim simbolet kombëtare më qëllim që t’i mbulojmë dëshitimet tona, ti mbulojnë pa aftësitë e këtyre klasave politike në dy pushtetet e shteteve shqiptare. Kemi deficite politike për zhvillime politike pozitive më këta akter politikë të cilët po promovojnë mashtrime dhe po i mbrojnë vetëm interesat e tyre politike dhe materjale. Nuk po sjellin asgjë pozitive në konkurrencën ideologjike dhe nuk po i ofrojnë kushte demokracisë parlamentare. Nuk kan ide praktike dhe nuk e dëshirojë konkurrencën profesionale.E kan stopuar jetën parlamentare duke kufizuar të gjithë ata të cilët kan dije dhe kualitete.Kan instaluan partikracinë në vend të demokracisë. i kanë eleminuar intelekualet e mirëfilltë, duke inkuadruar njerëz lojal.

Partitë garuese për pushtet janë bërë agresive në fushatat zgjedhore të cilat edhe kan për synim ti mbulojnë edhe dobësitë kadrovike .Po shkojnë më formulën “më rëndësi është të premtohet së të realizohet’. Nuk ka dyshim së Kosova dhe Shqipëria kan nevojë për ndryshime demokratike dhe ndryshime të guximshme në mbarë sistemet, të cilat po punojnë më defekte të mëdha. E dimë së të gjitha proceset janë afatgjata, që nënkupton edhe pluralizem kritik, që nënkupton edhe inkuadrimin e elitës intelektuale të pavarur në të gjitha planet e jetës…