Gërvalla: Veliu ishte dinamiti i instaluar nga Mustafa në Qeverinë që s’pati fuqi ta pengonte

0
278
Donika Gërvalla - Schwarz

Gazeta Express

Rënia e Qeverisë Kurti është pasojë e rezistencës së përfaqësuesve të krimit ndaj ndryshimeve të nisura, konsideron Donika Gërvalla. Për këtë, ajo bën me gisht kah “Lidhja”, me të cilin emër thotë të ketë dëshirë të thirret “klani i PDK-së brenda LDK-së”, shkruan KOHA.

Gërvalla është një aktiviste e zëshme e LDK-së, që aktivitetin e ka zhvilluar në Gjermani. Ka qenë nënkryetare e LDK-së në këtë shtet në periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018. Ishte anëtare nderi e LDK-së që nga vitit 1991, nderi në shkurt të 2018-s. Në 2015-n asaj iu mohua mundësia të merrte pjesë në Kuvendin e partisë, i cili nuk pati lejuar as kundërkandidatë për kryetarin Isa Mustafa.

Në një intervistë të shkurtër dhënë “Kohës Ditore”, Gërvalla thotë se Agim Veliu ishte dinamiti që Mustafa kishte instaluar në një Qeveri, të cilën nuk pati fuqi ta pengonte.

Ajo konsideron se, pas zhvillimeve të fundit, LDK-ja e ka vënë veten në luftë për ekzistencë. Në këtë intervistë, ajo ka treguar se cila është formula e shpëtimit të kësaj partie.


Donika Gërvalla-Schwarz në profilin e aj në Facebook:

23.04.2020, Mashtrim!
Vjosa Osmani - fushatëE VETMJA kandidate legjitime për kryeministër nga LDK-ja deri në zgjedhjet e ardhshme është Dr. Vjosa Osmani. Vetëm ajo e ka marrë nga kjo parti besimin qytetar në zgjedhjet e kaluara. Askush tjetër! Të tjerët janë manipulim vote dhe rrënim besimi. Legjitimitetin për KM nuk e jep iza e Hashim Thaçit por vota e sovranit.

Organizoni zgjedhje të reja, kandidoni dikë tjetër dhe nëse i merr votat, le të bëhet kryeministër.

Deri atëherë ulni kokën dhe punoni që të mund të riktheni pak nga besimi që e keni humbur. Nuk latë koalicion joparimor pa bërë në dëm të qytetarëve dhe të LDK-së. Tash edhe me Coronën.

Demokracia pazar nuk është dhe as ne dele, që t’i hamë këto marrëzi.