Diaspora shqiptare në Amerikë nuk e harron atdheun, SHSHA numëron aktivitetet

0
464

Në ndërrim të motmoteve, koha dhe ngjarjet sikur marrin trajtën e shenjës se çfarë aktivitetesh kombëtare ka zhvilluar SHSHA në Çikago. Nëpër vite dhe tash e një shekull, diaspora shqiptare në Amerikë u bë një zë i fuqishëm karshi çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan. Sikundër dihet pjesa më e dhimbshme kombëtare për dy shekuj robërie dhe të orëve vrastare të regjimeve të Serbisë (1844-1999) ishte Kosova dhe shqiptarët.

Për shkak padrejtësive historike dhe të regjimit të dhunës nëpër vite të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, shqiptarët e pambrojtur ia mësyen rrugëve të mërgimit në Evrpopë dhe Amerikë e deri të Australia e Zelanda e Re. Për këtë kohë të zbrazjes së tokës shqiptare dhe të regjimit vrastar, SHSHA në Çikago në programin e vet kombëtar e kishte në plan të parë pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, konsolidimin me kodet e reja demokratike të shtetit ligjor me përmasën se si me jetua me lirinë dhe pavarësinë e brezave nëpër vite.

Në ndërrim të orës së motmoteve, SHSHA i bën një rezyme aktiviteteve kombëtare gjithnjë në krah të kombit dhe atdheut shqiptar. Me angazhimin e saj programor dhe të aktivitetit ka arritur që të thellojë bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikë-Izrael dhe shpalimet historike të kohës (1940-1945)që hedhin dritë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri nga asgjësimi Nazi-fashist, përmes dy filmave “Besa” dhe “Pagëzimi”, që janë shfaqur në praninë e miqëve tanë hebrejë e amerikanë në Çikago si dhe nisma që në Muzeun Holokaust në Skokie do të vëhet Pllaka e orëve historike shqiptaro-hebreje,kështu thuhet për aktivitetet e SHSHA-së në Çikago.

Në vargun e aktiviteteve të kësaj Shoqate kombëtare në Çiakgo ka nisë bashkëpunimi i institucioneve qeveritare të shtetit të Kosovës me Odën Ekonomike Amerikë-Izrael, ku kohë më parë për vizitë pune ishte zv.ministri për punë të jashtme Besnik Fahredin Hoti, i cili në emër të qeverisë së Kosovës ua ka dorëzuar ftesën këshilltarit të lartë të këtij institucioni amerikano-hebrejë në Çikago që një delegacion i botës së biznesit dhe të fushës së investimeve amerikane të vizitojnë Kosovën dhe nga afër të njihen me resurset e saj të pasura njerëzore, nentëtokësore të projekteve zhvillimore si dhe me infrastsrukturën ligjore që ka shteti i Kosovës për investimet e huaja, që me dashamirësi e ka pritur Daniel Shure si mik i respektuar i shqiptarëve në Ballkan.

Në aktivitetin shumëpalësh të SHSHA-së duhet theksuar se para do dite edhe Oda Ekonomike e Kosovës me kryetarin e saj Berat Rukiqi përmes shkëmbimit të letrave zyrtare me institucionin ekonomik të hebrenjve në Çikago kanë nisur bashkëpunimin dhe vitin e ardhshëm në një kohë të duhur një delegacion nga Prishtina do të vizitojë Çikagon.

Në numrimin e aktiviteve kombëtare të SHSHA-së një vend të veçantë zënë paraqitjet e saj publike përmes reagimeve dhe opinioneve karshi çështjes shqiptare në hapësirën etnike si dhe shtetndërtimi i Kosovës dhe propaganda antsihqiptare që vjen pa rreshtur nga regjimi i Serbisë, ku në këtë front politik e kombëtar kjo shoqatë shqiptaro-amerikane në Çikago ishte e zëshme karshi opinionit në BE si dhe në Kongres e Senat të shtetit amerikan në Washington, në bashkëpunim të ngushtë me LQSHA Joe DioGuardi në Nju Jork.

Për përmbylljen me suksese të angazhimeve programore të SHSHA-së në Çikago në fund të këtij Motmoti 2018, duhet përmendur bashkëpunim me Organizatën e Grave Shqiptaro-Amerikane (OGSHA)dhe udhëheqja e saj Lirie Mehmeti, Ria Ismajli dhe Arjana Jaupi kanë dhënë kontributin e tyre si pjesë e sukseve të përbashkëta kombëtare në porjektet e njohura (Atdheu dhe Diaspora Shqiptare në Amerikë) si bartëse me projekt bosht të SHSHA-së në Çikago.

Për fund po theksojmë se bartës të aktiviteve kombëtare në projektet e shoqatës shqiptaro-amerikane në Çikago janë veprimtarët e dalluar të saj Mahmut Skenderi, Destan Aliu dhe Nazim Alimi që tashmë janë bërë krah i fortë në këto vite për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan, me synimet e tyre kombëtare që ajo të zgjidhet me përkrahjen dhe diplomacinë e shtetit mik të përjetshëm të Amerikës.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com