Atdhe Geci – DITA E REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

0
519
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

Sot, me 30 tetor, 2020, mbushen 4 vjet nga shpallja e Republikës së Çamërisë në egzil.

Kjo festë po kremtohet në gjitha trojet shqiptare.

Pra, gëzuar Dita e Republikës së Çamërisë: Çamërisë, Shqipërisë, Kosovës dardane, Krahinës së Mollës së kuqe – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe Ulqinit, Tivarit e Kotorrit! Gëzuar të gjithë shqiptarëve dita e të dashurës sonë, Çamërisë!

Lindja e shtetit të Çamërisë është lindje që s’di të vdesë.

Në këtë katër vjetor të Republikës së Çamërisë kemi arsye të kremtojmë dhe të ngrejmë gotë, për Shqipërinë deri në Janinë e deri në Prevezë. E ardhmja do të jetë në të drejtën tonë. Shqiptarë, ne nuk harrojmë që Çamëria është Shqipëri, është Atdhe, flamur i flamurit të gjakut tonë.

Për Lëvizjen Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, Atdhe Geci. 30.10.2020


SHKRONJË ÇAMËRIE

Greqinë unë sot e dua armik, se
nesër çdo gjë mund të bëhet vonë!

– popullore çame

Jam shqiponja, shkronjë çamërie
kam prejardhje të pellazgo ilirisë
atdhe e kam tokën, qiellin e detin
jam simbol i fuqisë dhe hapësirës
Të gjithë shqiptarët mua më duan
në tëra trojet kah shtrihet Arbëria
shqiponja jam, vdekja e korbave
atdheun tuaj e kam gjak të zemrës.
Toka kudo e ka një dritë diellin
ipet s´ durojnë vuajtje e poshtërim
se kanë një krenari të papërkulur
si zë gjumi e as vdekja në shtrat
Çamëria vet kujdeset për betimet
stërgjyh Zeusi sytë i ka te shqipet
Ti, kam shkëlqimin tuaj në luftëra,
fluturimin e kam të shenjtë kudo
Në një vizitë qiejve të pakohshëm
pashë varfërinë e jetës gjithëandej
e pashë një botë me pak përjetësi
fluturimin tim quajeni të shenjtë
Shqipëria, kudo ka një dritë diellin.

Atdhe Geci – Dortmund, 2021