ME RASTIN E SHËN VALENTINIT

0
329
Faslli Halti

FASLLI HALITI

SAN VALENTINO

Shën Valentino:
Sot ka
Përqafime
Përkëdhelira
Gjinjsh
Lodra buzësh
Fërkime kofshësh
Përqafime zemrash
Secila zemër kërkon zemrën
Secila zemër gjen zemrën e vet
Njëra gjen një zemër të bukur
Një zemrë të mençur, inteligjente
Tjetra një zemër më të dashur, fine.
Dikush kërkonn gjysmë zemrën
E humbur
Dikush zemërzezën,
Zemërgurën,
Një tjetër zemrënpazemër
Dikush zemrën që s’rreh,
Zemërën që s’ndien
Që s’regëtin
Që ngryset
Si Irisi që nxit mërinë,
Që s’rreh për zemrëbutën,
Që regëtin e rreh për zemërzezën
Që nxin

Që rreh për urrejtjen, jo për dashurinë…

Nëntor 2016