ZËNJA E DIELLIT

0
272
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Dudumët i ka dënuar
edhe vetë Zoti
)

Dudumët, i ka dënuar edhe Zoti
Me minare. Xhadi, mes Shkupi.
Edhe. Pizi. Sot, nëpër Katunde
“Shkollë letrare”, në Stamboll.
Që, nuk falen shqip në xhami
Nuk dinë asesi të dalin në Liri.

Dudumët, i ka dënuar edhe Zoti
Që, nateditë i luten në xhami:
E, nuk dinë, asesi të dalin në Liri…

(Zënja e Diellit)

Edhe, nuk e di si jetoj në bërllok
Ia dhash votën: Kryetar komune.
Bërlloku – bërllok. Nuk ka Dalje
Nga Shteti, e ka mbyllur veten.

Parqet. Ҫerdhet e fëmijëve. Pemët
I shëndrroi në ndërtesa biznesi.
Edhe, në “Serovë”: Uzurpoi Diellin.
Ndërtoi pallate pa plan ndërtimi
Parking. Ndërtesa mbi njëra – tjetrën.
Parqet. Dhe, gjelbërimin i shndërroi
Biznese partiake. Klanore. Familjare.

Unë, nuk kam jetë mes këtij bërlloku
Uzurpimi parqeve. Zënjen e Diellit…

(Larja me raki rrushi)

Edhe, ju nuk dini të laheni
Me raki rrushi. “Hallall”.
Natën ta kaloni me akull:
Bythekrye, t’i përmbysni
Ditën e Nesërme Ibrikët.

Edhe, ju nuk dini ta pini
Ditën e Nesërme “hallall”…

(Hajdutët e “Hallallit”)

Pas Luftës 2001 –shit, Bashkia
Në të cilën jetoja në gjelbërim:
Park plot pemë. Dhe, pëllumba
Pallate me oborre. Hapësirë. Jetë.
I preu, dogji drunjtë. Ikën zogjtë
Pëllumbat. Erdhën sorrat e zeza.

Ferrat, nën dritare. Dhe, “Hallalli”
Uzurpimi i parqeve para pallateve
Mes dite, lindnin godina biznesi.
Hiç pa plane ndërtimi urbanistik
Këpurdha. U turra pas “Haramit”.

Ika. U shpërngula nga “Harami”
Përçudi, edhe këtu gjeta “Hallall?!
“Hallall”, Shkupi. Ana shqiptare
Vardari e ndante me kufi politik.
Askund, nuk gjeta birrë “Hallall”
Vetëm “Haram”: Cocacola. Bozë.
Limonadë. Shfeps. Dhe, Fanta
Tollumbat, qengjin e hanin hajdytët.

“Hallall”, duket kisha vetë në shtëpi
Edhe, kur vinin miqtë e mi poetë:
Birra. Raki rrushi. Meze, mbi Tavolinë
Hanim e pinim në oborr. Nën hije:
Pasmesnate, i harronim mbi Tryezë.

Përçudi! “Hallallin”, ditën e Nesërme
Askushi, nuk e kishte vjedhur natën:
Hajdutët, në lagje vidhnin “Haramin”…

(Unë kthehem Sot
te Pragu i Derës
)

Shtegëtova fushave. Dhe, maleve
Edhe, livadheve. Rrëzë Ҫukës.
I eca këmbë katër stinët e vitit:
Pranverë. Verë. Vjeshtë. Dimër.

Imzot, a ka edhe një stinë viti
Kalosh Ҫeliku. Rrugaçi, Sot:
Kryemëshehtas, dal në Dimër…

(Armiku)

Po. Mund të thoni, se: Unë kam pi
Raki rrushi. Dy shtama me verë:
Edhe, një Mike besnike në Mal
Apo, mes fushe: Mullari. Livadh.

Po, mos më thuani, se: Poezitë
E mia kryengritëse. Rebelet:
Sot, kanë pi raki rrushi. Verë.

E dini pse: Shkaku, se ju dudumë
Jeni të dehur me çaj rusi “hallall”…

(E përcolla Dimrin e Madh)

E përcolla Dimrin e Madh
Poezi Shkupi. Serenada Parisi:
Shi. Breshër. Dhe, borë. Stuhi
Serenada korçare. Chansons
Françeze Parisi kulturor, Art:
Edhe, Koronavirusin “armik”.
Pres, Pranverën. Dhe, Diellin.

E përcjell, Sot: Dimrin e Madh
Me poazi, Serenada. Chansons.

Dhe, e pres Pranverën. Diellin…

(Bashkimi i popullit shqiptar)

Unë Poeti, popullin shqiptar
Nuk e kam bashkuar me çifteli:
Politikë. Tallava. Dhe, Valle.
As, me luftë. Dhe, dëshmorë
Po, me Penë. Rrugë ende e gjatë.

Sot, dalin “trima”. Politikanë
Që, popullin shqiptar e bashkojnë:
Me politikë. Karrieristë fushe
Që, turren me të katra, pas posteve
Politike. Kabineteve. Pasurisë.

Jo, o burra e gra mejdani partiak
Populli shqiptar, nuk bashkohet:
Me poste politike. Po, me Penë…

(Partitë politike edhe më të
Rrezikshme se Covid-19
)

Amsni! Nesër, mos thuani për Mua
Se: Ndërroi jetë nga Koronavirusi:
Aspak, nuk është e vërtetë. Rrenë.

Nëse, kam ikur nga kjo botë
Kam ikur nga Partitë politike:
Më të rrezikshme se Koronavirusi…

(Asgjë nuk di për Ditën e Djeshme)

Sot, asgjë nuk di për Ditën
E Djeshme. A, qe me shi. Diell.
Apo, me raki rrushi. Verë
Mike, që më ringjalli nën Rrap.

Asgjë, nuk di për Ditën
E Nesërme. Mesiguri, Nesër:
Do, di për Ditën e Pasnesërme…

(Sot me siguri në dorë
Më ka marrë Xhadia
)

Po. Nuk e di çfarë dite jemi
Jave. Muaj. Viti. Apo, shekulli
Cili sistem komunist. Apo, policor?!
Përderisa, rrugëve Shkupit i çmendur
E kërkoj Ditën. Edhe, Natën e Madhe.

Po. Vërtetë, nuk e di. Është, Ditë
Apo, Natë: Me Zogkeqin, mbi Ҫati…

(Përderisa shi i madh
bie mbi Qershi
)

Përdrisa, shi i madh bie mbi Qershi
Unë, rrokem fytas me Natën:
Zogkeqin. Që, më këndon mbi Ҫati
Edhe, i shkrep vargjet në poezi.

Babai, Zogkeqin e përzente me pushkë
Unë Sot, në vend pushkës: shkrep poezi…

(Vdekja Ime e “Armikut”
nuk është fitore
)

Vdekja Ime e “Armikut”
Jo, nuk është fitore.
Është, humbje. Robëri
Dhe, burg i poezisë.

Jo, vdekja ime e “Armikut”
Nuk është Fitore. Liri.
Prandaj, i sulem me poezi…

(Zjarr i fjetur si Poet
Sot zgjohen në Mua
)

Zjarr i fjetur. Ndezur me flakë
Në oxhakun e Babait. Katund.
Nanës, ia ziente groshën ditën
Dhe, ne e hanim darkë. Natën.

Zjarri i ndezur i Stërgjyshit
Flakë. Xixa. Sot, ndizet:
Edhe, mëme zjarr. Flakë…

(Babai ende Sot me
Pushkë në dorë
)

E shoh në Shkup. Urën e Gurit
Me “nagënt” në brez. Pushkë.
Sesi, turret pas meje rrugaçit
Interesohet, nxjerrë në dritë:
Mos më përzënë nga shkolla.

E shoh në Shkup. Nën Rrap
Edhe, ëndërr. Pushkën, sesi:
Fishekë. I ka varë në një degë
Shpëtojë nga qentë në rrugë…

(Poeti me Dy Nana
dhe Dy baba
)

Poeti me Dy Nana
Dhe, Dy Baba. Sot:
Nuk ka as Nanë
As Babë në Shtëpi.

Magjithatë, është Poet
Me Dy Nana. Dhe, Dy
Baba, në Shtëpi…

Shkup, 11 mars 2021